Gjykata e Tiranës i ka hapur rrugën ekstradimit të ish-ushtarit të UÇK, Dritan Goxhajt. Ky i fundit u arrestua në Tiranë me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.
Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Lajmi kryesor:
Dritan Goxhaj do të ekstradohet në Hagë! Gjykata e Tiranës hap rrugën! Protestë në mbështetje të ish-ushtarit të UÇK
SI.E./ReportTv.al