Reagimi i parë lidhur me një prej arrestimeve më të bujshme të SPAK, atë të ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka ka ardhur nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Diplomatja amerikane thotë se kjo është një tregues se askush nuk është mbi ligjin.
"Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraposh, por nuk mund t'i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete", tha Kim.
Postimi i ambasadores Yuri Kim, në anglisht
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Lefter Kokës/ Kim: Askush s'është mbi ligjin! Mund të vraposh, por nuk mund të fshihesh! Basha: S'është 'peshku i madh'! Kryemadhi: Ka akoma të tjerë majtas e djathtas
B.K./ReportTv.al