Banorët në Bulqizë janë shprehur se nuk i ka ardhur mirë kur kanë dëgjuar për arrestimin e kryetarit të bashkisë Lefter Alla që akuzohet për abuzim me tenderin e ujësjellësit. Pjesa më e madhe thanë se ka bërë punë të mirë dhe s'ka nevojë të korruptohet ndërsa një tjetër u shpreh se duhet t'i nënshtrohet drejtësisë pasi është parti në pushtet dhe s'mund të merret parasysh që e akuzojnë pa të drejtë.
“Ka punuar, ka bërë punë. Nuk na ka ardhur mirë kur e kemi dëgjuar. Unë për vete them se bënte punë, më shumë nuk e di”
“Ishte njeri i mirë. Ka bërë punë për qytetin, ka shtruar rrugë.
“Unë e komentoj arrestimin e tij se s’di më shumë. E di që ka bërë shumë punë për Bulqizën. Më shumë nuk di cfarë të them. Nuk ma ha mendja se ia ka nevojën korruptimit se ka punuar gjithmonë.
“Njeri nuk dua të shoh në burg, por kryetarit të Bashkisë nuk i bëhet padrejtësi. Dua që të zbatohet ligji. Ai ka qenë i përfolur dhe për drogë. Duhet t’i nënshtrohet drejtësisë. Është krahu i djathtë i Ramës. Nuk i bëhet padrejtësi se është parti në pushtet”, thanë banorët.
Lajmi kryesor:
Në pranga kryebashkiaku i Bulqizës, i dha kompanisë së të afërmit të tij ndërtimin e ujësjellësit 3 mln euro! Arrestohen edhe 12 të tjerë, mes tyre nënkryetarja e Bashkisë
//ReportTv.al