Në pranga kryebashkiaku i Bulqizës, i dha kompanisë së të afërmit të tij ndërtimin e ujësjellësit 3 mln euro! Arrestohen edhe 12 të tjerë, mes tyre nënkryetarja e Bashkisë

16 Mars 2023, 09:18| Përditesimi: 18 Mars 2023, 14:06

  • Share

BULQIZË- Kreybashkiaku i PS-së në Bluqizë, Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të Bashkisë, kanë rënë në pranga për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. 

Arrestimet janë bërë me urdhër të SPAK, ndërsa që prej mbrëmjes së kaluar dhe sot në mëngjes janë ushtruar kontrolle nga oficerët e BKH-së. Objekt i kontrolleve ka qenë edhe shtëpia e vëllait të Lefter Allës, si edhe dhjetëra banesa të tjera. Dy prej të arrestuarve janë lënë në arrest shtëpiak, ndërsa kryebashkiaku Lefter Alla ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm. Sipas SPAK, bëhet fjalë për një tender rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës.

Nga hetimet ka dyshime të forta se kryebashkiaku Alla, në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë Lleshi, si edhe punonjësit e tjerë kanë favorizuar dy kompanitë ‘BOE Egland shpk’, dhe ‘BE-IS shpk’, gjatë procedurës së prokurorimit publik. Ky favorizim i këtyre dy kompanive është bërë me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Koneshës.

Kryebashkiaku Alla në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar dy firmat ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’ që morën pjesë në tender. Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

Ndaj kryebashkiakut Alla dhe nënkryetares Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

Një ditë më parë, Report Tv solli edhe pamje nga aksioni i policisë dhe BKH-së në Bulqizë gjatë kontrollove në shtëpinë e vëllait të Lefter Allës. Nuk dihet se pse BKH ka kryer kontrolle në banesën e vëllait të Lefter Allës. Kjo nuk është hera e parë që Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë PD e akuzoi për konsum kokainë në një lokal, ku shfaqi edhe një video si provë. Por vetë Alla hodhi poshtë akuzat dhe tha se ajo është montazh. Ndërkohë nga përgjigjet e analizave të kryera pranë laboratorit të policisë shkencore rezultoi se nuk ishte konsumues i lëndëve narkotike.

Të arrestuarit dhe akuzat 

Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”

Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg) akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dhe “Shpërdorimi i detyrës”,

Rubin Kola,Inxhinier urbanistike, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Erion Isaku, Drejtor i Urbanistikës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Leonard Daci, Sekretar i Përgjithshëm (i arrestuar, ende pa masë sigurie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Arsen Gjoka,Drejtor i NJVKSH Bulqizë, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Kujtim Zogu, Drejtor i Mbrojtjes Civile,(arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Denis Xholi, Ish Drejtor Juridik, (arrest me burg), “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Rasim Daci, administrator i ‘BOE Egland shpk’, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Dalo Gazidedja, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Aqif Konesha, administrator i ‘OE 2AF Albania shpk’ , (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Kastriot Ibrahimaj, administrator i 'BE-IS shpk’, (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Ana Nishku (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Ora 12:51
Arrestimi i Lefter Allës, banorët në Bulqizë: S’na erdhi mirë! Bënte punë të mirë, s'kishte nevojë të korruptohet! Nuk po i bëhet padrejtësi se është krahu i djathtë i Ramës

 

Banorët në Bulqizë janë shprehur se nuk i ka ardhur mirë kur kanë dëgjuar për arrestimin e kryetarit të bashkisë Lefter Alla që akuzohet për abuzim me tenderin e ujësjellësit. Pjesa më e madhe thanë se ka bërë punë të mirë dhe s'ka nevojë të korruptohet ndërsa një tjetër u shpreh se duhet t'i nënshtrohet drejtësisë pasi është parti në pushtet dhe s'mund të merret parasysh që e akuzojnë pa të drejtë. 

“Ka punuar, ka bërë punë. Nuk na ka ardhur mirë kur e kemi dëgjuar. Unë për vete them se bënte punë, më shumë nuk e di”

“Ishte njeri i mirë. Ka bërë punë për qytetin, ka shtruar rrugë.

“Unë e komentoj arrestimin e tij se s’di më shumë. E di që ka bërë shumë punë për Bulqizën. Më shumë nuk di cfarë të them. Nuk ma ha mendja se ia ka nevojën korruptimit se ka punuar gjithmonë.

“Njeri nuk dua të shoh në burg, por kryetarit të Bashkisë nuk i bëhet padrejtësi. Dua që të zbatohet ligji. Ai ka qenë i përfolur dhe për drogë. Duhet t’i nënshtrohet drejtësisë. Është krahu i djathtë i Ramës. Nuk i bëhet padrejtësi se është parti në pushtet”, thanë banorët.

Ora 12:26
Del FOTO, kush është nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës që bashkëpunoi me Lefter Allën për abuzimin me tenderin e Ujësjellësit

1678966051_page.jpg

Nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Enkeleda Lleshi u arrestua si bashkëpunëtore e Lefter Allës që favorizoi një kompani për tenderin e Ujësjellësit. 

Ora 10:20
Abuzimi me tenderin në Bulqizë, del emri, ja kush është i afërmi i Lefter Allës që mori 3 mln euro për punimet e ujësjellësit

Aqif Konesha është i afërmi i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës që kanë rënë në pranga për abuzimin me tenderin e ujësjellësit. Lefter Alla ka favorizuar të afërmin e tij Konesha për të bërë punimet e ujësjellësit. Vlera e tenderit ishte rreth 3 mln euro.

Ora 10:03
Abuzimi me tenderin e Ujësjellësit, dalin emrat, ja kush janë zyrtarët e arrestuar

1678957128_finalprojekt.00031916.Still019.jpg

Report Tv ka siguruar emrat e të arrestuarve me urdhër të SPAK pasi abuzuan me një tender 322 mln lekë.

  • Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës
  • Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë
  • Rubin Kola,
  • Erion Isaku,
  • Leonard Daci,
  • Arseb Gjoka,
  • Kujtim Zogu,
  • Denis Xholi,
  • Rasim Daci,
  • Dalo Gazidedja,
  • Aqif Konesha, miku i Lefter Allës që favorizuan duke i dhënë tenderin e ujësjellësit
  • Kastriot Ibrahimaj (arrest shtëpie)
  • Ana Nishku (arrest shtëpie)
Ora 10:02
Në pranga edhe nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, bashkëpunoi me Lefter Allën për t'i dhënë tenderin miqve të tij

 

Mes 10 personave të vënë në pranga për abuzim me tenderat e Bashkisë së Bulqizës, në pranga ka rënë edhe nënkryetarja Enkeleda Lleshi. Ajo bashkë me specialistë të prokurimeve kanë bërë të mundur që tenderin e Ujësdjellësit ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit

Por nga hetimet ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Ora 09:53
VIDEO/Arrestimi i kryebashkiakut Alla, BKH sekuestron disa dosje dhe kompjuter nga Bashkia e Bulqizës

 

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë të Bulqizës, Lefter Alla, BKH ka sekuestruar disa dosje dhe kompjuter nga Bashkia e Bulqizës.

Ora 09:47
Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, reagon SPAK: Abuzim 322 mln lekë me tenderin e Ujësjellësit, në pranga edhe 10 të tjerë, 6 prej tyre zyrtarë

1678955366_finalprojekt.00021721.Still022.jpg

SPAK ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës. SPAK thotë se Alla dhe 10 personat e tjerë që kanë rënë në pranga kanë abuzuar me një tender të ujësjellësit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 9  të vitit 2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”, parashikuar nga nenet paragrafi i dytë,  248, 186/2,3 , 190/1 të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim L. A., E. Ll., R. K., A. G., K. Z., D. Xh., L. D. dhe E. I., në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal, shtetasit L. A. dhe E. Ll. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detye” parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, shtetasit R. D., A. K., A. N., D. G. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal, ndërsa shtetasi K. I. ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i K.Penal .

Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit  të Bashkisë.

Kjo procedure prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë.  Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L. A.).

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

A., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ll., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

K., si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

I., si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

D., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.

Gj., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

Z., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

Xh., si person i dyshuar për kryerjen e veprës“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

D., si person i dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni  186/2,3  i Kodit Penal.

G., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3  të Kodit Penal.

K, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për shtetasit:

K. I., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i formularve”,parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

A. N., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3  të Kodit Penal.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 16.03.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.21 datë 14.03.2023.

Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.124 dt 15.03.2023 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • omari: 17/03/2023 01:25

    ASGJE NUK KA BERE KRYEBASHKIAKU JUAJ,,,THJESHT I KA DHENE TENDERIN PER NJE PUNE NJE MIKU TE TIJ,,,,S'KA ASGJE TE KEQE KETU,,,,,PUNA ESHTE BERE.....MERRUNI ME KRIMINELET DHE TRAFIKANTET E DROGES .....QE PO HELMOJNE RININE NEPER SHKOLLA,,,ATYRE HIDHJUANI TRUTE NE TOKE.....

    Përgjigju
    • O bo bo bo.: 17/03/2023 10:20

      @Omari. Nuk po flasèm pèr punimet nè banjon e zotèrisè, qè mund tia japè ti bèjè kujt tè dojè. Janè taksat e shqiptarève ato dhe kanè RREGULLA se si pèrdoren. Kuptoni ca shqip more bashkèfshatarè, edhe pse i mbani dritat e gjata ndezur.

  • Arben: 16/03/2023 13:26

    Pse nuk arrestohen politikane nga grupi i Berishes? Ata kane bere gjithe te zezat per dekada me rradhe. Prandaj me keto arrestime do ti rritet mbeshtetja partise Socialiste si pasoje e rritjes se urrejtjes per Berishen qe beri gjithe ato zullume dhe po i shpeton drejtesise!

    Përgjigju
  • goni: 16/03/2023 12:23

    derra ne lluce ....

    Përgjigju
  • Gjergj: 16/03/2023 11:48

    Nuk çudit asnjè shqiptar apo shqiptare mè, pèrveç kryeministrit, qè ÇDO KRYETAR BASHKIE, ÇDO MINISTÈR, ÇDO DREJTUES I ADMINISTRATÈS APO DERI EDHE SPITALESH,,,,do kishin probleme me ligjin, njèlloj si "bajrakrari" i Bulqizès. Pse vallè? Pse ne shqiptarèt? Èshtè e thjeshtè. Kultura e mospèrgjegjèsisè totale u instalua nè Shqipèri, me ndèrrimin e sistemeve, nga ai komunist nè njè diçka hibride midis anarkisè dhe tallavasè orientale. Duhet kuptuar nè thelb se asnjè qeveri shqiptare nè 35 vjetèt e fundit, nuk ka pasur si qèllim luftimin e kètij fenomeni, pèrkundrazi. VIDH, VIDH, VIDH dhe largohu nga zyra,,,,jo se i vinte keq o jo,,,por sepse ai tjetri trokiste nè derè dhe thoshte,,,tani e kam radhèn unè. Njèra palè hajdute quhej PS, tjetra palè PD. Shqiptarèt, luanin demokeaci pastaj dhe "zgjidhnin" njèrin apo tjetrin hajdut. Sot,,,bota perèndimore po na ndihmon tè krijojmè kornizèn ligjore pèr tu kthyer nè civilizim. Shihni se sa tè vèshtirè ua bèjmè sepse askush nuk do tè ndryshojè statusquonè. Kryeministri,,ky fjalèshumi qè rreh gjoksin pèr luftètarin e korrupsionit nr 1 , i ka tè gjithè bashkèpunètorèt e tij tè ngushtè,,,shkurt e shqip, KRIMINELÈ. A e dinte zotèria se kush ishte Atben Ahmetaj, para se tia varte mèlçitè e shqiptarève nè qafè? Po, natyrisht qè e dinte. Qysh prej vitit 2003. Hajdutè tè tè gjitha krahinave bashkohuni,,,,SPAK ka ca punè me juve dhe mallin qè kini vjedhur !!!

    Përgjigju
  • Genc Brokaj: 16/03/2023 09:56

    Me duket se po fryn era edhe per abuzimet e Ujsjellsit te Vlores qe e kane lene kete rrugen e Centrales pa shtruar pas kanalizimit se leket i vodhen

    Përgjigju
  • Aktivisti: 16/03/2023 09:36

    Jan turrur qent e ripjerdhjes kush te shqyej me shum.nuk paska pasur fare me te keqe.Zot na rruaj nga kta perbindsha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?