Arrestimi i Lefter Kokës për ryshfetin 3.7 mln €, Rama: S'më bën përshtypje, inceneratori është aty! Kjo është Reforma në Drejtësi, PS s'i bëhet mburojë

15 Dhjetor 2021, 16:26| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 19:26

  • Share

TIRANË- Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka, për kryeministrin Edi Rama nuk i bën përshtypje, kjo sepse për të, investimi për inceneratorin e Elbasanit është aty për qytetarët dhe së dyti sepse ky është një tregues i qartë që Reforma në Drejtësi funksionon. Ky është reagimi i parë i shefit të qeverisë për një nga arrestimet më të bujshme të SPAK të ditëve të fundit dhe këtë ka zgjedhur që ta bëjë duke iu përgjigjur një komentuesi në Facebook. 

Qytetari i referohet akuzave të forta që bëri sot Lulzim Basha për atë që quan afera e inceneratorëve, ku ishte i përfshirë Lefter Koka, por Rama thotë se kjo nuk është përgjegjësi individuale, jo politike e as kolektive. Ai përsërit deklaratën se PS-ja nuk do t'i bëhet mburojë jo vetëm Leftër Kokës, por askujt që përballet me drejtësinë.

"Syrja Islami halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja thotë populli. Por që t'i përgjigjem thelbit të komentit tënd, edhe impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve, që i kanë hapur rrugën e shpëtimit afatgjatë nga ndotja e rëndë e plehrave zonës së Elbasanit, Tiranës e Fierit gjithashtu, edhe Reforma në Drejtësi po se po, janë vepra të shumicës sonë qeverisë për të cilat unë jam e do të jem gjithnjë krenar, kështu që euforia baltosëse e atyre që bëjnë politike me akuza e me moton shpif e shpif se diçka do mbetet, për arsye të ndalimit dje nga SPAKU të ish-ministrit të mjedisit, nuk më bën asnjë përshtypje, sepse nga njëra anë investimi në Elbasan është aty, në sytë e të gjithëve e në bazë të kontratës tanimë ai është pronë publike e bashkisë së Elbasanit që do të shërbejë për të vazhduar mbrojtjen e zonës nga ndotja, ndërsa nga ana tjetër çështja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtësinë, nuk është as çështje politike, as çështje partiake, as çështje kolektive, po çështje individuale. Ne nuk e kemi udhëhequr dhe nuk e mbështesim pa kushte Reformën në Drejtësi, si palë politike po si forcë udhëheqëse politike e morale e shqiptareve pa dallim, kështu që për mua e për Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e ditës së pare në detyrë: Cilidoqoftë, pa dallim partie duhet të përballet vetë me drejtësinë! Dhe cilindoqoftë nder ne, që merret si i pandehur nga organet e pavarura të drejtësisë, duhet të ballafaqohet me drejtësinë bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt prej nesh dhe deri në vendimin përfundimtar gjyqësor, askush nder ne që ka punë me drejtësinë nuk mund të jetë pjese e familjes sonë politike. Kaq", shkruan Rama. 

SPAK prangosi dje ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.  SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

Komentet e kryeministrit Edi Rama me qytetarin

Ora 19:19
Rama e quan përgjegjësi individuale arrestimin e Kokës, Kryemadhi: S'mund të jetë vepër e një individi! S'ka VKM që miraton miliona euro pa 'OK' tënd

1615391649_kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me statusin e Ramës i cili foli pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. Kryemadhi shprehet se ajo që thotë Rama se përgjegjësia e Kokës në aferën e inceneratorëve është individuale, s’mund të jetë vepër e një individi. Ndër të tjera ajo thekson se faktet e pakundërshtueshme i kemi dorëzuar në SPAK.

“Më në fund pas 24 orësh, i erdhi zëri Ramës dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve. Mega Afera korruptive e inceneratorëve, nuk mund të jetë vepra e një individi apo institucioni të vetëm, por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar, e realizuar në bashkëpunim mes drejtuesve të shumë institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe lokale. Vlerësimi, kontrata dhe kthim përgjigje i 10 Ministrive brenda ditës, apo miratimi i VKM korruptive për miratim kontrate për një ditë, nuk ndodh as në shtetin më demokratik dhe funksional perëndimor, e jo më në shtetin e 2-të në botë për perceptimin më të lartë të korrupsionit.

Nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa OK e Ramës.

Inkurajoj institucionet të zbardhin përgjegjësitë e plota të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit. Faktet e pakundërshtueshme i kemi dorëzuar në SPAK, mjafton ti lexosh dhe kupton qartë lojën, aktorët dhe rrjedhën logjike të gjithë aferës. Kjo është sprova më e madhe për drejtësisë e re, e cila ka mundësinë të luftojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës të kupolës së Lartë Qeveritare.

Qytetarët vijojnë paguajnë nga taksat e tyre për korrupsionin Rilindas, ndaj pyetja e vetme është kush do të mbajë përgjegjësi për 430 milionë euro të firmosura nga duart e gjata të Ramës?

PS: To be continued...”-shkruan Kryemadhi.

Dokumenti i publikuar nga Kryemadhi

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/12/2021 04:20

    Z.Rama me mire te kishe thene /No Comment/,se sa leshon deklarata te tilla pa etike per postin qe ke.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 15/12/2021 22:27

    Ore a jeni ne terezi ju??? 3.5 milion euro Teri i ka 1 pal pushime, ju thoni vjedhja me e madhe. Teri esht cun Spitalle o robo, cun lagje me Klod Saliun e Lul Berishen, ky me vellain e vet futen sherrin qe u nda banda. Cuni Terit kontrollon portin e Durrsit ku luhen tonelata miell te bardh, vllai Terit heq rob qafe per qejf. Kokt e Duket jan krushq e komandojne Durrsin, ky palla gjat thot sme bejne pershtypje. Durresi eshte Palermo i viteve ‘70 dhe cdo gje behet me miratimin e ktij te gjatit se ky per pushtet shet dhe plaken e vet.

    Përgjigju
    • Currila: 16/12/2021 05:11

      Po ca Teri thua ti. Kontrollon portin thote. Ku ka bythe ai per keto gjona. Askush nuk del para don Lazes mo cuno. Te gjithe i puthin doren atij,perfshire kete deputetin me te ri te Durrcit-Ramen.

  • Ariu: 15/12/2021 18:48

    Ki mendjen se do të japi ndonjë ngjalë dhe ty ky koka..

    Përgjigju
  • Paul: 15/12/2021 18:47

    Njesoj je dhe ti o rama si saliu.dhe meta..

    Përgjigju
  • Dori: 15/12/2021 18:27

    EDHE TI RAMA JE BASHKE ME KOKEN....KE MBUSHUR XHEPAT DHE TI..SIC THOTE NGJELA .NUK BEHET KORRUPSIONI N.Q.S.NUK DO KRYEMINISTRI....SPAKU TA ARRESTOJE DHE RAMEN.METEN.BASHEN.KRYEMADHIN..SALIUN ME GJITHE MINISTRAT E TYRE....

    Përgjigju
  • Timi: 15/12/2021 18:12

    E ka muzike te vjeter kete ky miku. Jashte shtetit nuk do e zinte darka ne karrige me nje skandal te ketyre permasave. Pese veta perlajne miliona euro nga veriu ne ju, te taksave tona dhe ky pa pike turpi thote eshte pergjigjesi individuale. Nuk ngelet gje per investime ne arsim e ujesjellsa etj se i perlajne keta horrat

    Përgjigju
  • Beni: 15/12/2021 18:02

    Uau. Mire qe vjedhin e vjedhin haptazi: pasurine dhe pronen publike, zgjedhjet, median dhe drejtesine; por te shprehurit ne menyre kaq cinike "nuk me ben pershtypje"??? Nuk te ben pershtypje fakti qe nje individ,biznesmen, antar i mafies se Durrsit, shoku yt, pjestar i PS e me pas LSI e me pas prape PS, qe te solli ne pushtet me pazarin kriminal qe bete me Meten, qe u mbajti ne pushtet dhe ne menyre kriminale u dha Durresin per tu bere gati ne pastrimin me te madh te parave qe po projektoni,dhe nuk u ben pershtypje??? SPAK jo vete i arrestoi por sekuesteoi diku ne 500 milion euro, dhe Kryeministrit nuk i benpershtypje??? Individuale ???? Po Adriatik Llalla nje idiot i dobishem iu sekuestruan nga te njejtet prokurore 5 dynym toke are me vlere 100 mije euro. Jo per korrupsion por mosdeklarim te sakte pasurie. Dhe Kryeministri yne nuk la gje pa thene se bashku me mentoren e tij tek Rr. Elbasanit. Ky eshte nje lajm qe edhe botes i beri pershtypje: 500 mil euro sekuestro?????

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 15/12/2021 17:43

    Bravoooo kryeminister je gjigand e kaluar gjigandit,bashke me portalet e tua te qelbezuara! Ekzakt fare-fare,ti kryeminister dhe ministri yt vjedh,pastaj i merr emrin nga lsi dhe e ben deputet te rilindjes ne Durres se ti si kryeminister nuk dije qe kish vjedhur,por Teri ben mea-culpa dhe jep dorheqien si deputet se e vriste ndergjegja dhe dorzon stafeten Politike brezit te ri te rilindjes tende te korruptuar. Hahahahahaha qeshni o popull qeshni me veten tuaj per kryeministrin qe prej gati tere vjetesh e votoni kete dhe tere KLANSEKTIN PS-PD-LSI HAJDUTE E KRIMINELE TE PANGOPUR......

    Përgjigju
  • tekniku: 15/12/2021 17:39

    Kur te jete ne burg Ardian Cela i oshee,dhe shpurra e tij duke filluar nga Papi,(Perparimi) ateher flasim. per mos te thene per bashkputorin e tij kur ishte minister, Gjiknuri, i cili tenderat e Gjikurise i kishte qef. etj etj etj. Po gje qe sdo ndodhi kurre.

    Përgjigju
    • Durres: 15/12/2021 22:23

      Daku e njifke mir rrealitetin

  • vlora1: 15/12/2021 17:06

    Meqe po jep nje pergjigje per injorante po ta thjeshtoj problemin.INCENERATORI DO NDERTOHEJ PER 6 LEKE DHE KOSTOI 10 LEKE PRA 4 LEKE U VODHEN NGA TERI,MERTIRI ETJ.,PA VERTET INCENERATORI ATY ESHTE SE ATA PARATE MOREN NUK MOREN HEKURISHTET.Z,RAMA JI SERIOZ KUR JEP PERGJIGJE SE DO KAPESH KEQ FUNDIN

    Përgjigju
    • Mario: 15/12/2021 17:53

      Po, pikerisht per kete eshte arrestuar dhe po ndiqet penalisht Koka, pasi ka pervetesuar leke, dhe tani per tani nje pjese i jane sekuestruar. Pse, si e do te behet?

    • Me SPAKun: 15/12/2021 17:39

      Shume e sakte qe korrupsioni rrit kostot e projektit. Duket qe Rama gjendet ne veshtiresi per nje pergjigje bindese. Le te shpresojm qe ish-ministri te rezultoj i paafte per te justifikuar pasurine e vendosur me vjedhje, ne menyre qe sekustrimi nga SPAK te rikuperoj sa me shume nga kapitali i vjedhur.

  • I Majti: 15/12/2021 16:36

    Lere se e dhjeve fare, dorëzo ne prokurori Arben Hametaj krye hajdutin...

    Përgjigju
    • për Kafshën: 15/12/2021 21:04

      nuk te shtoi njeri emër tjetër përveçse emrit që i ke dhënë vetes o matuf, dhe e them prap sa te ketë në shqipëri kafshë e copa muti si ty ky vend nuk bëhet...

    • Per te djathtin nga e majta: 15/12/2021 20:02

      Sa per kafshe nuk te tha njeri se ti vet e di se sa kile kafshe je por nuk mund te thuash nje kryeministri dorezo ti vet personalisht ahmetajn duke e ditur qe ky vend nuk pastrohet po nuk iken kokt sala floriri basha .qe ta fullosh nga fundi nuk eshte zgjuarsi o gje e zgjuar .as une nuk jam kondra te gjithe brenda por jo pa radhe

    • për kafshën: 15/12/2021 17:29

      Sa te ketë kafshe si puna jote nuk do mund të kuptohet që ka dhe të majtë jo hajdut që nuk i ha kari fare për legenat si nga Ps dhe Pd.. hajduti për mua ska ngjyrë.

    • Kafsha: 15/12/2021 17:17

      Sa i majte je nga e djathta???

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?