Rama e quan përgjegjësi individuale arrestimin e Kokës, Kryemadhi: S'mund të jetë vepër e një individi! S'ka VKM që miraton miliona euro pa 'OK' tënd

15 Dhjetor 2021, 19:19| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 19:48

  • Share

1615391649_kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me statusin e Ramës i cili foli pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. Kryemadhi shprehet se ajo që thotë Rama se përgjegjësia e Kokës në aferën e inceneratorëve është individuale, s’mund të jetë vepër e një individi. Ndër të tjera ajo thekson se faktet e pakundërshtueshme i kemi dorëzuar në SPAK.

“Më në fund pas 24 orësh, i erdhi zëri Ramës dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve. Mega Afera korruptive e inceneratorëve, nuk mund të jetë vepra e një individi apo institucioni të vetëm, por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar, e realizuar në bashkëpunim mes drejtuesve të shumë institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe lokale. Vlerësimi, kontrata dhe kthim përgjigje i 10 Ministrive brenda ditës, apo miratimi i VKM korruptive për miratim kontrate për një ditë, nuk ndodh as në shtetin më demokratik dhe funksional perëndimor, e jo më në shtetin e 2-të në botë për perceptimin më të lartë të korrupsionit.

Nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa OK e Ramës.

Inkurajoj institucionet të zbardhin përgjegjësitë e plota të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit. Faktet e pakundërshtueshme i kemi dorëzuar në SPAK, mjafton ti lexosh dhe kupton qartë lojën, aktorët dhe rrjedhën logjike të gjithë aferës. Kjo është sprova më e madhe për drejtësisë e re, e cila ka mundësinë të luftojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës të kupolës së Lartë Qeveritare.

Qytetarët vijojnë paguajnë nga taksat e tyre për korrupsionin Rilindas, ndaj pyetja e vetme është kush do të mbajë përgjegjësi për 430 milionë euro të firmosura nga duart e gjata të Ramës?

PS: To be continued...”-shkruan Kryemadhi.

Dokumenti i publikuar nga Kryemadhi

 


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Lefter Kokës për ryshfetin 3.7 mln €, Rama: S'më bën përshtypje, inceneratori është aty! Kjo është Reforma në Drejtësi, PS s'i bëhet mburojë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?