Arrestimi i nënës lehonë, Vokshi përplaset me Felajn: Po boll më lër të flas! Kryetarja e Kuvendit i ndërpret fjalën

16 Mars 2023, 11:05| Përditesimi: 16 Mars 2023, 12:07

  • Share

 

Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi është përplasur me kryetarin e Kuvendit Ermonela Felajn duke marrë shkasë nga arrestimi i nënës lehonë në Shkodër.

“Po e marr nga ngjarja e fundit ministrja Spiropali duhet të ishte çuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjec për tu kujdesur për foshnjën, ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë nje amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot, kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm”, tha Vokshi.

Më tej, Felaj i ka tërhequr vëmendjen me argumentin se nuk e kishte fjalën për procedurë.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Po boll tani më lër të flas

Felaj: Po cila është kërkesa juaj proceduriale?

Vokshi: Qetësohuni. A ka mundësi?

Felaj: Patjetër por dilni te kërkesa.

Vokshi: Nikolla ka sjellë një amendim dhe ai ligj duhet të ishte diskutuar e të futeshin ndryshimet ligjore


Lajmi kryesor:

Arrestimi i nënës lehonë, opozita përplaset me mazhorancën: Të diskutohej ligji për dhunë në familje! Spiropali: Gruaja të lirohet, s'mund ta kthejmë në debat politik


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?