TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate në Kuvend për nënën që u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Opozita kërkoi që të lirohet nga qelia sa më shpejt dhe të rikthehet tek familja e saj. Ndërkohë, edhe ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali mbajti të njëjtin qëndrim duke thënë se duhet të përshpejtohen procedurat që të shkojë pranë foshnjës. Ajo kritikoi ashpër gjyqtarët dhe prokurorët por edhe pati një vendim për deputetët e opozitës, të cilëve u kërkoi të mos e kthenin çështjen në debate politike sa për të pasur një argument.
Teksa Dhurata Cupi kërkoi që të bëhet debat se është e dhimbshme të ndahet fëmija nga nëna, Klotilda Bushka iu përgjigj se nuk është e nevojshme pasi organet e drejtësisë po marrin masat e nevojshme.
Seanca vijoi me miratimin me propozimin e një ligji mbi rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit.
Tabaku tha se ne hartimin e këtij ligji janë bazuar ne eksperiencën e parlamentit gjerman, me ndihmën e ekspertit Hans Joachim Falenski, këshilltari i grupit parlamentar të CDU-së.
Për këtë të fundit u mbajt edhe ambientet e Kuvendit Këshilli Kombëtar i Integrimit, i pranishëm Komisioneri për Zgjerim, Varhelyi.
Ditën e sotme, Report Tv shkoi në shtëpinë e nënës lehonë e cila u arrestua vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
I vogli u shkëput padrejtësisht nga gjiri i nënës dhe tashmë gjyshja e ushqen me qumësht pluhur në biberon. S’i mban lotët kur tregon momentin e largimit të nuses Dianës, e cila u prangos nga policia për një dënim të 9 muajve për parë, për të cilin askush në familjen Bahçja nuk kishte dijeni.
Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër prej 10 ditësh po kujdeset i vetëm për foshjen e porsalindur. Ai denoncon në media se e shoqja, Diana Kolaveri - Hoshi ka rënë në burg, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë djalin, pa pasur dijeni se është dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës. Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.
Dy avokatët, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që Diana Kolaveri Hoshi, nëna lehonë, të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç. Ata thonë se mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për beben, por edhe vetë shëndetin e saj.
Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lek në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka sqaruar sot në Kuvend prezencën e DEA-s në Shqipëri. Ai tha se nuk bëhet fjalë për një zyrë, por për një person permanent. Çuçi shtoi se ku ëhstë një tregues i bashkëpunimin me autoritetet shqiptare.
“E para njëherë ajo nuk është zyrë, por një person që DEA e ka caktuar të jetë permanent në Tiranë. Deri më sot ne bashkëpunonim me DEA-n përmes zyrës që ka në Athinë.
Si rezultat i intensifikimit të bashkëpunimit që kemi pasur dy vitet e fundit me këtë zyrë dhe si nevojë për të qenë në një nivel bashkëpunimi të sinkronizuar, të dy dhe DEA dhe Policia e Shtetit, ranë dakord që të kishte një person që do të ishte rezident në Shqipëri që do të bashkëpunonte me Policinë e Shtetit dhe me SPAK”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Lidhur me numrin e vënë në dispozicion nga kjo agjenci, ministri Çuçi deklaroi se kjo është plotësisht e koordinuar me Policinë e Shtetit dhe SPAK.
“Sa i përket numrit, është e koordinuar plotësisht me Policinë e Shtetit dhe me SPAK-un sepse informacionet për të shkuar më tej në një proces hetimor do të ndahen me Policinë e Shtetit dhe me SPAK.
Nuk është për t’u shqetësuar prezenca e një përfaqësuesi, por është shenjë bashkëpunimit në nivelin më të lartë”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi nga salla e Kuvendit se Sali Berisha po mban peng të ardhmen e vendit . Numri dy i socialistëve nënvizoi se në ditën e vizitës së shefit të diplomacisë europiane, politika duhet të jepte mesazhe progresi.
“Sot kemi në një vizitë shefin e diplomacisë europiane ku jep mesazhe progresi, mesazhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë, gjë që normalisht duhet të reflektohej në Kuvend nga të gjitha palët politike. Po kemi dhe këtë vulëhumburin, gjithmonë sa herë i humb vula i ngrihet më shumë zëri, që fatkeqësisht i kthehen fantazmat e vdekjes. Si duket ajo dilema ‘makbethiane’ për ato krime që ka kryer ndër vite, qoftë në Gërdec apo vrasjet e 21 janarit. Pikërisht kjo fantazëm vdekje që ringjallet shpesh herë në Shqipëri e mban peng këtë vend. Kjo është fatkeqësi për të gjithë shqiptarët jo vetëm për debatin politik”, dekklaroi ai.
Gjiknuri deklaroi se ka ardhur koha që të largohen nga politika ata që kanë 30 vite që i vërtiten vendit. Ai shprehu bindjen se në zgjedhjet e 14 majit, shqiptarët do të dinë se kush janë ata që I duan të mirën vendit dhe cilët ata që e pengojnë.
“Ç’është kjo dëshirë e zjarrtë për të kthyer vazhdimisht tension për ta paraqitur vendin si vendin e zi të Europës pikërisht nga ata njerëz që kanë përgjegjësi direkt për shumë e shumë vite për mënyrën sesi e kanë qeverisur këtë vend e që vijnë përsëri me të njëjtat metoda që u burojnë nga e kaluara e tyre. Kjo është ajo që s’duhet të pranojnë shqiptarët. Zgjedhjet që na presin do jenë një mundësi e mirë që edhe ai populli i heshtur e racional, që ne mundohemi ta anatemojmë me fjalët ‘u shit’ u ‘ble’, ka një koshiencë dhe me votën e fshehtë do të dijë të vlerësojë se kush janë ata që i duan të mirë këtij vendi dhe kush janë ata që u mbëtën si ferra nëpër këmbë”, deklaroi Gjiknuri.
Duke u ndalur tek drejtësia, Sekretari i Përgjithshëm i PS nënvizoi se ishte kjo mazhorancë ajo që bashkë me partnerët e saj realizoi reformën në drejtësi, duke krijuar një sistem të pavarur. “Mazhoranca socialiste nisur nga dëshira e saj, e nxitur dhe e inkurajuar nga partnerët perëndimor mori një iniciativë për të bërë reformën e drejtësisë dhe për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë. Shpesh herë dhe njerëzit tanë na e thonë këtë që si ka mundësi keni pushtetin dhe goditen zyrtarë tanët? Çfarë u bë me gjithë atë të kaluar të errët berishiane e shumë e shumë krime që i ka në kurriz të tij dhe shqiptarëve? Pikërisht, kjo është drejtësia. Politika ka hequr dorë. Mund të duket dobësi, por për mendimin tim është gjëja e duhur sepse qeveria nuk mund të marrë përsipër të bëjë punën e drejtësisë. Këtu akuzohet e shahet çdo njeri si kriminel, hajdut, i korruptuar. Lërini organet të bëjnë punën e tyre. Ju e dini shumë mirë që të asnjë emërim në drejtësi sot mazhoranca nuk ka mundësi të ndikojë sepse emërimet vijnë nga organet që vetëqeverisen”, tha ai.
Në fjaën e tij në Kuvend, Gjiknuri deklaroi se sot Shqipëria është vendi më stabël nga pikëpamja institucionale dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor.
“Shqipëria falë zotit, falë punës së kësaj qeverie dhe shumë rrethanave të tjera sot është vendi më stabël nga pikëpamja institucionale dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Vende të tjera kanë vështirë të qeverisin, ecin me qeveri tranzitore, nuk kanë mazhoranca të qendrueshme. Keni vende te tjera më të mëdha se Serbia që sot kanë një pozicion sa me Perëndimin aq edhe me Rusinë. Janë pozita të vështira. Atëherë përse mos ta mbajmë mirë këtë status të Shqipërisë? Pse të mos punojnë të gjitha palët që statusi i Shqipërisë të rritet siç duhet për të pasur më shumë investime, më shumë forcim të institucioneve? Nuk ka demokraci pa zhvillim ekonomik. Harrojeni këtë. Sulmoni çdo gjë që lidhet me biznesin sepse kërkoni tension politik”, nënvizoi numri dy I socialistëve.
Sali Berisha ka folur në Kuvend për nënën lehonë që u arrestua për braktisjen e fëmijës nga një martesë e mëparshme vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë foshnjen e dytë. Berisha tha se bëri kontroll në Facebook dhe asnjë ministre nuk kishte reaguar.
Atyre ju drejtua duke i thënë se s’duhet të harrojnë që janë nëna dhe s’mund të jenë kaq të pandjeshme.
“Tema e këtu rendit të ditës që ka të bëjë me integrimin europian, kemi mbështetur pa rezeverva çdo akt në funksion të këtij procesi. Ky akt është nj thjesht një letër e vdekur, pasi ju veproni çdo ditë në kundërshtime me parimet e procesit. Por fillimisht dua të ndalem në dy ngjarje tragjike. 3-4 netë më parë në krye të detyrës teksa punonte për të mbajtur mbesën e vogël, bie nga breshëritë e kriminelit, banditi të qeverisë, një punonjëse, Mimoza Paja, me breshëri plagosen dhe 5 të tjerë. Kjo është një vepër e nxitur nga politika. I dyshuari për vrasje ishte liruar nga të gjitha detyrimet me ndërhyrje politike nga lart, ju keni shpallur si platformë dorëzimin e rendit në duart e krimit. “T’i hanë kokat njërit-tjetrit”, ka thënë Rama publikisht. Është një licencë për të vrarë njëri-tjetrin.
Por nga ana tjetër, kjo deklaratë është njëkohësisht asgjësim i ligjeve të vendit. Pra vrasës të tjerë shkrehën breshëri dhe vranë një nënë në banak dhe plagosën, 5 të tjerë sepse kjo është platforma e Edi Ramës. Dënoj këtë standard që përputhet me rregullat e mafies dhe shpellat e saj. Për herë të parë pardje kontrollova, Facebook i këtyre ministreve dhe mendova se do të ishin tronditur se një nënë lehonë ishte marrë nga një bandë policësh. Nuk gjeta asnjë fjalë zonja ministre. Lehona në burg me fëmijë 8 ditësh në shtëpi, dhe nga ju nuk u tha asnjë fjalë.
Zonja të nderuara mos harroni se jeni nëna. Paraja nuk duhet të ju verbojë në këtë mënyrë përfaqësoni gratë dhe vajzat, s’mund të bëheni kaq të pandjeshme”, tha Berisha.
Deputet Edmond Spaho ka reaguar teksa në Kuvend po flitet për një projektligj për integrimin. Spaho kritikoi fjalën e Ballës i cili më herët tha se PS është angazhuar për të hartuar projektligje dhe ligjet e duhura për shqiptarët.
‘Taulant, kur s’është Rama këtu ti je më i madhi, po aman rregulloje ligjërimin se je më keq se Elisa. Ne sot ligje kemi po nuk janë të zbatuara. Ligj kemi, se s’të lë Edi, po e bërë të shkul veshin ai.
Ligj ka edhe për hajdutët që mos marrin fonde buxhetore, por edhe kur ikin në arrati t’i vazhdon ti paguash. Pse? Se s’ka shtet. Ti nuk ke kurajon të vish ti thuash të vërtetën popullit shqiptar, e gënjen se je i paaftë për të thënë të vërteta.”- thotë Spaho.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kritikoi opozitën. Ai thotë se ata reagojnë pasi kanë ndodhur ngjarjet për t’i shfrytëzuar politikisht ngjarjes tragjike. Më tej ai shtoi se nëse do ishte miratuar edhe nga opozita kodi rrugor do ishte shmangur aksidenti
“Ju nuk e kuptoni që shqiptarët qeshin me ne kur Albana qan me lot krokodili për një çështje që ne e kemi fajin të gjithë? Përsëritet skenari. Po boll qatë përpara dhe votoni gjërat që bëjnë ne, mos u kompleksoni. Po ta kishim miratuar kodin e rrugores 3 javë më parë, s’do ndodhte ai aksidenti i frikshëm. S’do mbante atë lloj makine ai dhe as do ecte me 80km/h, po ju keni frikë se ju thotë Berisha jeni të shitur. S'është tradhti të punosh në Shqipëri.”- tha Balla
Aksidenti u regjistrua më 9 mars rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi mjetin “Honda” të familjes Kurti. Pasagjeret, Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe, nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të rënda që morën.
Jorida Tabaku, deputete e PD, njëkohësisht edhe drejtuese e Komisionit të Çështjeve Europiane prezantoi sot ne Parlament, ligjin e ri mbi Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit. Tabaku tha se ne hartimin e këtij ligji janë bazuar ne eksperiencën e parlamentit gjerman, me ndihmën e ekspertit Hans Joachim Falenski, këshilltari i grupit parlamentar të CDU-së.
“Kjo do të thotë që deputetët që marrin pjesë në këto struktura të përbashkëta duhet të kenë mundësinë dhe aftësinë të përfaqësojnë interesin më të mirë të vendit, përfshirë gjenerimin e një konsensusi të brendshëm politik, dhe sigurimin e një mbështetjeje ndër-partiake për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Siç edhe i jep të drejtën këtij institucioni që të lobojë pranë vendeve anëtare për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”,- tha Tabaku. Teksa nenvizoi se procesi i integrimit Europian është strukur në zyrat e ftohta të burokracisë qeveritare e cila është e bindur që nuk duhet të ofrojë transparencë në lidhje me këtë proces, vlereson se qeveria shqiptare ka krijuar një mbiprodhim strukturash dhe kompetencash që të jep idenë e një pune voluminoze por që në të vërtetë nuk është as më shumë e as më pak se sa një ingranazh i stërmadh burokratik që nuk përmbush nevojat thelbësore të këtij procesi kompleks. Komisionit të Çështjeve Europiane i jepet një rol më aktiv dhe bashkëpunues në procesin e negociatave. Do të jetë Komisioni që do të hapë procesin dhe më pas i njëjti komision që do ta mbyllë atë pasi të ketë negociuar me qeverinë në shqyrtimin e pozicioneve negociuese. Do të jetë Parlamenti, që do të mund të shqyrtojë me përparësi ligjet që synojnë përafrimin duke qenë kështu më transparent dhe më pranë qytetarëve apo grupeve të interesit që do të preken nga ky proces i anëtarësimit. Sikundër do të jetë ky komision që do të ketë mundësinë e informimit mbi gjetjet kryesore të raportit të shqyrtimit analitik të legjislacionit.
Sikundër, duke ndjekur procesin e kontrollit dhe balancës Parlamenti i Shqipërisë do të ketë mundësinë e rritjes së kontrollit për ecurinë e procesit të negociatave përmes raportimeve periodike të çdo 3 muajve nga ministritë përgjegjëse për to.”
Ndërkohë, Balla thotë se ky debat është shterpë dhe jemi i vetmi vend në rajon që arrijmë marrëveshjet dhe quhemi tradhtar.
“Të dalësh këtu dhe të kritikosh reformat e njëanshme pastaj të lavdërosh drejtësinë e re, mendoj se u duhet një argument më i qartë zonja Tabaku. Se kur rrinit poshtë çadrës për ndalimin e institucioneve, ne rrinim këtu iu prisnim. Reformat nuk mund të bëhen nga një krah i politikës.
Unë mendoj që ky debat është shterp dhe i pavend. Kush punon për integrimin nuk është tradhtar është atdhetar. Se ju kështu thoni, po kontribuove për Shqipërinë je tradhtar. Jam krenar për rolin që ka luajtur PS në opozitë, jo si e juaja që keni hallet tuaja po nuk dua të ndërhyj aty. Brenda PS nuk ka pasur një palë nga një palë tjetër për tradhti ndaj atdheut.”- tha Balla.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka kërkuar që gruaja të lirohet sot nga burgu. Ajo u shpreh se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me avokatin e nënës lehonë ndërsa shtoi se për ngjarjen ka reaguar që dje pasi nuk përdor çështje sensitive si kjo për politikë.
“Së pari dhe mbi të gjitha dua të them që Djana Baçja duhet liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Unë s’kuptoj se cili prokuror, Gjykatës etj arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet të përshpejtojë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë te fëmija e saj. S’kemi lënë seancën për të bërë politikë. Unë kam folur me avokatin dhe jam në kontakt të vazhduar. Gratë mbahen më gjatë në burg sesa burrat. Kjo padrejtësi sistemike duhet të adresohet dhe kjo s’bëhet me propagandë bëhet me ligj dhe me ndërgjegjen e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve.”- tha Spiropali.
Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi është përplasur me kryetarin e Kuvendit Ermonela Felajn duke marrë shkasë nga arrestimi i nënës lehonë në Shkodër.
“Po e marr nga ngjarja e fundit ministrja Spiropali duhet të ishte çuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjec për tu kujdesur për foshnjën, ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë nje amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot, kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm”, tha Vokshi.
Më tej, Felaj i ka tërhequr vëmendjen me argumentin se nuk e kishte fjalën për procedurë.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Po boll tani më lër të flas
Felaj: Po cila është kërkesa juaj proceduriale?
Vokshi: Qetësohuni. A ka mundësi?
Felaj: Patjetër por dilni te kërkesa.
Vokshi: Nikolla ka sjellë një amendim dhe ai ligj duhet të ishte diskutuar e të futeshin ndryshimet ligjore
Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër ka nxitur debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi është shprehur se duhej patjetër një debat me ministrin e Drejtësisë për këtë çështje.
“Është një ngjarje e rëndë, e dhimbshme , e rënde, dëshpëruese. Ne këtu duhet të kemi një seancë debati për ngjarjen e gruas lehonë në Shkodër që u arrestua. Ne duhet të kemi një diskutim me ministrin e Drejtësisë. S’duhet të ketë asnjë seancë tjetër përpos kësaj. Drejtësia është e padrejtë me njerëzit e thjeshtë. Këtu para disa ditësh s’ngeli deptet pa uruar 8 marsin për like dhe sot s’ka asnjë reagim. Kështu duhet të niste sot seanca plenare.”- tha Çupi.
Ndërsa për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka është shprehur se s’ka nevojë për debat ndërsa është shprehur se po merren masat.
“Është i parashikuar qartësisht se një nënë lehonë s’mund të mbahej me një fëmijë në burg. Se ku ka çaluar çështja i takon organeve të drejtësisë nuk ka nevojë për debat. Gjithsesi jemi në një mendje me ju, këto ngjarje nuk mund të ndodhin. Jemi mbledhur, kemi diskutuar dhe siç kemi vepruar gjithnjë do të bëjmë punën tonë që rastet e tilla mos të përsëriten. Thënë këtë nuk është hera e parë që ne do duhet të veprojmë dhe do të jemi të kujdesshëm. Marsi nisi me vrasjen grave, erdhi i përgjakur. Dhe ne do të vijojmë të marrim masat përkatëse me çfarë mund të bëjmë më mirë. U bej thirrje organeve të drejtësisë të përshpejtojnë zgjidhjen e çështjes në fjalë.”- thotë Bushka.
Deputetja e PD Flutura Açka, gjatë fjalës së saj në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka hequr me tendencë videon dhe audion e një dëgjese të rëndësishme për dekomunistizimin gjatë mbledhjes së djeshme.
“Fiks në orën 11:30, audio dhe videoja e asaj konference në sallën e madhe që sot do bëni retorikë me Komisionerin europian, nuk punonin. Në atë sallë ku dje keni justifikuar një korruptim të thellë shtetëror. Është e qartë se diçka e shëmtuar ka ndodhur në prapaskenë. Keni keqpërdorur nëpunësit e këtij Parlamenti duke i detyruar të mbyllin audion dhe videon e asaj dëgjese shumë të rëndësishme, çështja e dekomunistizimit. Dikush duhet të më përkojë falje në këtë Parlament…”, u shpreh Açka.
Më pas ka ndërhyrë drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila i ka hequr mikrofonin dhe i ka thënë se është duke folur jashtë rendit.
“Nuk e di ku e gjeni kurajon të etiketoni ambiente si furriqe, sapo thatë ju mblidheni nëpër furriqe, jo zonjë ne jemi mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë”, th Felaj.
Një gjest i bërë nga Edmond Spaho në Kuvendin e Shqipërisë ka sjellë reagimin e zv.kryetares së Kuvendit Ermonela Felaj.
“Spaho ju tërheq vëmendje për skena që i drejtoheni njerëzve me gisht. Turp t’ju vijë juve për këto veprime të turpshme... Ju tërheq vëmendjen që ndërhyni në këtë mënyrë për të fyer kolegët”, tha Felaj.
Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar që të zhvillohet të hënën e ardhshme seanca plenare për të diskutuar hallet e qytetarëve. Zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka treguar cila është arsyeja pse nuk është zhvilluar.
Ina Zhupa: Heqja është bërë në mënyrë arbitrare nga kryetarja e Kuvendit duke na thënë se disa deputetë kanë kërkuar të mos bëhet seanca është shkelje. Nuk na është vënë në dispozicion asnjë shkresë. Një sms e ardhur nga kryetari i grupi nuk përbën arsye për të anuar një seancë që flitet për çështjet e zgjedhësve. Këtu anulohen seanca dhe nuk bëhet asnjë njofton. Të vendoset që e hëna tjetër meqë s’na keni lejuar të flasim për qytetarët, të hënën tjetër të diskutohet për çështjet e zgjedhësve pasi duhet të ishte zhvilluar këtë të hënë që kaloi. Edhe kolegët socialistë mund të kenë ndonjë hall qytetarësh.
Ermonela Felaj: Kërkesa juaj lidhet me mosmbajtjen e seancës ditën e hënë. Kolegët deputetë janë njoftuar që s’do mbahej seanca e së hënës. Ka pasur mungesë të kolegëve se kanë qenë në aktivitete jashtë vendit. Kërkesa e dytë për një seancë nuk është procedurë. Shqetësimi ka qenë i drejtë dhe s’ka pasur asnjë arsye që nuk dihej nga kolegët deputetë.
Partia wc pd është parti anti Shqiptare. Kjo parti duhet dal jasht ligjit.
PërgjigjuSaliu eshte vertet nje fatkeqesi per vendin ton
PërgjigjuNegativiteti i pd sdo kete fund
PërgjigjuDita kur berisha do futet ne burg eshte dita kur do te shpetoj ky popull.
Përgjigjuoho flasin kto per gruan aman
Përgjigju