Jorida Tabaku, deputete e PD, njëkohësisht edhe drejtuese e Komisionit të Çështjeve Europiane prezantoi sot ne Parlament, ligjin e ri mbi Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit. Tabaku tha se ne hartimin e këtij ligji janë bazuar ne eksperiencën e parlamentit gjerman, me ndihmën e ekspertit Hans Joachim Falenski, këshilltari i grupit parlamentar të CDU-së.
“Kjo do të thotë që deputetët që marrin pjesë në këto struktura të përbashkëta duhet të kenë mundësinë dhe aftësinë të përfaqësojnë interesin më të mirë të vendit, përfshirë gjenerimin e një konsensusi të brendshëm politik, dhe sigurimin e një mbështetjeje ndër-partiake për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Siç edhe i jep të drejtën këtij institucioni që të lobojë pranë vendeve anëtare për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”,- tha Tabaku. Teksa nenvizoi se procesi i integrimit Europian është strukur në zyrat e ftohta të burokracisë qeveritare e cila është e bindur që nuk duhet të ofrojë transparencë në lidhje me këtë proces, vlereson se qeveria shqiptare ka krijuar një mbiprodhim strukturash dhe kompetencash që të jep idenë e një pune voluminoze por që në të vërtetë nuk është as më shumë e as më pak se sa një ingranazh i stërmadh burokratik që nuk përmbush nevojat thelbësore të këtij procesi kompleks. Komisionit të Çështjeve Europiane i jepet një rol më aktiv dhe bashkëpunues në procesin e negociatave. Do të jetë Komisioni që do të hapë procesin dhe më pas i njëjti komision që do ta mbyllë atë pasi të ketë negociuar me qeverinë në shqyrtimin e pozicioneve negociuese. Do të jetë Parlamenti, që do të mund të shqyrtojë me përparësi ligjet që synojnë përafrimin duke qenë kështu më transparent dhe më pranë qytetarëve apo grupeve të interesit që do të preken nga ky proces i anëtarësimit. Sikundër do të jetë ky komision që do të ketë mundësinë e informimit mbi gjetjet kryesore të raportit të shqyrtimit analitik të legjislacionit.
Sikundër, duke ndjekur procesin e kontrollit dhe balancës Parlamenti i Shqipërisë do të ketë mundësinë e rritjes së kontrollit për ecurinë e procesit të negociatave përmes raportimeve periodike të çdo 3 muajve nga ministritë përgjegjëse për to.”
Ndërkohë, Balla thotë se ky debat është shterpë dhe jemi i vetmi vend në rajon që arrijmë marrëveshjet dhe quhemi tradhtar.
“Të dalësh këtu dhe të kritikosh reformat e njëanshme pastaj të lavdërosh drejtësinë e re, mendoj se u duhet një argument më i qartë zonja Tabaku. Se kur rrinit poshtë çadrës për ndalimin e institucioneve, ne rrinim këtu iu prisnim. Reformat nuk mund të bëhen nga një krah i politikës.
Unë mendoj që ky debat është shterp dhe i pavend. Kush punon për integrimin nuk është tradhtar është atdhetar. Se ju kështu thoni, po kontribuove për Shqipërinë je tradhtar. Jam krenar për rolin që ka luajtur PS në opozitë, jo si e juaja që keni hallet tuaja po nuk dua të ndërhyj aty. Brenda PS nuk ka pasur një palë nga një palë tjetër për tradhti ndaj atdheut.”- tha Balla.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i nënës lehonë, opozita përplaset me mazhorancën: Të diskutohej ligji për dhunë në familje! Spiropali: Gruaja të lirohet, s'mund ta kthejmë në debat politik
G.MO//ReportTv.al