Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Marenglen Kadiut, shef i policisë së burgut të Drenovës i cili akuzohet për thyerje të masave të sigurisë dhe shpërdorim detyre.
Mësohet se masa e kërkuar nga prokuroria e Elbasanit është ekzekutuar edhe ndaj një personi të arrestuar që po vuan dënimin në burgun e Drenovës, i identifikuar si P.G, i cili akuzohet se ka futur drogë dhe sende të ndaluara në burg.
“Ndaj personit nen hetim shtetasit P.G, i cili aktualisht po vuan denimin ne IEVP Drenove, i dyshuar si autor i vepres penale “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP” masen e sigurimit personal “arrest me burg”- thuhet në njoftimin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Lajmi kryesor:
Burgu i Peqinit 'hotel me 5 yje', në arrest ish-shefi i sigurisë! Marenglen Kadiu prej 8 muajsh me detyrë në Drenovë! 13 zyrtarë në hetim pas vrasjes së Arben Lleshit
B.V/ReportTv.al