Burgu i Peqinit 'hotel me 5 yje', në arrest ish-shefi i sigurisë! Marenglen Kadiu prej 8 muajsh me detyrë në Drenovë! 13 zyrtarë në hetim pas vrasjes së Arben Lleshit

26 Dhjetor 2023, 19:05| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 07:36

  • Share

Ish shefi i sigurisë në burgun e Peqinit, aktualisht drejtori i sigurisë në Burgun e Drenovës Marenglen Kadiu është arrestuar nga shërbimi i kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe më pas ndaj tij është caktuar masa 'arrest në shtëpi'. Ish drejtori i qelive të Peqinit të kthyera ndër muaj dhe vite si dhoma të një hoteli me 5 yje, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në Peqin duke lejuar të futen sende të paligjshme, ndër të cilat mund të jenë edhe ato që transformuan qelitë në dhoma luksi me elektroshtëpiake të palejuara, apo dhomat e këshillimit në palestra për bosët e burgut si edhe dhomat speciale në ambiente relaksi për takimet e të fortëve të burgut. 

Prokuroria e Elbasani kërkoi arrest me burg për ish shefin e Peqinit, por gjykata e Elbasani e la në arrest shtëpie për shkak se Kadiu ka një fëmijë me autizëm. Marenglen Kadiu ishte transferuar si shef sigurie prej 8 muajsh në një tjetër burg, atë të sigurisë së lartë në Drenovë. 

Një letër e ish drejtorit të Peqinit, Kamber Hoxha për eprorët e tij zbuloi skandalin e ndodhur brenda burgut të sigurisë së lartë. Letra u bë publike kur në qelitë e sigurisë së lartë ishte kryer një vrasje. Sokol Mjacaj me një armë të futur në burg me kutinë e qumështit vrau në qelinë e tij Arben Lleshaj dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja. Vrasja ishte porositur nga jashtë për 200 mijë euro sipas dëshmive të autorit Mjacaj. Ngjarja e paprecedentë pasoi me arrestimin dhe vënien nën hetim të ish drejtorit Kamber Hoxha dhe zinxhirit komandues.  

Së bashku me arrestimin e ish drejtorit të sigurisë Marenglen Kadiu numri i të hetuarve për thyerjen e sigurisë së Burgut, për transformimin e qelive shkon në 13 zyrtarë. Përveç shefit të Drenovës, masë është marrë edhe për një të burgosur në burgun e Drenovës, me iniciale P.G i cili akuzohet për futjen e drogës dhe sendeve të ndaluar në burg.

Ora 20:23
Arrestimi i shefit të policisë në burgun e Drenovës, merren masa edhe për të dënuarin që fuste drogë dhe sende të ndaluara në qeli

 

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Marenglen Kadiut, shef i policisë së burgut të Drenovës i cili akuzohet për thyerje të masave të sigurisë dhe shpërdorim detyre.

Mësohet se masa e kërkuar nga prokuroria e Elbasanit është ekzekutuar edhe ndaj një personi të arrestuar që po vuan dënimin në burgun e Drenovës, i identifikuar si P.G, i cili akuzohet se ka futur drogë dhe sende të ndaluara në burg.

“Ndaj personit nen hetim shtetasit P.G, i cili aktualisht po vuan denimin ne IEVP Drenove, i dyshuar si autor i vepres penale “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP” masen e sigurimit personal “arrest me burg”- thuhet në njoftimin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Ora 19:41
Akuzohet për shpërdorim detyre, gjykata e Elbasanit lë në ‘arrest shtëpie’ shefin e policisë të burgut të Drenovës

1703616517_drenove.PNG

Marenglen Kadiu, shef i policisë së burgut të Drenovës është lënë në arrest shtëpie me vendim të gjykatës së Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit, kërkoi arrest me burg për Kadiun i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të burgut të Peqinit, ku së fundmi ndodhi edhe vrasja që tronditi opinionin publik.

Pavarësisht kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, gjykata caktoi arrest shtëpie për Kadiun i cili ka një djalë autik në shtëpi për të cilin duhet të kujdeset.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hambi: 27/12/2023 08:16

    Po Admir Abrija drejtori pergjithshem apo edhe ktij ja kane marre dardhat dhe ky sdinte gje

    Përgjigju
  • Mark: 27/12/2023 02:46

    Prandaj sduan ta fusin ne burg Saline keta se i kane per vete hotelet e burgut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?