Marenglen Kadiu, shef i policisë së burgut të Drenovës është lënë në arrest shtëpie me vendim të gjykatës së Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit, kërkoi arrest me burg për Kadiun i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të burgut të Peqinit, ku së fundmi ndodhi edhe vrasja që tronditi opinionin publik.
Pavarësisht kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, gjykata caktoi arrest shtëpie për Kadiun i cili ka një djalë autik në shtëpi për të cilin duhet të kujdeset.
Lajmi kryesor:
Burgu i Peqinit 'hotel me 5 yje', në arrest ish-shefi i sigurisë! Marenglen Kadiu prej 8 muajsh me detyrë në Drenovë! 13 zyrtarë në hetim pas vrasjes së Arben Lleshit
B.V/ReportTv.al