TIRANË - Pas arrestimit te kryebashkiakut Veliaj, në mungesë të tij kryeministri Rama është zotuar se do të merret personalisht me punët e bashkisë, dhe do ketë një vemendje të shtuar.
Burime për gazetaren Report tv, Raziela Myslimaj bëjnë me dije se Rama ka qënë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së Tiranës e ka cilësuar një sulm elektoral.
Pas kësaj mbledhje Rama i është drejtuar për herë të dytë bashkisë së Tiranës për një tjeter mbledhje me nënkryetaret.
Ndërkohë Anuela Ristanit do ti delegohen detyrat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, u arrestua mesditën e djeshme me urdhër të SPAK pas një hetimi 1-vjeçar.
Ristani deri më sot ka qenë në postin e zv.kryetares së bashkisë së Tiranës. Ristanit iu delegua detyra pas takimit të kryeministrit Rama sot në bashki me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm.
Në prani të Ramës u bë dhe delegimi i firmës së kryebashkiakut Veliaj tek Ristani.
Tashmë me arrestimin e Veliajt, asaj do t’i delegohen detyrat e bashkisë më të madhe në vend.
Lajmi ne perditesim...
Kryeministri Edi Rama është futur për herë të dytë ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pas takimit gjatë paradites me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, Rama u fut sërish në bashki tani gjatë pasdites.
Ai është parë i shoqëruar nga Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Kryetari nuk eshte as ai ne burg (Veliaj) as dordoleci I radhes. Ai eshte nje dhe i vetem - Enveri i Ri ose degjenerimi i vete korrupsionit Edi Rama. Nje individ qe mohon prindrin, is bashkshorten, apo me keq, femijen, bateu per te tjeret. Nese ligesia do kishte nje fytyre sot, edhe sipas AI, ajo do qe surrati i Rames.
PërgjigjuUrime kryetares re!
Përgjigju