TIRANE - Çështja e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj u bë sërish temë debati në Kuvend. Demokratët e quajtën një pikë kthese dhe vetëm majën e ajsbergut, ndërsa mazhoranca thotë se Veliaj po mbahet në burg pa asnjë provë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi sot në seancën plenare thirrjen e Ministrit të Brendshëm për sqarime lidhur me situatën e krijuar para SPAK dhe GJKKO gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.
“Ministri dezinformoi publikun duke pretenduar se Policia nuk kishte dijeni për tubimin e organizuar para institucioneve të drejtësisë. Ministri i Brendshëm jo thjeshtë duhet të dorëhiqet, por duhet të shkarkohet nga Kuvendi, se ka gënjyer publikisht deputetët e Kuvendit kur tha se nuk ka patur asnjë njoftim. Madje, qëndrimi i Policisë së Tiranës ishte edhe më skandaloz. Policia thonte se tubimi ishte krijuar në mënyrë spontane. Tubimi në mënyrë spontane quhet i paligjshëm dhe Policia ka për detyrë të ndërhyjë. Por qëllimi i tubimit ishte që Edi Rama t’u jepte mesazhin prokurorëve dhe gjyqtarëve, që me punonjës administrate dhe policë të armatosur në tubim i kërcënon jetën çdo prokurori dhe gjyqtari që nuk i bindet urdhrave të tij”.
Deputetja socialiste, Etilda Gjonaj mbajti fjalën e saj në foltoren e parlamentit teksa foli edhe për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Gjonaj tha se lënia e bashkisë pa kryetar është e padrejtë vetëm 3 muaj para zgjedhjeve.
Lënia e Bashkisë Tiranë pa kryetar, në prag të zgjedhjeve është e padrejtë. Masa e sigurisë nuk duhet të jetë në disproporcionalitet përballë të mirës publike. Nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha në radhë të parë të ndërtojmë një politikë të shëndetshme.
Deputetja socialiste Blerina Gjylameti i bëri thirrje opozitës që të ndajë mendjen, të vendosë nëse është pro apo kundër SPAK-ut.
Më tej, theksoi se kryebashkiaku Veliaj duhet të qëndronte ende në detyrë dhe të hetohej në gjendje të lirë.
"Ne nuk e mbrojmë Erionin, por të zbatohen standardet. Erioni mik jo vetëm i imi por i çdo socialisti por nuk është gjëja e duhur që t’ia ndërpresësh kontratën pa zbatuar standardet. Nuk mund të ndërpritet një kontratë në mes se në fund të ditës është i zgjedhur. Flasin për ëndrra ndërkohë që vazhdoni të mendoni se ëndrrat do ju dalin. Në 11 majj ëndrra do ju dali, por do ju dali një makth. Nuk keni qenë alternativë dhe nuk do të jeni. Ne nuk jemi ata që në darkë e akuzojmë SPAK dhe në mëngjes e mbrojmë. Nuk jemi ata që kur godet të djathtët themi sa gabim bëri dhe kur godet të majtët sa mirë që bënë"
Lajmi ne perditesim...
Deputeti i PS Petro Koçi, nga Kuvendi ka thënë se drejtësia heton shtëpinë e babait të Ajola Xoxës dhe nuk hetohen shtëpitë e familjes Berisha, në Holandë dhe Bruksel dhe Belgjikë.
Teksa u ndal tek akuzat e Berishës se Rama bashkëpunon me Xhorxh Soros, ai tha se ishte Berisha ai që e solli Soros-in në Shqipëri.
‘Mua s’më duket normale që banesa e Arben Xoxës ish petagog hetohet, më duket një pushkatim pas vdekjes dhe janë harruar apartament që familja që drejton opozitën ka në Holandë, në Bruksel e Belgjikë dhe ku di unë ku tjetër. Këtë duhet ta bëjë drejtësia pa iu trembur syri nga askush. Erdhi Chris LaCivita, por antikomunisti nuk e rregullon dot imazhin e komunistit të paepur Sali Berisha. Puna e Soros, Sali Berisha ishte ai që e solli Soros në Shqipëri. Ju duhet të pastroni partinë nga berishizmi sepse atëherë mund tju rivotojnë njerëzit’, tha ai.
Ai tha se ai mbështet institucionet e drejtësisë dhe SPAK-un.
‘Unë kam qenë dhe jam një nga deputet që ka mbështetu SPAK dhe institucionet e drejtësisë, ata e kanë thyer në mes mitin e pandëshkueshmërisë. U fol për atë tubimin tek GJKKO, është e pafalshme që në Kuvend deputetët kanë goditur oficerët dhe punonjësit e gardës dhe s’është marr asnjë masë. Ato janë veprime penale që duhet të ndëshkohen. Ne e mbështesim SPAK dhe GJKKO edhe duke e paguar me lëkurën tonë, por duhet që integriteti moral i atyre institucioneve të mos vihet në dyshim', tha ai.
Një koment e pati edhe për kërkesën e opozitës që të votojnë emigrantët me dokumnet të huaja. Ai tha se kjo do përdoret pas humbjeve në zgjedhje si alibi nga opozita.
‘Për përdorimin e pasaportave të huaja është alibi, duan ta përdorin si alibi, i humbëm zgjedhjet sepse s’na pranuan votuesit me karta të huaja’, tha ai.
Deputeti i PD Dashnor Sula, u paraqit në senacë në mënyrë të pazakontë, teksa mbante një fustan në dorë, teksa iu referua, fustaneve të Ajola Xoxës, ku në dosjen e SPAK për Erion Veliajt thuhej se ajo bleu 35 mijë euro një fustan.
Ai tha se SPAK duhet që të hetojë aferën 5D dhe mos të merret me fustanet e Ajola Xoxës.
'Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që e kanë nga aktivitete e tyre, por nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp. Por, ka zonjë që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta. Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta. Nuk ngopeni o njerëz, po ndaloni mo, lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim. Spak i kërkojë që të mos merret vetëm me fustanet e gruas së Veliajt, por të merret me 5D që është skemë korruptive. I them SPAK ta hetojë për inceneratorin. A ju kujtohen lotët e atyre nënave nga Petrela, Ndroqi që policia e Erion Veliajt i merrte perimet dhe më pas i merrnin e i shisnin prap. Lotët e tyre nuk bjen në tokë', tha ai.
Deputeti i PD, Flamur Noka, nga foltorja e Parlamentit, i quajti ministrat dhe deputetët socialistë “bandë hajdutësh” të frikësuar nga drejtësia.
Ai akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për luks të shfrenuar dhe shpenzime marramendëse nga familja e tij, duke përmendur 860 mijë euro blerje online.
“Të mbrosh krimin, korrupsionin vetëm ju e bëni. Çdo njeri në këtë vend e ka të pamundur të kuptojë se pse ju mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet e jashtë çdo perceptimi të lali vjedhësit. Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje vetëm online. 860 mijë euro të brendshme fustane bizhu, o Pandi a e kupton? Ku ka gjë më të turpshme që kryeministri të shkojë në bashkinë e qytetit dy herë pasi kryetari u arrestua? Ku është parë kjo. Si mund të flisni ju për shtet ligjor për shtet të së drejtës? Ju ka kapur makthi dhe harrojeni se keni shpëtim. Këta kanë Nesti Angoni gjithësecili. Këta këtë siklet kanë të gjithë. Quani sukses, i qanka djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë. Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën e sëmurë nuk i qanin fëmijët? Po ju shtrëngohet laku prandaj bëni si të dhimbsur, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara”, tha ai.
Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti foli në parlament, duke ironizuar opozitën për pretendimet e saj për 11 majin. Opozita, sipas Gjylametit sheh ëndrra sikur do fitojë në zgjedhje, ndërsa nga ana tjetër vetëm lincojnë dhe shajnë kolegët e mazhorancës në parlament.
Më tej, theksoi se kryebashkiaku Veliaj duhet të qëndronte ende në detyrë dhe të hetohej në gjendje të lirë. Opozita sipas saj me dy standarde me SPAK, teksa edhe sot militantët e PD-së ishin në SPAK për të mbështetur Berishën.
'Flasin për ëndrra. Ëndrra janë thoni, edhe dalin. Me linçimi dhe gjyq publik mendoni se do ju dalin. Më 11 maj, ëndrra do ju dali makth. Nuk ju voton se bëni gjyq publik. Nuk jeni alternativë. Jeni fije fije. Merreni me njëri tjetrin. nuk jemi ata që në darkë akuzojmë SPAK, në mëngjes e mbrojmë. Kemi mbajtur të njëjtën qëndrim nga dita A. në një shtet demokratik çdo njeri i prezumohet pafajësia deri në momentin që vërtetohet e kundërta. Erion mik shumë i mirë i imi dhe them me gojë plot nuk është mirë të ndërpritet kontrata e një kryetari bashkie, në detyrë.
Duhet të zbatohen standarde për Erionin dhe çdo kënd. Është i votuar dhe ka standarde drejtësie që duhet të zbatohen. Duke na cenuar do tërhiqemi. Merreni me çdo njërin prej nesh, nuk i hiqet fjala dhe nuk bëheni alternativë. Sa më shumë cenonin të drejtën e fjalës aq më shumë nuk ju dëgjojnë njerëzit. Çfarë bëtë sot? çfarë bëtë sot? Ishit atje me urdhër partie. Jeni pro apo kundra? Jeni ata që akuzoni apo ata që mbroni? Ndani mendjen.
Më 11 maj çdo thoni. Këto argumente, po përgatisni edhe një herë alibinë e humbjes. Alibia e radhës. Kur të shikoni që diaspora nuk do ju votojë? Jeni tërësisht paradoksal, jeni kontradiktorë. Do bëhen disa ndryshime në kod, për ti dhënë mundësinë që fleta të shkojë dhe të kthehet.
Keni bërë autogolin tuaj. Në fund, në fund njerëzit vlerësojnë punën. Vlerësojnë si ka ndryshuar Tirana, për kopshtet, qendrat, për rikthimin e Tiranës në qendër të Europës për turizmin. Shqipëria voton për PS, ka parë sesi këto reforma janë përkthyer në mirëqenie për shqiptarët. Në fund nuk votojnë për fjalën, por për atë program që kemi të gjithë së bashku. Jeni fjalë keni, merrni kompani marketingu. Qytetarët shohin atë kë kanë përballë. Në fund të ditës vlerësohet puna, reformat, vlerësohet koherenca.'
Deputetja socialiste, Etilda Gjonaj mbajti fjalën e saj në foltoren e parlamentit teksa foli edhe për arrestimin e Erion Veliajt.
Gjonaj mbështet Veliajn pasi sipas saj po përbaltet në mënyrë të padrejtë. Nga ana tjetër, gjykon se lënia e bashkisë pa kryetar është e padrejtë vetëm 3 muaj para zgjedhjeve.
'Ndjej keqardhjen e madhe që Erion Veliaj dhe familja e tij gjenden në këtë situatë sot. Nga njëra anë me përbaltjen e fytyrës së tij në mënyrë të padrejtë dha nga ana tjetër, beteja që duhet të bëjë me drejtësinë për të vërtetën e tij.
Lënia e Bashkisë Tiranë pa kryetar, në prag të zgjedhjeve është e padrejtë. Masa e sigurisë nuk duhet të jetë në disproporcionalitet përballë të mirës publike. Nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha në radhë të parë të ndërtojmë një politikë të shëndetshme.
Kujtojmë punën që ka bërë për një Tiranë më të mirë, për një Tiranë me infrastrukturë shumë më të zhvilluam në pastërtinë, në zhvillimin, me shumë aktivitete kulturore, sportive, sociale, me më shumë shërbime për ata që kanë më shumë nevojë. Nuk shoh asnjë lëkundje për çfarë kemi bërë për t’i dhënë vendin një sistem të ri drejtësie, ashtu sikurse s’ka lëkundje për të vijuar luftën kundër korrupsionit. Dhe sot, jo pak probleme kanë institucionet e drejtësisë, e kanë thënë dhe raportet ndërkombëtare. Drejtësia është shtylla kryesore e një shteti, por duhet të jetë në respektim me të drejtat e individit.'
Kryetrari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.
Ai tha se ministri gënjeu kur tha se policia nuk kishte pasur dijeni për mbështetësit e Erion Veliajt para GJKKO, ditën që u caktua masa e sigurisë arrest me burg.
‘Thërrisni në seancë ministrin e brendshëm që gënjeu publikun dhe Kuvendin në seancën e kaluar se nuk kishte pasur policia dijeni për prezencën e një turme të punonjësish para GJKKO dhe SPAK. Në mënyrë të pa precedentë policia jo vetëm nuk kishte bërë detyrën por nuk i ishte përgjigjur as thirrjes së Gardës së Republikës. Ministri jo vetëm duhet të dorëhiqet, por të shkarkohet. Thanë se ishte tubim i krijuar në mënyrë spontane, atëherë është tubim i paligjshëm dhe policia duhet të ndërhyjë që ta shpërndajë turmën. Por qëllimi ka qenë ti kërcënojë jetën gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nesti Angoni (I referohet Ballukut) ka dy seanca që mungon, nuk e di ku është zhdukur këto ditë’, tha ai.
Ndërkohë, Bardhi ka thumbuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS Blendi Klosi.
‘Për këtë sekretarin e përgjithëm doja të thosha se, unë jam krenar që s'jam pjesë e bandës së Vangjush Dakos dhe s'jam vendimmarrës me Vangjush Dakon dhe nuk bëjë pjesë në bandën ku ai bënë pjesë, po bixhozin e ka ves të vetin, lekët e vjedhura lë atje’, tha ai.
Deputetja e PD Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal edhe tek arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ajo tha se tashmë shqiptarët janë duke parë të të vërtetën e një sistemi të kalbur.
‘Arrestimi i 10 shkurtit (i Erion Veliajt) është pikë kthese. Shqiptarët po shohin të vërtetën e një sistemi të kalbur. Kemi parë vetëm majën e ajsbergut, nuk janë akuzat e ngritura vetëm për një kryetar bashkie por të një skeme të organizuar që zhvasnin paratë e shtetit. Është skemë që ka kapur të gjithë vendin. Kjo është ajo që bëri Ahmetaj dhe Ilir Beqaj. Ky është fillimi i shembjes së një kulture kriminale që për 12 vite ka vjedhur. Arrestimi i Veliajt nuk shënon fundin e korrupsionin, por tregon se korrupsioni ka hyrë në çdo vend', tha ajo.
Komente
