Politikë

'Shihni ëndrra me 11 majin', Gjylameti ironizon opozitën: Shkuat në SPAK me urdhër partie për Berishën! Veliaj duhet të hetohej i lirë, Tirana nuk mund të lihej pa kryetar

17 Shkurt, 11:58| Përditesimi: 17 Shkurt, 12:19

  • Share

 

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti foli në parlament, duke ironizuar opozitën për pretendimet e saj për 11 majin. Opozita, sipas Gjylametit sheh ëndrra sikur do fitojë në zgjedhje, ndërsa nga ana tjetër vetëm lincojnë dhe shajnë kolegët e mazhorancës në parlament.

Më tej, theksoi se kryebashkiaku Veliaj duhet të qëndronte ende në detyrë dhe të hetohej në gjendje të lirë. Opozita sipas saj me dy standarde me SPAK, teksa edhe sot militantët e PD-së ishin në SPAK për të mbështetur Berishën.

'Flasin për ëndrra. Ëndrra janë thoni, edhe dalin. Me linçimi dhe gjyq publik mendoni se do ju dalin. Më 11 maj, ëndrra do ju dali makth. Nuk ju voton se bëni gjyq publik. Nuk jeni alternativë. Jeni fije fije. Merreni me njëri tjetrin. nuk jemi ata që në darkë akuzojmë SPAK, në mëngjes e mbrojmë. Kemi mbajtur të njëjtën qëndrim nga dita A. në një shtet demokratik çdo njeri i prezumohet pafajësia deri në momentin që vërtetohet e kundërta. Erion mik shumë i mirë i imi dhe them me gojë plot nuk është mirë të ndërpritet kontrata e një kryetari bashkie, në detyrë.

Duhet të zbatohen standarde për Erionin dhe çdo kënd. Është i votuar dhe ka standarde drejtësie që duhet të zbatohen. Duke na cenuar do tërhiqemi. Merreni me çdo njërin prej nesh, nuk i hiqet fjala dhe nuk bëheni alternativë. Sa më shumë cenonin të drejtën e fjalës aq më shumë nuk ju dëgjojnë njerëzit. Çfarë bëtë sot? çfarë bëtë sot? Ishit atje me urdhër partie. Jeni pro apo kundra? Jeni ata që akuzoni apo ata që mbroni? Ndani mendjen.

Më 11 maj çdo thoni. Këto argumente, po përgatisni edhe një herë alibinë e humbjes. Alibia e radhës. Kur të shikoni që diaspora nuk do ju votojë? Jeni tërësisht paradoksal, jeni kontradiktorë. Do bëhen disa ndryshime në kod, për ti dhënë mundësinë që fleta të shkojë dhe të kthehet.

Keni bërë autogolin tuaj. Në fund, në fund njerëzit vlerësojnë punën. Vlerësojnë si ka ndryshuar Tirana, për kopshtet, qendrat, për rikthimin e Tiranës në qendër të Europës për turizmin. Shqipëria  voton për PS, ka parë sesi këto reforma janë përkthyer në mirëqenie për shqiptarët. Në fund nuk votojnë për fjalën, por për atë program që kemi të gjithë së bashku. Jeni fjalë keni, merrni kompani marketingu. Qytetarët shohin atë kë kanë përballë. Në fund të ditës vlerësohet puna, reformat, vlerësohet koherenca.'


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?