Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Bardhi: Rama ta shkarkojë, kryekrimineli mban peng Bashkinë e Tiranës! Rama presion drejtësisë

13 Shkurt, 13:06| Përditesimi: 13 Shkurt, 14:15

  • Share

 

Gazment Bardhi nga Kuvendi kërkoi që kryeministri Rama të shkarkojë Erion Veliajn si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Bardhi tha se Rama po i ushtron presion drejtësisë.

"Të bësh avokatinë e një njeriu të korruptuar, kryetar kriminel i Bashkisë së Tiranës, do të duhet që Rama ta shkarkonte kryekriminelin që mban peng zyrën e Bashkisë së Tiranës. Bashkia është e qytetarëve, kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet, kjo seancë duhet të ketë vetëm një diskutim, zbatimin e ligjit nga kryeministri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës. E kuptoj që ia e tmerron për shkak të informacioneve që ka dhe premtimin publik që ka bërë se do ta marrë edhe kryeministrin me vete. Rama i ka kërkuar ILD, duke kërcënuar gjyqtarët me shkarkim, sipas ligjit për qeverisjen vendore, çdo kërkesë ë për të kryer hetime dhe inspektime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve jashtë procedurës së ligjit sjell përgjegjësi sipas ligjit. Duhet të dënojmë veprimin kriminal të Ramës që përmes vëllait të ish-ministres së vet kërkon të ushtrojë presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët", tha Bardhi. 


Lajmi kryesor:

Tensione në Kuvend/ Deputetët PD përplasen me gardën! Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën! Noka i hedh shishe ministrit e Spiropalit, përjashtohet! Ndryshimet e Kodit shtyhen të hënën


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?