TIRANË- Momente debati dhe tensione që degraduan deri në veprime dhune nga deputetët e PD-së shoqëruan sot seancën e Kuvendit që nisi prej orës 10:00 dhe u mbyll në orën 14:30 pa u hedhur në votim pr/ligjet e rendit të ditës, mes tyre ndryshimet në kodin zgjedhor për votën e diasporës dhe shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Opozita përqëndroi sulmin politik tek arrestimi nga SPAK i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ndërkohë maxhoranca kujtoi vrasjet e 21 janarit të cilat ende nuk janë zbardhur.
Ndërkohë ministria Balla i kujtoi Berishës 500 mijë eurot që ka paguar zyrën e avokatisë për t’i hequr non gratën në Londër, zyrë e cila sipas Ballës mbron kriminelët serbë kundër UÇK. Kjo si duket irritoi Nokën, i cili me ta dëgjuar këtë deklaratë u ‘turr’ drejt Ballës dhe e sulmoi me shishe uji, çka i shkaktoi dhe përjashtimin. Nga ana e tij Berisha akuzoi ministrin Manja se ka marrë 500 mijë euro nga çunat e Londrës.
Deputetët e PD-së në tentativë për të bllokuar foltoren u përplasën me gardën. Deputeti i PD-së Petrit Doda shkuli mikrofonin e tentoi të godasë ministrin Balla, ndërsa Flamur Noka tentoi të godasë edhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali me shishe uji teksa fliste, por e ndaluan gardistët. Opozita kërkon shkarkimin e Erion Veliajt dhe kërkuan Ramën në Kuvend, ndërsa Spiropali tha se duhet respektuar prezumimi i pafajësisë.
Seanca u ndërpre 2 herë gjatë ditës ndërsa kryetarja e Kuvendit disa herë paralajmëroi se do e mbyllte nëse do vijohej me tensione
"Nëse kjo seancë do të kthehet në një seancë fyerjesh, shpifjesh e kthehet në mejdan e qenef do të mbyllet seanca do të merret koha e pushimit do të përjashtohet ai që e përdor dhe do kalojmë direkt në votim. Uluni zoti Noka keni prishur mikrofonat se do të përjashtoheni nga seanca. Ju fyertjet I përdorni boll. Nëse ndodh ju paralajmëroj se do të ndodhë.
Në momentin kur seanca u ndërpre për herë të dytë, për të kaluar në votim deputetja demokrate Elda Hoti mblodhi kartat e ligjvënësve socialistë me qëllim që të pengojë votimin në Kuvend. Ndësa kur seanca rifilloi në 14:30 njoftoi mbylljen.
"Uroj që të hënën të vini me mend të tjera" tha Spiropali duke caktuar seancën e radhës në orën 10:00 të së hënës.
Por gazetarja e Report Tv Esiona Konomi tha se shkak për shtyrjen e seancës dhe mos hedhja në votim e pr/ligjeve në rendin e ditës ishte mungesa e kuorumit nga PS.
PS nuk i kishte 71 kartona jeshil që duhen për të votuar disa nga pr/ligjet në rend dite, ndërsa për ndryshimet në kodin zgjedhor për votën e diasporës duhen 84 vota, që as këta nuk ishin.
Tensione te tjera
Nga foltorja Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Ramën se e ka dërguar Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit për ti mbyllur gojën, me Xhevdet Troplinin, një eksponent i njohur i botës së krimit. Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën pasi ishte jashtë procedure, ndërkohë që Garda rrethoi foltoren. Spiropali vendosi 5 minuta pushim.
Pas 5 minutave Berisha rifilloi fjalimin e tij në foltore duke përsëritur kërkesën që Rama të jetë i pranishëm në Kuvend.
““Kërkoj që Edi Rama të rikthehet në Tiranë në mënyrë urgjente dhe që të mos qëndrojë në Durrës ku ka dërguar edhe Erion Veliajn. Ka dërguar atje Xhevdet Troplinin, duke kërcënuar. Rama të ndërpresë presionin ndaj të burgosurit Erion Veliaj. E çoi në Durrës për ta trajtuar Troplini. Do përgjigjet Rama nëse ju ndodh gjë prokurorëve e gjyqtarëve." tha Berisha.
Elisa Spiropali: Kjo nuk është seancë gjyqi.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën edhe kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhi i cili kërkoi që kryeministri Rama të shkarkojë Erion Veliajn.
Elisa Spiropali: Respektoni prezumimin e pafajësi.
Gazment Bardhi: Mos e vuaj kaq shumë arrestimin e Erion Veliajt. Në vend që ti kërkoni kryeministrit shkarkimin e një hajduti vini na flisni për dinjitetin e Veliajt
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 për akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Dje GJKKO konfirmoi masën e sigurisë 'arrest në burg' ndërsa ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim me paraqitje për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Në detyrim me paraqitje, janë lënë dhe 5 biznesmenë të cilët akuzohën për korrupsion aktiv.
Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, teksa u ndal tek kostoja e postës për votën e emigrantëve, tha se kostoja shkon 30 deri në 40 euro.
“Në këtë projektligj ne adresojmë edhe një shqetësim tjetër. Kërkesa që kanë pasur shumë qytetarë që kostot e postës, posta e shpejtë dhe e sigurt që ka një kosto jo të lirë, rreth 30-40 euro kosto për votë, kjo të përballohet nga buxheti i shtetit. Kjo është një lehtësi, sepse ne i mbajmë këta njerëz të angazhuar, u lehtësojmë ushtrimin e votës së tyre dhe nuk ka asgjë partiake këtu”, pohoi ai.
Sipas deputetit të PS-së, ndryshimet në Kodin Zgjedhor po bëhen për të adresuar problematikat, për lehtësitë administrative që ka kërkuar KQZ për më shumë kohë, me qëllim që zarfi të shkojë dhe të vijë te qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë në kohë.
“Në këtë projektligj ne adresojmë edhe një shqetësim tjetër. Kërkesa që kanë pasur shumë qytetarë që kostot e postës, posta e shpejtë dhe e sigurt që ka një kosto jo të lirë, rreth 30-40 euro kosto për votë, kjo të përballohet nga buxheti i shtetit. Kjo është një lehtësi, sepse ne i mbajmë këta njerëz të angazhuar, u lehtësojmë ushtrimin e votës së tyre dhe nuk ka asgjë partiake këtu”, pohoi ai.
Ndërkohë nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi kërkoi që t’i jepet mundësia të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të votojnë më 11 maj, pavarësisht se nuk kanë një kartë biometrike shqiptare, por kanë të shtetit ku jetojnë.
‘Janë 4.7 milionë shtetas shqiptarë në regjistrat e gjendjes civile. 3.7 milionë janë në listën e zgjedhësve. 79% e gjendjes civile janë shtetas me të drejtë vote. Ndërsa llogariten rreth 150 mijë deri 200 mijë shtetas që nuk kanë dokumente biometrike shqiptare por të shtetit ku jetojnë dhe ata duhet të lejohen të votojnë. Mundësia për t’u regjistruar teknikisht është e mundur në KQZ, ju duhet të bini dakord. Të drejtën e votës duhet ta kenë të gjithë shqiptarët, me dokumente të huaja, të kenë të drejtë të votojnë. Jepini mundësi të gjithë qytetarëve të votojnë”, u shpreh ai.
Seanca plenare është shtyrë për të hënën në orën 10:00 pas tensioneve. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i tha opozitës se uron që të hënën të vijë me mend të tjera.
“Uroj shumë që të hënën në 10 të vini me mend tjetra, të respektoni qytetarët që na kanë votuar. Ti kthehemi normalitet”, tha Spiropali.
Kuvendi është ndërprerë për shkak të tensioneve pasi Flamur Noka tentoi të godasë me shishe uji ministrin Taulant Balla dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Kjo e fundit ka ndërprerë seancën, por kreu i grupit të PS, Niko Peleshi po negocion me Flamur Nokën e deputetët e PD se si do vijohet me seancën.
Pra, do vijojnë diskutimet në sallë, apo seanca mbyllet duke kaluar në votim.
Deputetja demokrate Elda Hoti ka mbledhur kartat e ligjvënësve socialistë me qëllim që të pengojë votimin në Kuvend.
Pamjet e siguruara nga Report Tv, janë në momentin kur seanca ishte e ndërprerë, për shkak të dhunës së deputetëve demokratë.
Por, mësohet se Hoti ka marrë disa prej kartave të deputetëve, që në nisje të seancës.
Seanca plenare në Kuvend u karakterizua nga tensione të shumta, aq sa degradoi deri në dhunë. Flamur Noka tentoi të godasë ministrin Taulant Balla e kryetaren e Kuvendit me shishe uji. Por, pse u irritua Noka? Para këtij incidenti të rëndë, ministria Balla po i përgjigje akuzave të Berishës sipas të cilit ministri Manja ka marrë 500 mijë euro nga çunat e Londrës.
Por, Balla i kujtoi Berishës 500 mijë eurot që ka paguar zyrën e avokatisë për t’i hequr non gratën në Londër, zyrë e cila sipas Ballës mbron kriminelët serbë kundër UÇK. Kjo si duket irritoi Nokën, i cili me ta dëgjuar këtë deklaratë u ‘turr’ drejt Ballës dhe e sulmoi me shishe uji.
“Më 11 maj do regjistrosh humbjen më të thellë, sa ajo e ‘97 do të duket lule. Ju të tjerët që ju rren mendja se me primare do ju fusë ky në listë, ju s’do plotësoni dot listën e mbyllur. Janë 47 vende në listën e mbyllur ju nuk kapni dot 35 vende. Meqë bëni këtu llogaritë. O Sali, dëgjo këtu. Bëre llogaritë e Veliajt, sa për ato llogari, ato deri më tani janë dyshime. O Sali jep përgjigje popullit thuaj ku i ke gjetur ti, 500 mijë euro në Londër të zyra avokatare që mbrojnë kriminelët serbë kundër UÇK. Thuaj cik shqiptarëve ku i ke gjet 500 mijë euro, meqë akuzon Ulsiun, apo t’u kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe ja faturove Ulsiut. Nuk paguan qeveria shqiptare fature avokatie. PS do vijojë të ketë standard, çdo i akuzuar avokatin ta paguajë vet, por prezumimi i pafajësisë është element kryesor”, tha Balla.
Tensione në Kuvend. Flamur Noka tenton të godasë ministrin Balla e Elisa Spiropalin me shishe uji teksa fliste, por e ndaluan gardistët. Noka e hodhi në fillim shishen në drejtim të Ballës, por e ndaluan gardistët.
"Merreni këtë se është i çmendur", tha Balla.
Spiropali e përjashtoi Nokën nga seanca. Ndërkohë, teksa po largohej Noka e hodhi shishen edhe në drejtim të Spiropalit.
Nëse e ktheni këtë seancë në mejdan dhe qenef, do mbyllet seanca dhe do përjashtohet ai që e përdor këtë fjalor dhe kalojmë në votim. Po ju paralajmëroj.
Keni prishur mikrofonët. Paralajmërim, vërejtje dhe përjashtim nga seanca. Ju paralajmëroj se do ketë pasoja. Ulu në vend.
Kreu i selisë blu, Sali Berisha, foli për të disatën herë nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar kundërshtarët dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion.
Ai rikujtoi shpenzimet e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliajt, implikoi ministrin Ulsi Manja për 500 mijë euro të sjella nga Anglia sipas tij nga “çunat e Londrës”.
Më tej kërkoi edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kthimin e tij në Parlament.
“E kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri. Është e regjistruar, se Ulsi Manja i janë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Përveç 500 mijë euro që i kanë dërguar çunat, Ulziu (ia ngatërron mbiemrin qëllimisht) kërkon çantën Luiz Vuton. Velica nuk është fyerje, në dialektin toskërisht ka marrë mbiemrin e atij, po që e shoqja e Veliajt të ketë blerë rroba e bizhuteri sa e shoqja e Asadit. 100 mln euro djegësi i Tiranës”, tha ai.
Më tej i kërkoi kryeparlamentares Spiropali që të kthehej në Kuvend dhe të dorëhiqej, duke paralajmëruar edhe zhvillime të tjera.
“Zonja kryetare, të vij urgjent Edi Rama në Parlament dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme. Prisni se do ketë të tjera gjëra. Do ketë zhvillime. Unë jam njeri që respektoj, nënat motrat e bashkëpunëtoreve të mia. E patë se si shpërtheu, prisni, do ketë të tjera”, u shpreh kreu i PD.
Gazment Bardhi nga Kuvendi kërkoi që kryeministri Rama të shkarkojë Erion Veliajn si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Bardhi tha se Rama po i ushtron presion drejtësisë.
"Të bësh avokatinë e një njeriu të korruptuar, kryetar kriminel i Bashkisë së Tiranës, do të duhet që Rama ta shkarkonte kryekriminelin që mban peng zyrën e Bashkisë së Tiranës. Bashkia është e qytetarëve, kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet, kjo seancë duhet të ketë vetëm një diskutim, zbatimin e ligjit nga kryeministri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës. E kuptoj që ia e tmerron për shkak të informacioneve që ka dhe premtimin publik që ka bërë se do ta marrë edhe kryeministrin me vete. Rama i ka kërkuar ILD, duke kërcënuar gjyqtarët me shkarkim, sipas ligjit për qeverisjen vendore, çdo kërkesë ë për të kryer hetime dhe inspektime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve jashtë procedurës së ligjit sjell përgjegjësi sipas ligjit. Duhet të dënojmë veprimin kriminal të Ramës që përmes vëllait të ish-ministres së vet kërkon të ushtrojë presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët", tha Bardhi.
Tensione dhe sherr në Kuvend. Kaos në foltore. Opozita vërsulet drejt foltores kur ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla mori fjalën, për të folur për Diasporën dhe zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa kryeparlamentarja Spiropali njoftoi fjalimin, deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe më pas të tjerët, duke u grupuar.
Në këtë moment ndërhyn Garda dhe bllokohet foltorja. Deputeti Petrit Doda disa herë tentoi ta godiste me një mikrofon të shkulur ministrin, nga distanca e afërt. Gardistët e rreshtuar e penguan, kurse Spiropali tërhiqte vëmendjen që të lejohej mbajtja e fjalës. Balla u kujtoi kolegëve opozitarë se çfarë përfaqësonin dhe se Diaspora do i votonte kundër më 11 Maj.
“Që ju përdor ai atje, ‘bufi i kënetës’, ai atje (i drejtohet Berishës). Do ju mundim më thellë se herë tjetër. Kaloja Gazit se e njeh mirë. Më 11 Maj do e shihni”, tha Balla ndër të tjera
Tirane- Kreu i PD-së ka vijuar akuzat e tij sot nga foltorja e Parlamentit ditën e sotme ndaj kundërshtarëve socialistë për lidhje me korrupsionin dhe krimin.
Ai tha se Veliaj nuk mund të mbrohet, teksa akuzoi edhe ministrin e Jashtëm Igli hasani, që e akuzoi për nënshkrimin e ligjit të censurës me ish-sekretarin amerikan Anthony Blinken siç e quajti ai dhe që “të dy e kanë vendin në burg”.
Madje ndërsa u ngatërrua teksa fliste për Jorgo Goron dhe Olta Xhaçkën, ku të parin e bëri të dënuar teksa sot ishte dhënë vetëm pretenca për 3 vite burg nga SPAK, e ngatërroi deputeten socialiste me kolegen e saj Blerina Gjylameti që ndodhej në sallë.
Kurse për Gjylametin tha se burri i saj dilte te kompania konsulentë kur ishte ‘Lul Brava’ për hetimin e kryer nga SPAK ndaj “Rithemelimit”, që shtoi se u bë me “urdhër të Blinken”.
Duke i kujtuar replikën e bërë vite më parë, kur Gjylameti sapo ishte futur në Kuvend, deputetja socialiste iu drejtua Berishës se njëjtë si dhe atë kohë gjuha e përdorur nga një njeri si ish-kryeministri i cili është gjysh dhe baba nuk është adekuate të përdoret para grave të Kuvendit.
Fjala e Berishës: “Si mund të mbrohet Veliaj. Ndërkohë që janë shpenzuar 1 milionë euro njëlloj si Lajla Assadi. Si mund të mbrohet, më thoni ju. Ku shkoi ky Igli, që nënshtroi protokollin e censurës. Te ai do përfundojë edhe ky. Po, po, po Damian? Ku shkoi? Iku ai. Ai do përfundojë te drejtësia amerikane (Blinken), ky do dënohet këtu. Ia hoqi fotografitë, e morët vesh.
Goro dënohet 3 vjet burg, o Olta ku je? Po ai dënohet, kurse për Oltën ka amnisti.
Ku je, ja ku... më fal Blerina (Gjylameti) se të ngatërrova me të... (qesh). Kam edhe diçka për ty, do ta them më vonë!
Më hetuan se mora kompaninë e Blerinës për skenën e Kuvendit të 11 dhjetorit. SPAK nuk guxoi ta thërrasë burrin e Gjylametit. Morën vetëm ortakun tjetër. Del Lul Brava dhe bën denoncimin, e ndihmoi Rama me burrin e Gjylametit. Pyes unë, po ç’ne. SPAK tani, me urdhër të Blinken, Kim etj., nisën hetim për Rithemelimin këta. Shikoj unë kompaninë aty, ishte bashkëshorti kësaj zonjës, Gjylametit. Por nuk u thirr ai. Nuk u thirr kurrë, pse. Se ishte bashkëshorti i Gjylametit, atje do përfundoni ju më 14 maj të gjithë”.
Blerina Gjylameti: “Doktor i dashur, do të them i dashur për shkak të moshës që ke. Replikën e parë që kemi pasur së bashku daton nga 2014. Unë nuk kisha shumë që kisha hyrë në këtë parlament dhe kur të jam ngritur, të jam ngritur e martuar Doktor, dhe replikën e parë e kemi pasur për gjuhën e papërshtatshme të një zotërie në moshë kundrejt zonjave, dhe të jam ngritur këtu afër.
Dhe një gjë që mbaj mend nga pamja jotja, ka qenë ajo pamja e frikësuar që në një grua t'u afrua për ë të thënë stop me këtë gjuhë se nuk i shkon as moshës, as thinjave, as babait të një vajze, as gjyqit të mbesave, por e as njeriu që kur erdhi në pushtet erdhi për fjalën e lirë, për demokracinë.
Dhe ndërkohë Doktor një gjë dua të them, sot do të ngrihem për atë gjë unë të thashë pak më parë dhe vazhdoj ta them, gjuha që përdor është gjuha më e turpshme për moshën që je”,
“Nga nga tjetër po të them një gjë, bashkëshorti im quhet Kostika Gjylameti dhe në familjen time tij nuk je mbajtur njeriu i drejtë, korrekt. Je njeriu që iu shkarkove nënën dhe babin brenda një ditë. E përmende vjehrrin tim, këtu dhe më përmende mua si pjesë e nemoklaturës, je ti që më ke përmendur babain.
Bashkëshorti im do të shkonte në SPAK në moment që do të thërritet sepse një drejtor kompanie nuk është pronar kompanie. Gjyqet publike kanë mbaruar në 1992.
Mes debateve dhe tensioneve në Kuvend ditën e sotme, nuk munguan as batutat dhe ironitë në distancë. Një sekuencë prej tyre ishte edhe diskutimi-replikë mes deputetit Dashnor Sula dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Teksa debatoi me të, deputeti demokrat u ankua për procedurën dhe kohën e fjalës, kurse më tej u kujtoi socialistëve veshjet e shtrenjta dhe luksin.
“Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutueseve nuk është normale, por shkelje e rregullores. Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë”, tha Sula për rendin e ditës dhe problematikat ligjore.
Spiropali iu përgjigj:
“Nuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje. Deri tek burri i dheut nuk e prisja, përmbahu tek procedura”.
Por Sula shkoi më tej duke i kujtuar edhe veshjet.
“Zonjë e nderuar, se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera!”, tha ai.
Spiropali replikoi në moment duke i thënë:
“Të kam parë, nuk vishesh keq as ti zoti Sula...”.
Teksa deputeti Damian Gjiknuri fliste për konsensusin mes PD dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës, nuk munguan ironitë dhe thumbimet në distancë mes palëve.
Ishte kreu i PD, Sali Berisha që pyeti Gjiknurin, teksa ky i fundit i kujtoi “marrëdhëniet e mira politike me Bylykbashin” dhe i kujtoi ish-kryeministrit se “me ty nuk kam mundësi takimi”.
“Ke marrë pjesë ti me Dor Duçkën me financimin e bixhozit në Monte Carlo?”, e pyet Berisha nga distanca. Dhe vijon teksa Spiropali i tërheq vëmendjen ai vijon: “Zonjë... A quhesh ti Damian. Apo ai Damian?!”.
Në këtë moment ndërhyn edhe deputeti Bardhi, që e çon më tej pyetjen ironizuese:
“E ka për emigrantët në Monte Carlo...”.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, duke marrë fjalën për ndryshimet e domosdoshme në Kod për votën e emigrantëve, iu përgjigj kolegut socialist Gjiknuri, që i përmendi emrin për konsensualitet palësh.
“Nuk e di Damian për çfarë e kishe ti, por ju kanë plasur ujërat e zeza, s’po lini ambulanca e shërbime gjithandej. Ndaj lëri këto filma me konsensualitete”, tha Bylykbashi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bllokuar foltoren e Kuvendit për minuta të tëra, teksa diskutohej në seancën plenare të radhës.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali kërkoi fjalime vetëm për procedurë, por Opozita herë pas here dilte nga rendi i ditës dhe rregullorja, duke ngritur akuza publike dhe përmendur emra të shoqëruar me fyerje.
Teksa Spiropali i kërkonte që “si deputeti më i vjetër ta respektonte rregulloren dhe procedurën”, vijoi t’i kërkonte që “të lironte foltoren”.
“Nuk është për procedurë. Ju lutem, merruni vesh me njëri-tjetrin, përmbajuni procedurës”, tha Spiropali.
Por pas debateve, ajo lejoi fjalën e tij po për procedurë.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se po i bë presion drejtësisë, ka shkuar në Durrës për t’u kujdesur për Erion Veliajn dhe që të kthehej në Parlament. Ai kërkoi ligjin kundër Xhorxh Sorosit që të kalonte në Parlament, teksa theksoi se prokurori i dosjes së kryebashkiakut nuk i ka përfshirë të gjitha provat në dosje.
“Kërkoj që Edi Rama të rikthehet në Tiranë në mënyrë urgjente dhe që të mos qëndrojë në Durrës ku ka dërguar edhe Erion Veliajn. Ka dërguar atje Xhevdet Troplinin, duke kërcënuar. Rama të ndërpresë presionin ndaj të burgosurit Erion Veliaj. E çoi në Durrës për ta trajtuar Troplini. Do përgjigjet Rama nëse ju ndodh gjë prokurorëve e gjyqtarëve.
Ju garantoj se do përgjigjeni të gjithë, i ka kapur tërbimi, i papërgjegjshëm, shumë e rrezikshme për vendin. Pasi vetë ka marrë fund përfundimisht. Le t’i fshijë 100 herë fotografitë e Soros, Yuri Kim dhe të tjerëve nga mediat e tij, ai është i damkosur si kukull e Xhorxh Sorosit. Mendoni se do paguajnë shqiptarët për Sorosin? Ligji për ndalimin e fondacionit dhe organizatave sorosiane që të kenë bashkëpunim me institucionet shqiptare, duhet të sillet e të votohet.Ja cfarë nuk ka futur prokurori për Velicën (mban në dorë dhe tund disa dokumente), Ku është Bushka, ku është Klotilda, ja çfarë nuk ka futur, që po t’i fuste do dilte si Lajla Asadi, që i doli gardëroba 1 mln euro, por këto 870 mijë euro të Velicës nuk i ka futur prokurori, ja ku i ke”, i drejtohet sallës dhe deputetëve socialistë”, tha Berisha. Ndërsa ai vijoi të mbante fjalën, Spiropali e hoqi fjalën dhe vijoi me rendin e ditës, në Kodin Zgjedhor”, tha ai mes të tjerash.
Deputeti Socialist Toni Gogu iu përgjigj deputetit demokrat Gazment Bardhi për akuzat e hedhura, kur mori fjalën për procedurë.
Deputeti socialist kujtoi se kolegët e tij po keqpërdornin sallën e Parlamentit me shantazhe, intimidime, fyerje dhe akuza.
“E kanë bërë si tur drush, që djegin çdo gjë që del përpara. Shantazhojnë këdo, edhe kryetaren e Parlamentit. Por dihet se ka nisur gara për Primaren dhe kanë hallin për listën e deputetëve, ndaj duan të prishin edhe seancën sot në Parlament”, u shpreh ai.
Dhe ndërsa fliste, Gogu ndërpritej nga krahu tjetër nga deputeti Bardhi, që lëshonte akuza në distancë dhe krijonte zhurmë që kolegu të mos dëgjohej.
"Duhet të jesh në burg bashkë me Veliajn...!", tha nga distanca deputeti demokrat.
Kurse Gogu vijoi fjalën e tij.
“Kur i pret fjalën një kolegu, do të thotë se nuk je rritur mirë. Je në një familje ku njihet dhuna, bridashi, djegia e karrigeve. Çdo shqiptar e di kush është kryeshatazhuesi i drejtësisë shqiptare dhe sot vjen që të duartrokasi veprimet e drejtësisë së re”, i drejtohet ai Bardhit, që vijonte të fliste nga vendi dhe e ndërpriste.
Madje deputeti demokrat vijoi ilaritetin e tij verbal edhe pasi Gogu u ul në përfundim të fjalës së tij.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama ka shkuar në Durrës që t’i çojë Erion Veliajt në qeli Troplinin që t’i mbyllë gojën.
Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën pasi ishte jashtë procedure, ndërkohë që Garda rrethoi foltoren. Spiropali vendosi 5 minuta pushim.
“Kërkoj rikthimin urgjent të padrinos, që po shkon në Durrës për ti dërguar Troplinin në qeli Veliajt”, tha Berisha.
Kuvendi u përfshi në debat lidhur me arrestimin e Erion Velisë, kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Gazment Bardhi: Punonjësit batakçi, hajdutë të bashkisë së Tiranës.
Elisa Spiropali: Nuk jua lejoj, keni quajtur njerëz të korruptuar, hajdutë nga ai mikrofon pa vendim gjykate. Respektoni prezumimin e pafajësisë, dinjitetin njerëzor. Keni ditë e vite që nuk respektoni minimunin njerëzor.
Sa herë që u vjen në derë, në anën tjetër nuk lini njeri pa I çuar para dyerve të SPAK për ti quajtur kriminelë e grup I strukturuar kriminal. Lejoni drejtësinë të bëjnë punën e saj pa ndikime politike e mediatike.
Gazment Bardhi: Mos e vuaj kaq shumë arrestimin e Erion Veliajt. Ndryshe nga ju unë nuk jam në parlament për të nbrojtur një të korruptuar dhe shantazues prokurorësh
Debate të forta në sallën e Parlamentit për situatën e ditës së djeshme, kur vlerësohej masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit e të Tiranës për mosveprim në grumbullimin e djeshëm te SPAK nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Bardhi i quajti “batakçinj” drejtorët e bashkisë, teksa kërkoi masa edhe ndaj drejtuesve të Policisë.
“Emrin s’ia dimë ministrit të Brendshëm, dimë që është emëruar nga bandat. Por dua të denoncoj precedentin e djeshëm ku një turmë kanë pushtuar ambientet e jashtme të SPAK dhe nuk a pasur polici për grumbullimin e paligjshëm, mungesa e policisë atje, me një grup personash të filmuar dhe identifikuar, drejtorët e bashkisë së Tiranës që urdhëronin punonjësit e administratës që të dilnin në mbështetje të një personi të akuzuar për miliona euro vjedhje. Jo vetëm që nuk ka pasur asnjë veprim për tubimin e paligjshëm dhe mungesë të Policisë duke mos vepruar, por u pengua edhe transferimi i të arrestuarit për korrupsion për ta dërguar anë paraburgim”, tha ai.
Më tej kërkoi edhe masat ndaj tyre.
“Duhet të merren masa që nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe deri më poshtë, kjo nuk ka ndodhur kurrë, këta njerëz paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës. Nuk kemi dëgjuar asnjë procedim penal ndaj drejtorëve batakçinj, hajdutë, të Bashkisë së Tiranës për protestën e paligjshme dhe bllokimin, dhe asnjë masë ndaj këtyre personave që bënë shkeljen dhe bllokuan për orë të tëra rrugë të Tiranës”, tha ai.
Ministri Ervin Hoxha u kundërpërgjigj duke mohuar se Policia nuk veproi pas grumbullimit të panjoftuar të simpatizantëve të kryebashkiakut.
“Nuk është e vërtetë, dje në mënyrë të menjëhershme simpatizantë janë grumbulluar te SPAK për të mbështetur kryetarin e Bashkisë. Nuk jemi në kushtet e një lajmërimi për protestë, por në kushtet kur këta simpatizantë donin të ishin prezent në dhënien e vendimit. Kur këta u grumbulluan, u dërguan edhe forcat e Policisë atje deri në fund të vendimit. Është e vërtetë që për grumbullim të menjëhershëm pati bllokim, por nuk është e vërtetë që Policia e Shtetit nuk mori masa, por shkuan për të siguruar perimetrin e SPAK. Menjëherë pas grumbullimit kanë shkuar efektivë të policisë. Dhe për të theksuar, dje nuk ka pasur asnjë incident, e theksoj asnjë dëm gjatë atij grumbullimi dhe asnjë shkelje”, u përgjigj ministri.
Ka nisur sot seanca plenare në Kuvend, ku është folur edhe për nismën e barazimit të taksës 20% në Bujqësi.
Deputeti Erion Braçe vuti në dukje se KQZ e ka bllokuar këtë nismë në mënyrë të padrejtë dhe i kërkoi Parlamentit të ecej përpara, duke përsëritur edhe njëherë se do e paguante ai gjobën e KQZ.
Braçe shprehu shqetësimin pse Celibashi pezulloi nismën e tij për TVSH. Madje nuk mungoi edhe debati në sallë me deputeten demokrate Çupi, e cila kërkoi t’i pritej fjala. Braçe i kujtoi se po fliste për procedurë dhe “jo për qiellin”, duke i rekomanduar që “të lexonte ndonjë gjë”.
“Unë rekomandoj të ecim përpara me nismën. Edhe nëse KQZ vendos gjobë, na penalizon, gjobën do e paguaj unë”, tha deputeti socialist ndër të tjera.
“Më vjen keq. Komisioneri nuk e ka lexuar. Ka parë vetëm titullin”, u shpreh Braçe.
Kurse deputeti Dashnor Sula iu kundërpërgjigj, duke thënë se në Komisionin e Ekonomisë dhe Ligjeve është diskutuar “Paketa e maleve” me qëllime elektorale dhe se PS nuk ka bërë asgjë për Bujqësinë ndër këto vite, duke u kujtuar tani në fushatë, që i quajti edhe “lotë krokodili”.
Nisma e propozuar nga deputeti Erion Braçe kërkon barazimin e TVSH-së 20%/në bujqësi, pasi sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimbursimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20%. Me argumentin se ky projektligj nuk sjellë favore tatimore, Komisioni i Ekonomisë kërkoi sqarime nga KQZ se ku preket kodi.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Normal Elda hoti ka kujte i ngjane per te vjedhur...babait te vet. I denuar ne europ per trafik qenjesh njerzore prosituzion vjedhje e trafik armesh .droget etjera.... Na ka nderru edhe emrin zotria dhe e bija na kaperdiset me mulu horrdheqet e familjes.
PërgjigjuPo ky MIU i PUSETAVE petrit Doda nga doli ???? Apo po vijnë ZGJEDHJET dhe do ti tregoj KRYEKRIMINELIT Sali Berisha qè Uné jam USHTAR mé i miré sesa Nul Moka i ZI
PërgjigjuKafsh
PërgjigjuO Sal or pjesë e gjindies të tropojës a mund të më thuash : 1 ku igjen paret që fillove në FR. E DOLE NË ANGLI PËR TU SHFAQËSUAR, 1ku i gjenë parat SHKËLSENICA PARET E QEJFEVE,NË VËNDE EKZOTIKE?PARAT PËR GARDEROPËN E SAJ???SALI MOS U MSHIF PAS P.D. POR SHKO E SHFAJËSOU NË TROPOJ PËR ATO QË KE BËRË,PO PËR 21 JANARIN A KE BURËRIN TË PRANOSH QË KE DASH TË BLESH GJAKUN????SALI A E KE OTURAKUN ME VEHTE????SALI SA NIPA E MBESA KE NGA SHKËLZENICA ME ATË GJOKSË TË HIJSHËM. JAM I DETYRUAR TË TË SHKRUAJ KËSHTU SE JE NJERIU MË I PA MORALSHËM E TRADHËTAR I KOMBIT.
PërgjigjuFOLI BARDHA
PërgjigjuFlamur Noka, nje bandit, felliqesire, njeri agresiv, injorant, t'i japesh atij nje pistolete, edhe mund te vrasi ne Parlament. Nje turp per zgjedhesit demokrate qe mbajne nje qenef si puna e tij. Shpresoj qe te mos ia dali vetem me nje perjashtim, por me ndjekje penale se me dy here ka tentuar te godasi per te sulmuar nje funksionar shteti, dhe sikur shishja e mbushur te kishte kapur Elisen, meqenese gardisti ishte shkurtabiq dhe mezi e ndoqi trajektoren, asaj mund t'i kishte shkaktuar deme fizike. Flamur Noka eshte turpi i atij Parlamenti, por e mban afer plaku matuf e gjakpires Sali Berisha, se ushtare kamikaze si Flamur Noka i japin akoma gjake per te pire et per te dhunuar popullin shqiptar.
PërgjigjuDo te dalin dhe ty pislliqet o bardh gojorja
PërgjigjuOre mire veliajn e arrestuan, po sala cpune ka. Ky ka pervete ceshtje te hapur, ja ca i ka akuzuar ky prokurore e gjykates nuk i ka akuzuar njeri.
Përgjigju