Teksa deputeti Damian Gjiknuri fliste për konsensusin mes PD dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës, nuk munguan ironitë dhe thumbimet në distancë mes palëve.
Ishte kreu i PD, Sali Berisha që pyeti Gjiknurin, teksa ky i fundit i kujtoi “marrëdhëniet e mira politike me Bylykbashin” dhe i kujtoi ish-kryeministrit se “me ty nuk kam mundësi takimi”.
“Ke marrë pjesë ti me Dor Duçkën me financimin e bixhozit në Monte Carlo?”, e pyet Berisha nga distanca. Dhe vijon teksa Spiropali i tërheq vëmendjen ai vijon: “Zonjë... A quhesh ti Damian. Apo ai Damian?!”.
Në këtë moment ndërhyn edhe deputeti Bardhi, që e çon më tej pyetjen ironizuese:
“E ka për emigrantët në Monte Carlo...”.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, duke marrë fjalën për ndryshimet e domosdoshme në Kod për votën e emigrantëve, iu përgjigj kolegut socialist Gjiknuri, që i përmendi emrin për konsensualitet palësh.
“Nuk e di Damian për çfarë e kishe ti, por ju kanë plasur ujërat e zeza, s’po lini ambulanca e shërbime gjithandej. Ndaj lëri këto filma me konsensualitete”, tha Bylykbashi.
Lajmi kryesor:
Tensione në Kuvend/ Deputetët PD përplasen me gardën! Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën! Noka i hedh shishe ministrit e Spiropalit, përjashtohet! Ndryshimet e Kodit shtyhen të hënën
A.Q/I.M/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)