Politikë

Kuvendi nis me debate, Braçe: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, do e paguaj unë gjobën, të ecim para! Sula e kundërshton: Lot krokodili, asgjë s’keni bërë

13 Shkurt, 10:23| Përditesimi: 13 Shkurt, 10:48

  • Share

Ka nisur sot seanca plenare në Kuvend, ku është folur edhe për nismën e barazimit të taksës 20% në Bujqësi.

Deputeti Erion Braçe vuti në dukje se KQZ e ka bllokuar këtë nismë në mënyrë të padrejtë dhe i kërkoi Parlamentit të ecej përpara, duke përsëritur edhe njëherë se do e paguante ai gjobën e KQZ.

Braçe shprehu shqetësimin pse Celibashi pezulloi nismën e tij për TVSH. Madje nuk mungoi edhe debati në sallë me deputeten demokrate Çupi, e cila kërkoi t’i pritej fjala. Braçe i kujtoi se po fliste për procedurë dhe “jo për qiellin”, duke i rekomanduar që “të lexonte ndonjë gjë”.

“Unë rekomandoj të ecim përpara me nismën. Edhe nëse KQZ vendos gjobë, na penalizon, gjobën do e paguaj unë”, tha deputeti socialist ndër të tjera.

“Më vjen keq. Komisioneri nuk e ka lexuar. Ka parë vetëm titullin”, u shpreh Braçe.

Kurse deputeti Dashnor Sula iu kundërpërgjigj, duke thënë se në Komisionin e Ekonomisë dhe Ligjeve është diskutuar “Paketa e maleve” me qëllime elektorale dhe se PS nuk ka bërë asgjë për Bujqësinë ndër këto vite, duke u kujtuar tani në fushatë, që i quajti edhe “lotë krokodili”.

Nisma e propozuar nga deputeti Erion Braçe kërkon barazimin e TVSH-së 20%/në bujqësi, pasi sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimbursimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20%. Me argumentin se ky projektligj nuk sjellë favore tatimore, Komisioni i Ekonomisë kërkoi sqarime nga KQZ se ku preket kodi.


Lajmi kryesor:

Tensione në Kuvend/ Deputetët PD përplasen me gardën! Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën! Noka i hedh shishe ministrit e Spiropalit, përjashtohet! Ndryshimet e Kodit shtyhen të hënën


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?