Politikë

Berisha bllokon foltoren dhe akuzon: Po i ndodhi gjë Veliajt, Rama do mbajë përgjegjësi personalisht! Ja çfarë s'ka futur prokurori në dosjen e Veliajt! Sillni ligjin kundër Sorosit që ta votojmë

13 Shkurt, 11:49| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:05

  • Share

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bllokuar foltoren e Kuvendit për minuta të tëra, teksa diskutohej në seancën plenare të radhës. 

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali kërkoi fjalime vetëm për procedurë, por Opozita herë pas here dilte nga rendi i ditës dhe rregullorja, duke ngritur akuza publike dhe përmendur emra të shoqëruar me fyerje.

Teksa Spiropali i kërkonte që “si deputeti më i vjetër ta respektonte rregulloren dhe procedurën”, vijoi t’i kërkonte që “të lironte foltoren”.

“Nuk është për procedurë. Ju lutem, merruni vesh me njëri-tjetrin, përmbajuni procedurës”, tha Spiropali.

Por pas debateve, ajo lejoi fjalën e tij po për procedurë.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se po i bë presion drejtësisë, ka shkuar në Durrës për t’u kujdesur për Erion Veliajn dhe që të kthehej në Parlament. Ai kërkoi ligjin kundër Xhorxh Sorosit që të kalonte në Parlament, teksa theksoi se prokurori i dosjes së kryebashkiakut nuk i ka përfshirë të gjitha provat në dosje.

“Kërkoj që Edi Rama të rikthehet në Tiranë në mënyrë urgjente dhe që të mos qëndrojë në Durrës ku ka dërguar edhe Erion Veliajn. Ka dërguar atje Xhevdet Troplinin, duke kërcënuar. Rama të ndërpresë presionin ndaj të burgosurit Erion Veliaj. E çoi në Durrës për ta trajtuar Troplini. Do përgjigjet Rama nëse ju ndodh gjë prokurorëve e gjyqtarëve.
Ju garantoj se do përgjigjeni të gjithë, i ka kapur tërbimi, i papërgjegjshëm, shumë e rrezikshme për vendin. Pasi vetë ka marrë fund përfundimisht. Le t’i fshijë 100 herë fotografitë e Soros, Yuri Kim dhe të tjerëve nga mediat e tij, ai është i damkosur si kukull e Xhorxh Sorosit. Mendoni se do paguajnë shqiptarët për Sorosin? Ligji për ndalimin e fondacionit dhe organizatave sorosiane që të kenë bashkëpunim me institucionet shqiptare, duhet të sillet e të votohet.

Ja cfarë nuk ka futur prokurori për Velicën (mban në dorë dhe tund disa dokumente), Ku është Bushka, ku është Klotilda, ja çfarë nuk ka futur, që po t’i fuste do dilte si Lajla Asadi, që i doli gardëroba 1 mln euro, por këto 870 mijë euro të Velicës nuk i ka futur prokurori, ja ku i ke”, i drejtohet sallës dhe deputetëve socialistë”, tha Berisha. Ndërsa ai vijoi të mbante fjalën, Spiropali e hoqi fjalën dhe vijoi me rendin e ditës, në Kodin Zgjedhor”, tha ai mes të tjerash.
 


Lajmi kryesor:

Tensione në Kuvend/ Deputetët PD përplasen me gardën! Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën! Noka i hedh shishe ministrit e Spiropalit, përjashtohet! Ndryshimet e Kodit shtyhen të hënën


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?