Të ftuarit në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv

Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Karanxha: Kundër këtij standardi, kryebashkiaku i New York-ut hetohet në gjendje të lirë! Karaj: Pse Rama nuk reagoi njësoj për Metën?

17 Shkurt, 22:20| Përditesimi: 18 Shkurt, 08:10

  • Share

TIRANË- Ish-prokurori Ervin Karanxha i ftuar në Report Tv komenton arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Karanxha thotë se përplasja me SPAK ka nisur vetëm pas ekzekutimit të masës arrest me burg, duke theksuar se Veliaj do duhet ta kishte nisur mbrojtjen e tij më herët, për të ballafaquar pretendimet që ngre ndaj prokurorit.

Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Karanxha thotë për gazetarin Ilir Babaramo se ky standard i drejtësisë ka kohë që është vendosur me masa të ashpra sigurie, ndërkohë që thekson se në Amerikë veprohet ndryshe ku kryebashkiaku i New Yorkut i akuzuar për korrupsion është në gjendje të lirë.

“Masa e sigurisë është zbatuar dhe më pas ka nisur me procedurën ligjore, ky ka qenë edhe momenti i përplasjes. Përplasja ka nisur pas zbatimit të masës së sigurisë. Kjo ka sjellë këtë debat. Në rastin konkret, Veliaj që në fillim që është paraqitur në SPAK duhet të merrte masat për mbrojtjen. Qysh kur kishte pretendimet duhej të ishin ngritur në formën e kërkuar nga ligji, mbrojtja nuk bëhet nëpër media. Lind pyetja është vendosur standard tjetër për Veliajn? Ky standard ka kohë që është vendosur, nuk jam dakord me këtë standard. Ky është standard i vendosur më parë. Në Amerikë ka tjetër standard, kryetari i bashkisë së New York i akuzuar për korrupsion është në gjendje të lirë”, tha Karanxha.

Me ironi e komenton kallëzimin anonimin ndaj Veliajt.  

“Pse letra e ‘Jovan Bregut’ ka ecur me vrap, më shpejt dhe këto të tjerat më ngadalë? Kjo është pyetja tani?”, vijon Karanxha.

Sa i takon deklaratave të Ramës për SPAK, avokati Leonard Karaj thotë se kryeministri nuk ka mbajtur të njëjtin standard kur u tërhoq zvarrë Ilir Meta.

“Ky kryeministër është vetëm për Veliajn, apo gjithë shqiptarët. Të njëjtin standard duhej të kishte mbajtur edhe kur u tërhoq zvarrë presidentin e tij, kryeministër e ka votuar ai. Pse nuk e mbajti të njëjtin standard, apo tani që më erdhi te dera e shtëpisë, duhet të mbrohem”, vijon Çaça.

Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ thotë se është prishur standardi moral i palëve politike.  

“Më kërcënimet që ka bërë, bashkë me kërcënimet që ka bërë Bushka. Del deputetja e kërcënon dëshmitarin në zyrën e Avokatit të Popullit. Këtu është prish standardi moral i tyre, sot çonte njerëz për të protestuar, të mërkurën përdoret fjalën grusht shteti. Kur ti një institucion, një degë e pushteti shkon të kërcënojë një degë tjetër që është drejtësia, për mua është tentativë për grusht shtetit. Nuk kanë hapur gojën as kur u arrestua Malltezi, as për Metën, as Ahmetajn që e kanë shpallur armik të brendshëm të partisë. Kush ka shkel ligji të hetohet, por të na bëjnë viktimat”, tha Kulluri.

Ora 22:35
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?

Gazetari Flogert Muça i ftuar në Report Tv shprehet se me arrestimin e Erion Velaijt, kryeministrit Rama i kanë prerë një damar në kuptimin elektoral. Muça në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ndalet edhe tek deklaratat e Ramës mbi këtë çështje, duke thënë se po kërkon standarde dhe ka ndryshuar mënyrë operimi pasi ka analizuar se duhet riparë ‘historia’ e Kodit të Procedurës Penale.

“Xoxa dhe Veliaj sot janë nën hetim, as të pandehur. Ka ca akuza që SPAK thotë kam dyshimet e arsyeshme dhe gjykata thotë që i aprovojmë. Unë e shpall moskompetencën time për të folur nga ana juridike, por nga ana politike pse reagohet kështu. Ka ndryshuar konteksti, jemi në fushatë. Në 7 muaj kanë ndodhur dy ngjarje, është liruar Berisha dhe është arrestuar Veliaj. Është liruar shefi i opozitës dhe është arrestuar numri dy i PS. Ramës i kanë prerë një damar në kuptimin elektoral. Rama taktikisht ka ndryshuar mënyrë operimi, nuk fliste as për Metën, Beqajn e Dakon, as për kundërshtarët. Sot Rama flet për standardet. Kulluri që e ka kundërshtar thotë ti dje nuk reagoje kur i ndodhte Beqajt.

Rama ka bërë një gabim, Leonardi, Manjani, tjetri, njëzëri kanë qenë në një qëndrim, për Kodin e Procedurës Penale, ashpërsisë që ia kemi marrë nga Italia, gjysmak. Çfarë kërkon prokuroi bën gjyqtari. Rama ka zgjedh mes kostos elektorale apo thyerjes së tabus që unë flas për vendimet e SPAK. Pasi ka bërë kalkulimet ka rezultuar që ju ka dhënë të drejtë atyre që ka nevojë për riparje kjo historia e arrestimit dhe ka reaguar”, tha Muça.

Gazetari Muça thotë se institucionet e drejtësisë reaguan kur Rama tha se Veliaj u arrestua pa prova, por heshtin kur Berisha del para SPAK dhe thotë se do e shkrijë.

“Thotë Kulluri mund të këtë bërë shantazh prokurorit. Del Berisha para SPAK thotë do e arrestoj kreun e SPAK, Rama thotë si e arrestoni tjetrin pa prova, reagon, KLGJ. Doktori del para ‘shtëpisë’ së Dumanit i thotë do të arrestoj dhe nuk flet asnjë. Pse të mos dyshoj unë, ky SPAK që na ka dalë goja mbrapa duke i thënë jepi, mos ka ngrënë ndonjë presion? KLP, KLGJ, ILD, pse duken si të tredhura kur Berisha i thotë kreut të SPAK do të arrestoj dhe do të shkrij”, tha Muça.

Ora 22:25
Muça: Nuk kam parë prova, ka vetëm dyshime! Karanxha: Provat i vlerëson prokurori! Kulluri: Drejtësia drejt pavarësisë! Karaj: SPAK ka 66 fashikuj

 

Çështja e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj ka sjellë edhe debate të forta në studion e Report TV, në emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, ku të ftuarit ndanë mendime të ndryshme për dosjen dhe provat në të, praktikën juridike dhe ligjore të ndjekura nga GJKKO dhe SPAK.

Gazetari Flogert Muça u shpreh se deri tani ai nuk ka parë asnjë provë se Veliaj ka bërë korrupsion, edhe pse i mbeten dyshime për shkakun e sponsorizimeve të OJF-ve nga biznesmenët. Ai theksoi se po ndiqet një praktikë e “çelësave në det” pa u dhënë një vendim gjykate për personin e akuzuar dhe pa një dosje të qartë dhe me shumë mangësi dhe gropa, si rasti i gjendjes gjyqësore “i dënuar” për kryebashkiakun, apo ai i vilës në Qerret.

“Unë nuk kam parë prova në dosje, nuk kam parë fakte, por dyshime kam. Pyetja ime është a ka SPAK provë se Erjon Veliaj psh. i ka dërguar mesazh biznesmenëve, Bektashit bie fjala, e t’i thotë hajde më sill 50 mijë euro, ose ço paratë atje? Pra dyshimet mund të jenë se indirekt sponsorizimet e OJF nga bizneset, por unë nuk shoh asnjë provë”, tha Muça.

Avokati Leonard Karaj këmbënguli se prokuroria çdo akuzë e ka shoqëruar edhe me prova, përfshi faturat, duke interpretuar fashikujt e çështjes në favor të SPAK edhe pse mban pozicionin e mbrojtësit ligjor.

“Në 66 fashikuj Prokuroria i ka shoqëruar me prova të gjithë detajet, ka dhe fatura. Janë bileta e udhëtimit, akomodimi, të paguara nga biznesmeni Fatmir Bektashi. Në dosje SPAK ka edhe faturën për çdo blerje, me kartën e kreditit të Xoxes. Janë 9 leje ndërtimi që ka lëshuar Veliaj. Nga ajo që kam parë në dosje deri tani. Ka një person që thotë se janë 200 mijë euro blerje që i ka bërë dhe përmend emrin e Ajola Xoxes. Unë inat kam Edi Ramën dhe jo Erion Veliajn”, tha ai.

Muça i kujtoi se kjo nuk tregon se janë prova korrupsioni, pasi janë kryer veprime nga OJF dhe jo nga personi fizik, por shtoi se dyshimet mbeten.

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha se nuk mund t’i interpretonte detajet e dosjes, pasi ajo i mbetet prokurorit për ta vlerësuar, teksa nënvizoi se praktikat e blerjeve mund të jenë bërë me karta të ndryshme dhe ajo duhet parë.

“Unë nuk mund të hyj në prova, pasi nuk hyj dot nga pozicioni i avokatit. Ajo i mbetet prokurorit, ai e vlerëson. Nuk mund të them se si del kjo diferencë që thotë Xoxe apo prokuroria, apo blerjet e bëra, pasi mund të jenë bërë me karta të ndryshme, të personave të tjerë, nuk e di", tha ai.

Kurse një nga themeluesit e “Djathtas 1912”, Ervin Kulluri, shpjegoi se dy zhvillime në tre muajt e fundit kanë qenë të rëndësishme më shumë se arrestimi i Veliajt. Bëhet fjalë për refuzimin e organeve të drejtësisë për të marrë pjesë në Komisionin Xhafaj dhe deklarata e të enjtes ndaj deklaratave të kryeministrit Rama.

“Zhvillimet më të rëndësishme për mua në 3 muajt e fundit ishte deklarata e organeve mbikëqyrëse të Drejtësisë që refuzuan Komisionin Xhafaj dhe ajo e të enjtes nga KLGJ e KLP me reagimin e tyre, që tregojnë pavarësinë e Drejtësisë dhe shkëputjen e saj. Pas 4 vitesh kemi një drejtësi që mund të veprojë si e pavarur dhe të gabojë si e pavarur, pra e pandikuar nga politika”, tha Kulluri.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/02/2025 05:01

    Z.Karanxha,majori i NY ja hodhi se beri pakt me Djallin.Se dyti 7 prokurore bene doreheqje se nuk pranuan te mbyllnin ceshtjen ndaj tij.Se treti,majori i NY rrezikonte 45 vjet burg sikur te mos ja kishte mbyllur ceshtjen Trump e megjithate qendroi gjate hetimit,Llalla jone u denua vetem me 2 vjet burg qe nuk besoj se do i bente komplet e megjithate zgjodhi te arratisej,po keshtu dhe Ahmetaj qe nuk ka kaluar akoma ne gjyq e disa nga biznesmenet e inceneratoreve e disa te tjere per krime te tjera qe kane ikur ne drejtim te paditur.SPAK nuk eshte budalla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?