Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj më 10 shkurt u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix', në Report Tv. Deputeti i PS Arben Pëllumbi tha se edhe pse ndaj Veliajt janë ngritur akuza, ato nuk janë provuar.
‘Ai akuzohet, por nuk është provuar se i ka bërë këto. Unë të besoj se sistemi i drejtësisë dhe institucionet e reja nesër për fëmijët tanë të kenë këtë që më mirë 100 të fajshëm jashtë se një i pafajshëm brenda’, tha ai.
I pyetur nëse kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj SPAK duke iu referuar edhe deklaratave të sotme për vendosjen e standardeve demokratike të drejtësisë, Pëllumbi e mohoi këtë. Ai tha se PS do të jetë gjithmonë në mbështetje të institucioneve të drejtësisë në vend.
‘Nuk është ndryshimin qëndrimi i Ramës në raport me SPAK dhe me sistemin e drejtësisë, PS do të mbështes strukturat e posaçme qoftë gjykatën dhe prokurorinë për krimin dhe korrupsionin sepse është një nga arritjet më të mëdha në këto vite qeverisje, pavarësia e sistemit gjyqësor’, tha ai.
Për avokatin Indrit Sefa, duhet që qeveria të bëjë platforma lidhur me masat e sigurimit. Ai tha se numri i të paraburgosurve është më i lartë në burgjet në Shqipëri se i atyre që janë të burgosur.
‘Qeveria me ministrinë e drejtësisë të bëjë platformë se si do të jenë masat e sigurimit. Tani kujtohet Rama po ata njerëz që janë në burg atje dhe si merr njeri në pyetje. Bëjë politikën penale për të gjithë qytetarët që të mos jetë arrest me burg deri në momentin që të marr vendimin. Italia i lë në shtëpi. Kur ke 3500 të paraburgosur dhe kanë kosto të madhe për taksapaguesit shqiptar. Ndërsa sot qeveria thotë nuk do të jenë të gjithë në burg këta’, tha ai.
Avokati Leonard Karaj, tha se para drejtësisë duhet që të jenë të gjithë të barabartë.
'Trump kur shkoi në gjykatë i vunë prangat dhe shkoj me pranga në gjykatë dhe kjo është drejtësi që të gjithë të jenë të barabartë', tha ai.
Analisti Endri Tafani, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, tha se pas lënies në burg të Erion Veliajt nga GJKKO, ranë edhe akuzat e PD se drejtësia është e kapur nga qeveria.
‘Ngjarja e fundit me Erion Veliajn, tregoi se PS nuk ka kontrollin e SPAK, teza e PD bie, është evidente. Lideri i opozitës është në burg dhe këtu kupton se këto akuza kanë për hall personal. Arrestimi i Veliajt ka kosto për PS, si ka kosto edhe për opozitën që Meta është në burg. Si ka qenë kosto për PD që ka qenë në një vit në arrest shtëpie Sali Berisha’, tha ai.
Avokati Indrit Sefa tha në 'Repolitix' se ka PS do të bëjë marrëveshje me PD për të reformuar strukturën e posaçme.
Sipas tij, do të kërkohet që SPAK të lihet me mandat të përkohshëm 9 vjeçar.
‘Rama do të bëjë atë që me Berishën do të reformojë strukturën e posaçme dhe duan që ta lënë vetëm me mandat të përkohshëm 9 vjeçar. Do bëjnë këtë, si miratuan amnistinë. Kanë plan për ta bërë, unë kam informacione. Kërkesa e BE dhe e të gjithë partnerve ndërkombëtar ishte që duhet t'i jepet mundësia këtyre prokurorëve që të kandidojnë përsëri dhe kjo s’është lejuar’, tha ai.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Po cfare behet me ata kriminell qe kan vrare njeres pse jan akoma te lire? Veliaj ka punuar per vendin me perkushtim si askush tjeter.
Përgjigju