Analisti Endri Tafani, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, tha se pas lënies në burg të Erion Veliajt nga GJKKO, ranë edhe akuzat e PD se drejtësia është e kapur nga qeveria.
‘Ngjarja e fundit me Erion Veliajn, tregoi se PS nuk ka kontrollin e SPAK, teza e PD bie, është evidente. Lideri i opozitës është në burg dhe këtu kupton se këto akuza kanë për hall personal. Arrestimi i Veliajt ka kosto për PS, si ka kosto edhe për opozitën që Meta është në burg. Si ka qenë kosto për PD që ka qenë në një vit në arrest shtëpie Sali Berisha’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Veliajt, Pëllumbi në 'Repolitix': Akuzat nuk janë provuar! Sefa: Qeveria platformë për masat e sigurisë, numri i të paraburgosurve më i madh se i të dënuarve
S.B/E.H/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)