Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Rama: Janë intimiduar dëshmitarë, një artist i njohur në gjendje të rënduar psikologjike! I treguan burgun, gruaja vetëm qante

12 Shkurt, 10:34| Përditesimi: 12 Shkurt, 10:40

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama thotë se gjatë hetimeve për Erion Veliaj, janë kërcënuar dëshmitarë, kryesisht njerëz të artit. Kryeministri Rama u ndal në një rast, për të cilin thotë se një artist u intimidua, të cilin thotë se e ka takuar vetë personalisht dhe ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Rama tha se personin në fjalë, pa i përmendur emrin, e kanë marrë nga rruga kur po çonte fëmijën në shkollë dhe e kanë intimiduar duke i treguar burgun. Kryeministri tha se i kishin marrë dhe telefononin dhe me të ka komunikuar përmes telefonit së gruas, ndërkohë që kjo e  fundit vetëm qante.  

“Çfarë është beteja jonë janë standardet. Unë psh jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj, janë intimduar njerëz. I kam takuar unë, kam folur unë me ta. Pse? Pa asnjë lidhje me Erionin, për shkak se janë njerëz në botën e artit dhe kulturës dhe dikush më ka thënë që filani është në gjendje të rëndë psikologjike. Një artist, se e kanë marrë e kanë kërkuar, e njoh kush është, një personalitet. E kam kërkuar, nuk kishte telefonin se ja kishin marrë dhe s’ia kishin kthyer më. Ku jemi  këtu ne? E kam marrë me telefonin e gruas dhe kam dëgjuar nga tjetër një grua që vetëm qante. Dhe pastaj jam takuar me personin, po u them që mua personalisht më ka ardhur trup, kur kam menduar që sot jam kryeministër dhe ndihem i pafuqishëm karshi një rasti, një personi që më ka kujtuar veten time. Unë pak më i prapë, se nuk u shokova psikologjikisht kur më morën dhe më çuan te Myslim Keta. Është një person që nuk e di për ca është thirrur, për arsye të aktiviteteve kulturore. Si mund të merret në rrugë një baba që është duke çuar fëmijën më karrocë në kopsht. Hajde me ne. Ku jemi këtu ne.

I vetmi lajm ngushëllues është që pavarësia është e plotë, por këto janë shenja që abuzimi me pavarësinë është reale. Si mund të merret një prind me fëmijën 3 vjeç në rrugë dhe ti thuhet hajde me ne. Si mund t’i tregohet dikujt nga dritarja dhe t’i thuhet, e shikon atë godinën atje, e di ça është ajo? Nga ta di ai, ai është profesor, njeri i artit, që ka nderuar Shqipërinë. Nga ta dijë ai? Është burgu ai i thanë. Atje mund të përfundosh. Edhe mendo për djalin 3 vjeç, për çfarë është nevoja për këtë?”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt/ Rama: Mungon një palë garante për pavarësinë e gjyqësorit, po abuzohet! 11 maji mandati i standardeve demokratike të drejtësisë


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?