Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Rama: Mungon një palë garante për pavarësinë e gjyqësorit, po abuzohet! 11 maji mandati i standardeve demokratike të drejtësisë

12 Shkurt, 07:50| Përditesimi: 12 Shkurt, 14:41

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se qëndrojnë të palëkundur në mbështetjen për organet e drejtësisë, teksa komentonte arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga mbledhja e grupit të PS. Por, Rama theksoi se duhet të garantohen standardet demokratike të çdo procesi. E në këtë pikë, shefi i qeverisë shprehet se mungon një palë konstruktive që të jetë garante për pavarësinë e gjyqësorit.

"Sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet gijotina sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar, për tu vrarë, dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestron me libër shtëpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke nisur nga drejtuesi i SPAK që ka gjithë mbështetjen tonë sa i përket baltës që ka marrë dhe merr familjarisht, por mungon një pozicion konstruktiv, një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante e pavarësisë së Gjyqësorit, por duhet të jetë edhe garantë e lirive, të drejtave dhe standardeve demokratike. Siç thash përndryshe biem në kurthin e së kaluarës", tha Rama. 

Ndërsa po tregonte rastin e një artisti të njohur që sipas tij është intimiduar për çështjen e Veliajt, kryeministri thotë se pavarësia është e plotë, por raste të tilla tregojnë se po abuzohet. E kjo, sipas tij, rrezikon që Shqipëria të kthehet pas në kohë, në atë që e quan republikë prokurorësh. Kreu i qeverisë thotë se 3 pushtetet, ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori janë të ndara, dhe thekson se pavarësia nuk vlen vetëm për drejtësinë.

“I vetmi lajm ngushëllues është që pavarësia është e plotë, mirëpo këto janë shenja që abuzimi me pavarësinë është real. Si mund të merret një prind me fëmijën 3 vjeç në karrocë në rrugë dhe t’i thuhet hajde me ne? Në mëngjes. Çfarë është kjo? Si mund t’i tregohet dikujt nga dritarja: - E shikon atë godinë atje, e di çfarë është ajo? Nga ta dijë ai? Ai është profesor, ai është njeri i artit, ai është njeri që ka nderuar Shqipërinë, nga ta dijë ai? “Është burgu ai! Atje mund të përfundosh edhe mendo për djalin tre vjeç”. Ku jemi këtu ne? “, tha Rama.

Kritika pati edhe për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa tha se drejtësia e mbrojtja janë dy dikasteret që marrin fonde komplet jashtë gjithë trajektores normale. Por, thotë se SPAK ende nuk ka mjete për regjistrimin e seancave të marrjes në pyetje, ndonëse kanë fonde të larta e paga që nuk krahasohen me askënd.

“Paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë në historinë e këtij shteti për drejtësinë dhe këta nuk kanë  akoma mjetet për të regjistruar intervistat për personat që marrin në pyetje dhe mbajnë personat në pyetje me orë të tëra dhe në fund i japin  një copë letër dhe janë akoma te ajo, se kam shkuar edhe unë njëherë dikur, unë flisja dhe njëri i binte makinës daktilografike, ku jemi këtu ne?”, theksoi Rama.

Sa i takon akuzës që është ngritur ndaj kryebashkiakut se ka emëruar zv.ministre të Punës, gruan e biznesmenit Gentian Sula, Rama tha se kjo nuk është e vërtetë pasi këtë ia ka kërkuar kryetari i Kuvendit gjatë kohës kur PS ishte në koalicion me LSI, pra Ilir Meta.

"Zv.ministrja e Punës dhe çështjeve sociale është vendosur aty me kërkesë të ish-kryetarit të Kuvendit mua personalisht kur ishim në koalicion. Më ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile se është pranë nesh, është vajzë e mirë, etj etj. Kjo është e vërteta", theksoi Rama. 

Për kryeministrin Rama, mandati i katërt më 11 maj do jetë për vendosjen e standardeve demokratike të drejtësisë.

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavija duhet të bëhet e kuqe flakë, siç i ka qejf Erion Braçe ngjyrat e kutive. Tërmet nga poshtë, flakë nga lart dhe në 11 maj do marrim mandatin e katërt dhe mandati i katërt do jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë”, tha Rama.

Në mbledhjen e grupit të PS, deputetja Klotilda Bushka sqaroi pozicionin e saj në çështjen e Veliajt pasi u mor në hetim nga SPAK për pendim të zbardhjes së të vërtetës. Bushka thotë se nuk pengoi të vërtetën, por këshilloi kushërirën, drejtoreshë e një OJF të tregojë gjithçka. Bushka thotë se e afërmja dhe disa bashkëpunëtorë e artistë janë kërcënuar dhe u është marrë dëshmia nën presion.

Ora 10:34
Arrestimi i Veliajt/ Rama: Janë intimiduar dëshmitarë, një artist i njohur në gjendje të rënduar psikologjike! I treguan burgun, gruaja vetëm qante

 

Kryeministri Edi Rama thotë se gjatë hetimeve për Erion Veliaj, janë kërcënuar dëshmitarë, kryesisht njerëz të artit. Kryeministri Rama u ndal në një rast, për të cilin thotë se një artist u intimidua, të cilin thotë se e ka takuar vetë personalisht dhe ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Rama tha se personin në fjalë, pa i përmendur emrin, e kanë marrë nga rruga kur po çonte fëmijën në shkollë dhe e kanë intimiduar duke i treguar burgun. Kryeministri tha se i kishin marrë dhe telefononin dhe me të ka komunikuar përmes telefonit së gruas, ndërkohë që kjo e  fundit vetëm qante.  

“Çfarë është beteja jonë janë standardet. Unë psh jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj, janë intimduar njerëz. I kam takuar unë, kam folur unë me ta. Pse? Pa asnjë lidhje me Erionin, për shkak se janë njerëz në botën e artit dhe kulturës dhe dikush më ka thënë që filani është në gjendje të rëndë psikologjike. Një artist, se e kanë marrë e kanë kërkuar, e njoh kush është, një personalitet. E kam kërkuar, nuk kishte telefonin se ja kishin marrë dhe s’ia kishin kthyer më. Ku jemi  këtu ne? E kam marrë me telefonin e gruas dhe kam dëgjuar nga tjetër një grua që vetëm qante. Dhe pastaj jam takuar me personin, po u them që mua personalisht më ka ardhur trup, kur kam menduar që sot jam kryeministër dhe ndihem i pafuqishëm karshi një rasti, një personi që më ka kujtuar veten time. Unë pak më i prapë, se nuk u shokova psikologjikisht kur më morën dhe më çuan te Myslim Keta. Është një person që nuk e di për ca është thirrur, për arsye të aktiviteteve kulturore. Si mund të merret në rrugë një baba që është duke çuar fëmijën më karrocë në kopsht. Hajde me ne. Ku jemi këtu ne.

I vetmi lajm ngushëllues është që pavarësia është e plotë, por këto janë shenja që abuzimi me pavarësinë është reale. Si mund të merret një prind me fëmijën 3 vjeç në rrugë dhe ti thuhet hajde me ne. Si mund t’i tregohet dikujt nga dritarja dhe t’i thuhet, e shikon atë godinën atje, e di ça është ajo? Nga ta di ai, ai është profesor, njeri i artit, që ka nderuar Shqipërinë. Nga ta dijë ai? Është burgu ai i thanë. Atje mund të përfundosh. Edhe mendo për djalin 3 vjeç, për çfarë është nevoja për këtë?”, tha Rama.

Ora 09:55
Rama lexon mesazhin e qytetarit: Dumani të hetojë kush ia dha ‘bufit të kënetës’ dosjen ‘Toyota’!! Ka 2 gjyqtarë kamikazë të PD në GJKKO, janë betuar të na shkrijnë! Mos kërkoni telefonin tim

Kryeministri Edi Rama foli sot para grupit të PS-së në lidhje me dosjen e SPAK dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe akuzave ndaj të tjerëve. 

Kreu i qeverisë analizoi shkeljet e kryera nga SPAK-u në hetimet e kryera, presionet ndaj qytetarëve, duke rrëfyer një rast konkret se si po merren telefonat në shkelje të ligjit. Madje ai u shpreh që “të mos shkojnë t’i kërkojnë telefonin e tij, por të gjejnë provat’.

I bëri thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë edhe gjyqtarin e dosjes, (Erjon Bani), për të cilin tha se është eksponent i afërt me lidhje familjare dhe miqësore me PD, që iu la posaçërisht shorti për dosjen e Veliajt.

Ai madje u shpreh se po ky gjyqtar vendosi mosdaljen e dosjes së “Toyota Yaris” sepse aty përmendeshin shumë kolegë të gjyqtarit dhe prokurorit, por nga ana tjetër kjo dosje ka shkuar siç tha ai, te ‘bufi i kënetës’ (Sali Berisha), duke e quajtur vepër penale. Kërkoi hetimin se kush ia dha Berishës materialet e dosjes që lexon në Parlament.

Fjala e Ramës:

Kemi ngritur Prokurorinë Speciale për të luftuar korrupsionin. Pa kompromis, por nuk jemi të gatshëm të pranojmë abuzimin me njerëzit, të vërtetën, standartet. Ky është minimum, minimum, përndryshe kthehemi mbrapsht. Kur kam folur për Republike Prokurorësh këtë kam pasur parasysh. Këto janë shenja dhe duhet të veprojmë në mënyrë konstruktuve, të veprojmë në rrugë konstruktive dhe ta ndalojmë këtë.

Po lexoj një mesazh tani që më erdhi, nuk është qytetari dixhital.

“Unë jam dëshmitar personalisht nga një person x e y e nuk po ia them emrin. Pse tani dhe jo një apo dy muaj para? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar me target njerëzit tuaj, me çështjet e veçanta". Shortet dhe cështjet organizohen sipas kërkesave të gatshme, të ngutshme dhe të menjëhershme, ndodhi tani krimi, urgjent duhet ta marrim e ta bëjmë. Jo Nesti, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe ju informoj se gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest, sepse gjyqtari vetëm e zbut masën e prokurorit dhe jo ta ashpërsojë, por edhe pse ligjin e keni bërë për këtë, keni garantuar vulosjen 100% të çështjeve.

Ky gjyqtar (Erion Bani) e ka nisur karrierën si koleg zyre me X, emrin s’po e them se e keni në Parlament këtë, kur ishte ministër i Drejtësisë Eduard Halimi dhe pastaj përfundoi në GJKKO. Ky X i njohur si ekstremist i djathtë ka trajtuar më shumë kërkesa për eksponentë të PS, në vendime e ka kaluar cakun e gjyqtarit dhe të ligjit, duke kërkuar ashpërsimin përtej asaj që kërkon Prokuroria.

I tillë është edhe rasti X, nuk po e përmend, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për “Toyota Auris”, vetëm një fakt, ka urdhër ndalim të publikimit të vendimit të tij gjë që nuk e bën dhe bën të kundërtën kur duhet të përbalten njerëzit e PS, për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre. Por ama vendimin e pati në dorë prap njëri që e keni në Parlament dhe tani e ka Bufi i Kënetës.

Ka ndjekur shumë masa, vepra, kërkesa, masa shtesë, i tillë është edhe rasti x, që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juriste. I njëjti gjyqtar është i njëjti me 'Toyota Yaris', vetëm një fakt, ka urdhëruar mospublikimin e tij, por në raste të tjera nuk e bën, si në rastin e PS-së, për shkak se përmenden shumë kolegë të tyre (për Toyota), por tani e ka ‘bufi i kënetës’ që ia lexon komunikimet nga Enchrochati në Parlament (Sali Berisha). E ndaluar për t’u përhapur dhe nzjerrë në publik. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale. Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO, që se kanë asnjë problem që ta shprehin marrjen në dorë të këtij dhe atij dhe ta shprehin duke thënë se “ne do t’i shkrijmë”.

Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Toyota Yaris dhe t’ia thotë publikut se si përfunduan te ‘bufi kënetës’, kur është e ndaluar për publikim dhe dihet se nga kush e ka marrë.

Kam e një publimim se fundmi për mua dhe ju që i kemi hyrë detit në këmbë, ta ndaj me ju, që të tjerët se kanë marrë përsipër që nga viti 1912, kanë pasur arsyet e tyre, vend i vogël, m e kushërinj, interesa, lidhje, por ne e kemi marrë përsipër që të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga ai politik. Kemi marrë përsipër që edhe brinjët t’ia lëmë drejtësisë dhe s’jam pishman për këtë.

Pikëpyetja që kam është a do ia dalim që ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi. A do ia dalim që institucionet e drejtësisë ta përdorin drejtësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Jo për t’u marrë me çështjen e njërit dhe tjetrit, jo për politikë. Jo meqë kapëm njërin, t’i biem edhe tjetrit.

Apo hajt t’i biem njërit pa diplomë. Për këtë do flas, për një Belo, të përfundojë njeriu në dyert ë SPAK për diplomën se e ka falso? Ça është kjo? Kjo është hija, t’i biem edhe këtij, ndiq mediat, kompleksohu dhe bëj balet! Çfarë është kjo?

Sa është ora? Mbase është zgjuar Inspektori i Drejtësisë. Mbase zgjohet dhe më dëgjon. Dëgjo, është shumë e rëndë kjo, shumë e rëndë. Dhe mos bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë mbledhur gjithë telefonat, të shkojnë të merren me faktet!".

Ora 09:48
Rama ‘kritika’ ministrit të Drejtësisë: Si ka mundësi që SPAK ende nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje? Ku jemi këtu, kanë fonde që nuk janë parë kurrë në histori

Nga mbledhja e grupit të PS, Edi Rama kërkon që seancat e marrjeve në pyetje nga Prokuroritë të regjistrohen.

“Si ka mundësi Ulsi dhe ju njerëzit e drejtësisë, që kjo shumicë e qeverisë ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhet që janë komplet jashtë trajektores normal, fondi i mbrojtjes dhe i drejtësisë. Paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë në historinë e këtij shteti dhe këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat me peronat që marrin në pyetje, dhe në fund i japin një copë letër. Ku jemi këtu ne. Në çdo film sa herë që dikush shkon atje te dhoma e hetuesve, e para njëherë i tregohen të drejta e dyta i shtypet regjistrimi. I mbajnë me orë të tëra dhe i japin një copë letë. Se e kam provuar dhe unë një herë: Unë flisja dhe njëri shtypte tastierën. Ku jemi këtu ne?

Sikur të kishim ILD, në letër e kemi por në realitet? Të shohin si respektohen të drejtat. Kur futesh atje je në republikë tjetër? Vetëm se është prokuror është mbi ty? Je një mish që mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit e tjetrit?”, tha Rama.

Ora 09:41
Gruaja e biznesmenit Sula u emërua zv.ministre e Punës, Rama: Veliaj s’ka lidhje, ma kërkoi Meta kur ishim në koalicion

Duke folur për arrestimin e Veliajt, kryeministri Rama u ndal edhe në një akuzë që është ngritur ndaj kryebashkiakut se ka emëruar zv.ministre të Punës, gruan e biznesmenit Gentian Sula.  Nga mbledhja e grupit të PS, Rama tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi emërimin e zv.ministres Gentjana Sula ia ka kërkuar kryetari i Kuvendit gjatë kohës kur PS ishte në koalicion me LSI. Pra, Rama thotë se ia ka kërkuar Ilir Meta.

"Një element të thjeshtë që unë e di. Aty thuhet që Veliaj ka bërë zëvendëse ministrie grua e një biznesmeni, pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku. Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë, por që të arrish në konkluzionin që zv.ministrja është vendosur si rezultat i atij udhëtimi këtë mund ta bësh në dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit të shtetit, çfarë bëjë ti në veturën e ambasadës jugosllave, ose ta kesh të provuar bisedën. Zv.ministrja e Punës dhe çështjeve sociale është vendosur aty me kërkesë të ish-kryetarit të Kuvendit mua personalisht kur ishim në koalicion. Më ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile se është pranë nesh, është vajzë e mirë, etj etj. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë", tha Rama. 

Ora 09:37
Arrestimi i Veliajt/ Rama: Kryetari i bashkisë nuk vesh fustane dhe nuk përdor bizhu, në atë roman 400 faqesh nuk ka prova

 

Sa i takon akuzës për blerje online rreth 860 mijë euro të Ajola Xoxës për të cilën e akuzon SPAK, Rama thotë se minimumi drejtësia duhet të tregojë provat ku janë këto fustane e bizhu. Rama tha se në atë roman 400 faqe nuk ka prova.

Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi duhet të tregosh minimalisht fustanet dhe bizhutë, provat Mediat të bëjnë hulumtim për provat. Në atë roman 400 faqe nuk ka prova, ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithë farëlloj personazhesh shkak pasojë, por nuk ka prova.

Ora 09:35
Në hetim nga SPAK për çështjen Veliaj/ Bushka: Nuk më thirrën asnjëherë! Kushërirën e këshillova, i bënë presion dhe trysni

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, mohoi implikimin e saj në veprime antiligjore siç pretendon SPAK në dosjen penale ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve.

Deklaratat ajo i bëri para mbledhjes së grupit socialist, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Bushka pranoi se ka njohje me Veliajn dhe Xoxen dhe miqësi të vjetër me ta, por kurrë nuk ka interferuar në paligjshmëri, madje akuzat dhe lajmin eka mësuar vetëm nga mediat.

Ajo rrëfeu se vajza për të cilën flitet në dosje është kushërira e saj, lidhje gjaku, që është presionuar nga ana e SPAK dhe trysnuar nga institucioni i akuzës.

Deklarata e Bushkës:
"Kam kërkuar këtë fjalë nisur nga dy premisa. E para lajmi i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që e dëgjova nga mediat dhe deklarata e SPAK.
Kam punuar me dinjitet përkushtim për të vërtetën. Ngjarjet e fundit kanë treguar se institucion e drejtësisë të rejat të krijuara nga Kuvendi dhe Komisioni Ligjeve kanë treguar pavarësinë e këtij institucioni.

Shqetësim për funksionimin e të drejtës. Në cilësinë e kryetares së Ligjeve kam shqetësime t'i ndaj me ju. Jo vetëm e njoh Ajola Xoxën, por edhe kam punuar metë dhe e kam pranuar. Erjon Veliaj është miku im dhe kam punuar së bashku me të. Kam vuajtur bashkë me ta kalvarin e tyre dhe atë që kanë vuajtur. Kam qenë pranë Ajolës për ta mbështetur.

Erionit i kam transmetuar besimin te e drejta dhe e vërteta. Jam krenare që kam punuar me Erion Veliajn. Artist dhe punonjës jam vënë në dijeni se janë presionuar dhe trysnuar për t’u marrë dëshmi. Disa prej tyre kanë treguar edhe mënyrën sesi janë marrë dhe se si është vepruar. Jam shqetësuar edhe si deputete për mënyrën se si janë marrë këto dëshmi dhe sesi është vepruar.

Janë detyruar shumë persona të deklarojnë edhe kundër vetes, të dëshmojnë nën presion. Tani që dosja është publike, tani nuk është më aludim. Janë dyshime për tëe krijuar prova për ta hequr nga detyra. Problematikat e kësaj çështje nuk janë të izoluara, janë vënë në dukje edhe më parë. Edhe te Ligjet edhe në Komisione dhe me faktorin ndërkombëtar, janë shprehur shqetësime, ku ka pasur edhe rekomandime konstruktive për standartet. Përmendja e ime dhe e bashkëshortit tim, është e vërtetë. Bashkëshorti im ofron shërbim informacioni prej vitit 2006, mirëmbajtje të shërbimit të hjostit e internetit me shërbim 16 mijë lekë. Shërbime që vlejnë në total 112 mijë lekë.

Kaq vlen dinjiteti im, 112 mijë lekë? Po familja ime, po prindërit e mi. Si t’ia shpjegoj fëmijëve të mi, familjes time?

Përsa i përket pretendimit për pengim të së vërtetës. Po e kam takuar vajzën në fjalë, është kiushërirë e imja, është lidhje gjaku. Ina Goxhaj e kam kushërirë, e kam qetësuar të thotë të vërtetën dhe të marrë avokat, i kam shpjeguar një të afërmi të drejtat e saj. Se kam penguar të fshehë ndonjë të vërtetë. S’e di se çfarë trysnie ka ndjerë që në deklaratat tona private ajo i ka përcjellë me kontekst tjetër.

E kam këshilluar të thotë të vertetën, e kam këshilluar dhe qetësuar. I kam thënë të marrë edhe avokat, të mbrohet. Unë jam e para e interesuar të zbardhet e vertëta. E kam kritikuar që adresa e organizatës të kishte ndryshuar prej vitit 2017 dhe ia kisha kërkuar disa herë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në SPAK dhe atë që është thënë nga ajo. Nuk jam thirrur, nuk jam dëgjuar ndonjëherë. Nuk më është dhënë mundësia të shprehem as me të tretët.

Nuk kam pasur asnjë aktivitet me organizatat e shoqërisë civile, përveçse si bashkëpunëtore dhe lidhje miqësie. Kallëzim anonim, duke hetuar jo për veprën penale, po për jetën e një personi publik. Kjo na jep arsyen për të besuar në dyshime të arsyeshme, se nuk bëhet për të zbardhur të vërtetën...".

Ora 09:23
Arrestimi i Veliajt/ Rama: Deri kur të jem unë në krye të PS, nuk marr përsipër të jap pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia

 

Pas arrestimit të Erion Veliajt, në grupin e PS, kryeministri Rama tha se sa kohë të drejtë këtë forcë politike nuk do marrë përsipër që të të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia. Por, ai thekson se nuk heshtin më përballë shkeljeve.

Deri kur unë do jem në krye të PS, nuk do marr përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ama ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do heshtë përballë shkeljeve flagrante dhe brutalitetit dhe të kujtdoqoftë dhe ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë, vetëm një idiot apo maskara mund të thotë që paskëtaj ne kontrollojmë drejtësinë. Jo, ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën se duart tona janë larg drejtësisë, ama ne nuk jemi këtu hunj gardhi që përcjellim lajmin të japim mbështetje pa fund dhe pastaj të biem në gjunjë me apo pa dashur të episodeve si ky.

Minimalisht kryetarja e Komisionit të Ligjeve duhej thirrur e pyetur, ku jemi këtu, në cilën republike jemi këtu. Dikush mjafton të flasë për dike dhe mjafton që ky i përfoluri të nxirret me emër e mbiemër në udhëkryqet e natës pa u pyetur minimalisht. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë, që janë arsye për reflektim të përbashkët të të gjithëve sepse gjithçka është ndërtuar me mund, falë përkushtimit e vullnetit, punës së prokurorëve e gjykatëse, nuk mund të shembet, por përkundrazi duhet të mbrohet e forcohet duke vënë në pah të gjitha vrimat dhe të gjitha cedimet e murit të ri të drejtësisë.

Ora 09:17
Arrestimi i Veliajt/ Rama: Mungon një palë që të garantojnë pavarësinë e gjyqësorit! Republikën e hetuesve e kemi provuar në të shkuarën

 

Në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Rama foli sërish për arrestimin e Erion Veliajt. Rama tha se PS nuk do të heshtë më përballë shkeljeve flagrante. Kryeministri tha se mungon një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante e pavarësisë së gjyqësorit, por njëkohësisht edhe garante e lirive të drejtave standardeve demokratike.

“Qëndrimi ynë për mbështetjen pa rezerva të çdo procesi të drejtësisë, për institucionet e reja të drejtësisë, të cilat kanë detyrën të bëjnë luftë pakompromis kundër korrupsionit mbetet qëndrim i pandryshuar. Ajo që ndryshon është që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjesht me mbështetjen e padiskuteshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëvce dhe gjykatëse të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe garantimin e standardeve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë më të shkuarën se më të ardhmen. Sepse diktaturë e republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën, kjo është republikë parlamentare ku në bazë të Kushtetutës pushtetet janë ta pavarura.

Sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet gijotina sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar, për tu vrarë, dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestron me libër shtëpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke nisur nga drejtuesi i SPAK që ka gjithë mbështetjen tonë sa i përket baltës që ka marrë dhe merr familjarisht, por mungon një pozicion konstruktiv, një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante e pavarësisë së Gjyqësorit, por duhet të jetë edhe garantë e lirive, të drejtave dhe standardeve demokratike. Siç thash përndryshe biem në kurthin e së kaluarës. Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve, pa hyrë fare në meritën e çështjes, pa diskutuar fare se a ka apo s’ka të drejtë akuza që e përfshijnë në atë roman, e merr vesh nga televizori. E merr vesh duke dëgjuar gazetarët specialë, kemi prokuroi speciale, gjykatë speciale edhe ca gazetar specialë që disponojnë sekrete hetimore, disponojnë ushqim që u vjen nga stacioni i trenit për tu hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë”, tha Rama.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 12/02/2025 12:53

    Po tè mos vidhni edhe votat, siç vodhèt edhe çdo gjè tjetèr nè kèto 12 vjet, juve bèhuni gati tè jeni tè ftuar tè pèrhershèm tè prokurorisè sè posaçme. PPP, INCENERATORÈ, TUNELE DHE RRUGÈ QÈ JANÈ PAGUAR SA FRÈNGU PULÈN DHE JANÈ EDHE SOT PA MBARUAR (ama shiritet e inaugurimit preheshin si gjelat e detit pèr fundvit), pèr tè gjitha kèto presim akoma njè pèrfundim hetimesh. Tè ka dalè kallaji o njish, njèlloj siç i ka dalè atij Saliut plak vrasès dhe hajdut, bashkè me Liken, presidentin tuaj. Kujton se njerèzit janè budallenj dhe harrojnè shpejt? Vazhdo monologjet me veten dhe ata qè tè quajnè "skèndèrbe", o rilindas i kulluar.

    Përgjigju
  • Njazi: 12/02/2025 12:41

    Rama ka te drejte ne ato qe thote! Gjyqtare te tille.duhet te flaken jashte dyerve tedrejtesise menjehere! Policia sekrete e dictators kishte te njejtatmetoda hetimi si keto qe Rama permend nga dosja ! Ne asnje menyre nuk duhet lejuar te behet republike prokuroresh ! Ndryshe do quhet perseri diktature

    Përgjigju
  • Shqiptar: 12/02/2025 11:01

    Do marresh kete timin ti ne 11 Maj,asnje vote per banden e PD PS LSI . Jeni bande kriminale !!!

    Përgjigju
  • AltinTop: 12/02/2025 10:51

    Nuk ka Bashki qe nu vidhet..por Tirana ka tjeter nivel vjedhje..ku te gjithe dalin te lagur… prandaj ja ka fajin SPAKU…

    Përgjigju
  • Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 12/02/2025 10:48

    O Edi Rama pushtetin e ke ti po tē bėj njē pytje kush e ka fain qē mban ti nē drejtēsi wc tē tilla si Olsi Dado njē fundērrin qė mer pjes nē drejtēsin tēnde qe ti e Trumpeton si drejtēsi tė pa varur. Po duke pas fakte tē pa kundērshtushme si e mban ti njė wc si Olsi Dadon nē drejtēsi nxire pra me shkelma jasht ktē jashqitje tė kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • Altin: 12/02/2025 09:55

    Kur ben dhe ky si njeri i ndjeshm I vjen "gjyna" keti. Duhet ta kishin mar duke i ber fresk se Jan shum te ndjeshem keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?