Politikë

Gruaja e biznesmenit Sula u emërua zv.ministre e Punës, Rama: Veliaj s’ka lidhje, ma kërkoi Meta kur ishim në koalicion

12 Shkurt, 09:41| Përditesimi: 12 Shkurt, 10:40

  • Share

Duke folur për arrestimin e Veliajt, kryeministri Rama u ndal edhe në një akuzë që është ngritur ndaj kryebashkiakut se ka emëruar zv.ministre të Punës, gruan e biznesmenit Gentian Sula.  Nga mbledhja e grupit të PS, Rama tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi emërimin e zv.ministres Gentjana Sula ia ka kërkuar kryetari i Kuvendit gjatë kohës kur PS ishte në koalicion me LSI. Pra, Rama thotë se ia ka kërkuar Ilir Meta.

"Një element të thjeshtë që unë e di. Aty thuhet që Veliaj ka bërë zëvendëse ministrie grua e një biznesmeni, pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku. Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë, por që të arrish në konkluzionin që zv.ministrja është vendosur si rezultat i atij udhëtimi këtë mund ta bësh në dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit të shtetit, çfarë bëjë ti në veturën e ambasadës jugosllave, ose ta kesh të provuar bisedën. Zv.ministrja e Punës dhe çështjeve sociale është vendosur aty me kërkesë të ish-kryetarit të Kuvendit mua personalisht kur ishim në koalicion. Më ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile se është pranë nesh, është vajzë e mirë, etj etj. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt/ Rama: Mungon një palë garante për pavarësinë e gjyqësorit, po abuzohet! 11 maji mandati i standardeve demokratike të drejtësisë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?