Politikë

Arrestimi i Veliajt, Rama: Prokurori ka të drejtë të çmendet, por është gjykatësi që e ndalon

13 Shkurt, 09:07| Përditesimi: 13 Shkurt, 09:15

  • Share

 

Duke komentuar arrestimin e Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama tha se prokurori mund të çmendet, por është gjykatësi që e ndalon.

“Dikush më ka thënë që prokurori ka të drejtë të çmendur, por gjykata e mban peshën dhe ekuilibrin mes të gjitha palëve. Është ne mes gjykatësi, garanti dhe ne kemi vendosur figurën e panjohur më parë të gjykatësit paraprak që shoqëron procesin bashkë me prokurorin si në vendet demokratike. Ky gjykatësi paraprak i thotë prokurorit ktheu s’ke provë të mjaftueshme, jo që të bëhet ky një mbiprokuror. Këtu na është bërë gjykata, stërspeciale që rrit peshën e dënimit paraprak. Arrihet deri këtu që arsyeton gjykatësi në një vendim famoz, prandaj duhet t’ia rëndoni masën që të na besojë opinioni, se këtu është halli sa beson opinioni. Opinioni është çështje e të zgjedhurve, jo e gjykatësit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt, Rama: E çuan në burg kur s’ka prova për nisjen e gjyqit, pse s’ka urgjencë për 21 janarin! Reagimi i KLGJ? S’bëjmë presion, bëni punën! Pa PS, s'ka SPAK


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?