TIRANË- Kujt krijoi habi me qëndrimet e fundit ndaj SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama, i dha këtë përgjigje:
“Pa Edi Ramën dhe Partinë Socialiste nuk ka SPAK. Bufi i kënetës e thotë dhe në mënyrë deklarative më jepni votën të shkrij SPAK-un”, tha Edi Rama.
Pse konteston SPAK-un në arrestimin e të zgjedhurit Erion Veliajt, Rama e sqaroi duke bërë dallimin mes një të pandehuri, që siç theksoi nuk është rasti i kryebashkiakut dhe një të dyshuari.
“A ju duket juve normale që një kryetar bashkie të çohet në burg pa gjyq sepse Prokuroria ka dyshime, por prapë se prapë të pamjaftueshme për të ngritur një akuzë përpara gjykatësit? SPAK nuk është Vatikani! Nëse Erion Veliaj ka bërë korrupsion të shkojë aty ku duhet, por korrupsion ama. Korrupsion të provuar”, tha Rama.
Si udhëheqës që i ka dhënë jetë SPAK-ut siç ai theksoi, Rama tha se i takon të kërkojë një drejtësi me standarde.
“Nuk i dini të gjitha se çfarë ka ndodhur, duke vënë aty në tavolinë edhe ekzistencën e asaj qeverie duke thënë, ose votoni reformën ose rrëzojeni qeverinë se nuk më intereson qeveria”, vijoi Rama.
Peshën e shkeljes së standardeve nga prokurori, sipas tij, Rama e sheh edhe te gjyqtari.
“Dikush njëherë më ka thënë prokurori ka të drejtë edhe të çmendet, por gjykata e mban peshën dhe ekuilibrin mes të gjitha palëve. Është ne mes gjykatësi, garanti dhe ne kemi vendosur figurën e panjohur më parë të gjykatësit paraprak që shoqëron procesin bashkë me prokurorin si në vendet demokratike”, theksoi Rama.
Qëndrimin që 2 institucione të drejtësisë, KLGJ dhe KLP ia lexuan si presion e ndërhyrje, Rama tha se e bazoi në standarde europiane, ku zbatohen masa lehtësuese dhe bisedat me personat që pyeten, regjistron me audio vizuale.
“Ama KLGJ duhet të shqetësohet, jo të bëjë korporatën atje dhe të çohet u bë trysni. Ça trysnie u bë, ju merrni shikoni a ka ndonjë të vërtetë në ato çfarë u tha, nuk u vjen e keqja nga Rama e PS, e kemi treguar ne çdo ditë. Ne jo vetëm nuk jemi nga ata që mbajnë shërbim armiqësia politike. Mos u shqetësoni ju që u bë trysni. Ca trysnie, bëni punën atje, merrni gjithë ato para, keni gjithë atë buxhet të jashtëzakonshëm, keni paga të jashtëzakonshme. Ca bëjnë atje, 1 mijë a dy mijë punonjës, me këto merruni, shqetësohuni a është e vërtetë historia e dosjes së gjykatësit”, vijoi Rama.
Kryeministri Rama tha se SPAK futi në burg pa gjyq kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që për 21 janarin nuk ka urgjencë.
Kryeministri Edi Rama ironizoi në fund të fjalës së tij edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, duke i kujtuar se tani që po mbaronte komunikimin e tij në ‘Sy m’sy’, mund të dilte e të fliste bashkë me të tjerët.
Ai e etiketoi ish-kryeministrin si ‘bufi i kënetës’, madje nuk mungoi batutat edhe ironitë me konsulentin e ri të fushatës. Teksa uli zërin dhe iu afrua kameras, Rama i pëshpëriti Berishës: “Sidomos tani që ke marrë atë të Trampit...!”. Bëhet fjalë për Chris LaCivita, të cilin PD e ka pajtuar me një shifër që ende nuk e ka bërë publike dhe transparente.
“Me ata që duan të shkrijnë SPAK më 11 maj është momenti kur edhe për SPAK edhe për drejtësinë, ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë të gjithë garanci, PSSH, të tjerat harrojeni. Vetëm shihini, kujtoni dhe kaq. Kurse këta që nuk keni ca të kujtoni, shikojnë si flasin dhe janë njësoj. Vetëm që nuk janë me zhubra, si bufi. Tani këneta tani le të hidhet, u tërbua, u drogua. Hidhu kënetë, kërceni bretkosa, zhaba e zhapiqe, o buf, dil tani e shaj e shpif. Tani ke edhe atë të Trumpit, do ta shohim (pëshpërit me zë të ulët)...”.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të KLGJ që tha se po ushtrohet presion ndaj SPAK. Rama tha të mos shqetësohen për presion e trysini, pasi SPAK nuk i vjen e keqja nga PS. Rama tha se në vend të shqetësohet KLGJ për presion, të vërtetojë historinë e dosjes Toyota Yaris që vetë Rama publikoi një ditë më parë përmes qytetarit dixhital.
Rama tha se këtë duhet të bëjnë, ndërsa tha u shpreh se ca bëjnë gjithë ata punonjës që marrin paga të jashtëzakonshme.
“Kurrë s’do dëgjoni nga goja ime të dal e të masakroj këdo qoftë, jo më drejtuesin e SPAK. Ka mbështetjen time sa herë që sulmohet nga kafshët. Ama KLGJ duhet të shqetësohet, jo të bëjë korporatën atje dhe t¡ çohet u bë trysni. Ça trysnie u bë, ju merrni shikoni a ka ndonjë të vërtetë në ato çfarë u tha, nuk u vjen e keqja nga Rama e PS, e kemi treguar ne çdo ditë. Ne jo vetëm nuk jemi nga ata që mbajnë shërbim armiqësia politike. Mos u shqetësoni ju që u bë trysni. Ca trysnie, bëni punën atje, merrni gjithë ato para, keni gjithë atë buxhet të jashtëzakonshëm, keni paga të jashtëzakonshme. Ca bëjnë atje, 1 mijë a dy mijë punonjës, me këto merruni, shqetësohuni a është e vërtetë historia e dosjes së gjykatësit. Si ka mundësi që këto dosjet bien po në kokë. Me këto merruni, dilni e thoni nuk janë të vërteta. Do rrimë pa fol, harrojeni nuk ndodh kjo, unë nuk shoh asnjë. Emrat mbiemrat, janë të secilit, secili ti mbajë siç do, me nder ose me turp. Unë shih vetëm një gjë, ditën kur do vihet Albania te tavolina e asaj tryeze të përbashkët politike, mos të bëjë njeri lulen mos më prek. Mua s’ma bëni dot, jam njeriu më i shënjestruar, më i blatosuri, më thoni një gjë që s’më kanë thënë 1 mijë herë. Pse i kam marrë përsipër se s’di të bëj punë të tjera? Është mision ajo Albania atje”, tha Rama.
Kreu i qeverisë në rubrikën e sotme (13 Shkurt) ‘Sy m’sy’, theksoi se është në mbështetje të drejtësisë së re që të hetojë çdo paligjshmëri, por vetëm me prova të arsyeshme dhe me argumente juridike.
Madje ai kërkoi që SPAK ta hetonte deri në fund kryebashkiakun Veliaj dhe ta vërtetojë nëse ka bërë korrupsion.
“Duam të hetojmë për Veliajn, të hetojnë deri në fund, nëse ka bërë korrupsion, të shkojë aty ku shkojnë të gjithë ata që bëjnë korrupsion, por ama korrupsion të provuar. Jo udhëtoi me atë me avion, bëri zv/ministre atë gruan se e njeh etj. Po ne një bythë vend jemi, aq jemi, ku të shkojmë, njohim njëri-tjetrin. Ne nuk kemi ende sistemin bankar, kemi ende sasinë më të madhe të cash në botë. Ne nuk njohim bankat akoma, ne nuk e kemi”, u shpreh Rama ndër të tjera.
Duke komentuar arrestimin e Erion Veliajt, kryeministri Rama u ndal edhe tek çështja e 21 janarit duke pyetur se përse SPAK nuk ka urgjencë për këtë çështje. Shefi i qeverisë thotë se ka ikur koha kur qeveria kontrollonte drejtësinë dhe sot vetëm një idiot mund të thotë se SPAK është vegël e PS.
“Ca më kërkoni mua për 21 janarin, ca duhet të bëj unë për 21 janarin. Tani vetëm duhet të jesh idiot, lagësirë me dy këmbë që të vazhdosh të thuash që SPAK e kontrollon Rama. SPAK bën një politikë të caktuar në kuptimin e vendimmarrjeve të tij, por nuk është vegël e askujt kjo është shumë e qartë. Kërkojani SPAK 21 janarin. Më thoni mua prapë erdhi 21 janarin, hipokrizi. E premtova që nuk ikën, dhe po ua them që nuk ikën pa u ndëshkuar, se nuk jam unë që e bëj ndëshkimin. 21 janari është nga ato çështje ku drejtësia vonon por nuk harron, urgjencë për të paraburgosur kryetarin e bashkisë pse s’ka urgjencë për 21 janarin, për krim monstruoz, janë vrarë 4 njerëz. Ca tu them unë, ca duhet të bëj unë. Ka vdekur ajo kohë kur partia e kryeministri kontrollonin drejtësinë dhe merrnin në mbrojtje të gjithë horrat. Hidhni përpjektë thoni ç’të doni, kjo është e vërteta historike”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama vuri në dukje sot kritika të forta ndaj SPAK dhe drejtësisë pas 5 vitesh pune, duke thënë se Prokuroria e Posaçme nuk është Vatikani. Madje sipas tij edhe Vatikani kritikohet ndonjëherë.
Ai vuri në dukje precedentin se si hetuesit e SPAK i marrin njerëzit në rrugë dhe i rreshtojnë në Prokurori, përfshi edhe një grup biznesmenësh, pa pasur prova të qarta.
“Si mund të merren njerëzit e të bëhen intimidime, insinuata, të rreshtohen, i marrin në rrugë. Mendoni veten tuaj, t’ju ndalojnë në rrugë, t’ju marrin telefonin. Vetëm drejtësia mund të hyjë sipas procesit, jo siç i ndodhi atij personit që iu prish jeta. I thuaj më thuaj këtë, që të mos them unë këtë.
SPAK nuk është Vatikani, edhe Vatikanin e kritikojnë, në kuptonin kulturor dhe historik, që bëjnë edhe gabime. Por këta 5 vjet kanë, është e domosdoshme të dëgjojnë kritika, jo sulme personale, armiqësore apo intimidim. Si mund të merren sipërmarrësit dhe të çohen radhë atje në SPAK, të rreshtohen”, u shpreh kryeministri.
Edi Rama iu referua edhe një çështje problematike institucionale dhe ligjore, që hyn deri në kufinjtë e shkeljes të të drejtave të njeriut, duke iu referuar reformës në drejtësi.
Ai kujtoi një raport të Komitetit të Parandalimit të Torturës në Këshillin e Europës, që rekomandonte teknologjinë e përparuar të audio-regjistrimit të personave që merreshin në pyetje dhe hetoheshin në Prokurori, por që ende nuk është bërë.
Këtu iu referua dosjes për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, procesin hetimor të ndjekur pa asnjë audio-regjistrim nga SPAK.
Rama kujtoi se janë mbi 2 mijë punonjës në KLGJ, për të cilën tha se kishte dëgjuar reagimin e djeshëm, por nuk ka marrë përgjigjen pse kushti i KE për procesin hetimor nuk është realizuar, kur kaq shumë punonjës paguhen nga buxheti dhe taksat e qytetarëve. Në total tha ai janë mbi 3 mijë punonjës të drejtësisë dhe ende nuk ka regjistrime hetimesh dhe se kërkohen standarde sipas normave të KE dhe BE.
“Shiko çfarë thotë Këshilli Torturës i Komisionit Europian. Për çështjet e paraburgimit, që e tha edhe dje KLGJ dhe më erdhi mirë që ia dëgjova zërin dje, KLGJ që ka një numër të lartë punonjësish të rritur në 594 punonjës dhe numri i përgjithshëm i punonjësve është mbi 2 mijë veta, në mos gabohem. Dhe mirë bëjnë ata që flasin, trysnia! Fola për paraburgimin, ja e ka thënë Komiteti i Këshillit të Europës, e ka thënë në raport me kohë, për paraburgimin fola dhe unë! E ka thënë Këshilli i Europës, intervistat e personave që pyeten, regjistrimet audio-vizuale përbëjnë një të domosdoshme përpjekje kundër abuzimit, e drejtë e personave. Komiteti për Parandalimin e Torturës e inkurajon Shqipërinë që të shtrijë regjistrimin audiovizual në të gjithë Shqipërinë.
Si mund të kemi ne akoma, kur kemi bërë një reformë me mbështetje masive të drejtësisë së re, ja ku është këtu që ka shkuar në 3342 punonjës, përfshi edhe KLP, punonjës të shtetit shqiptar që paguhet nga buxheti dhe janë akorduar 1,2 miliardë. Tani çfarë duhet të bëjmë ne, të pranojmë që të merren dëshmitë me orë të tëra dhe në fund të japin një fletë aty që ta firmosësh, të të japin 5 fletë pasi të të intimidojnë, se ku të punon babai, të ndalojnë me një fëmijë 3 vjeç në rrugë e të të marrin të thonë hajde me ne (bie kambana, “ja fjalë e vërtetë” thotë Rama). Nuk janë sulme ndaj drejtësisë. Këto janë thirrje për standarde, Historia, i kemi parë në këto, historia e ka treguar se kur del nga shinat, bëhet edhe më keq për qytetarët, për institucionet, për shtetin. Si mund të merren sipërmarrësit dhe të cohën radhë atje në SPAK”, u shpreh ai.
Edi Rama, duke folur sot për ndjekësit në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama u shpreh se drejtësia e re po përpiqet të marri peng njerëzit rrugës dhe kryebashkiakët pa asnjë provë, për vepra që nuk argumentohen juridikisht apo ligjërisht.
Rama theksoi se ai ndodhet aty për të bërë historinë dhe përsëriti batutën e më shumë se dy dekadave më parë kur ishte kryebashkiak i Tiranës, duke kujtuar se “që kur ishte me flokë të zeza e kishte thënë se nuk kishte bir k...”. Ai shtoi se SPAK e GJKKO kishin mbështetjen e plotë të tij në luftën ndaj korrupsionit, por jo që të merren peng kryebashkiakët pa prova dhe me akuza që nuk qëndrojnë.
“Jam këtu për historinë, ndaj dal këtu dhe i ndal këto llumra, baltra, gurë, nga të gjitha anët, të gjitha këto maskarallëqe. E kam thënë që kur isha me flok të zeza që në atë kohë që nuk ka bir k.... Ça është kljo, me llafe?
Në BE futesh duke luftuar korrupsionin, SPAK do ketë mbështetje të padiskutueshme, por për të luftuar korrupsionin ama. Jo për të marrë peng kryebashkiakun e Tropojës për ta mbyllur brenda, pse preu pyllin, çfarë është kjo? Po ajo tjetra që ka marrë formë të prerë, kryebashkiaku Fushë-Arrëzit, që preu pyllin për të bërë rrugë për qytetarët, bëri burg ai!”, u shpreh kryeministri.
Duke komentuar arrestimin e Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama tha se prokurori mund të çmendet, por është gjykatësi që e ndalon.
“Dikush më ka thënë që prokurori ka të drejtë të çmendur, por gjykata e mban peshën dhe ekuilibrin mes të gjitha palëve. Është ne mes gjykatësi, garanti dhe ne kemi vendosur figurën e panjohur më parë të gjykatësit paraprak që shoqëron procesin bashkë me prokurorin si në vendet demokratike. Ky gjykatësi paraprak i thotë prokurorit ktheu s’ke provë të mjaftueshme, jo që të bëhet ky një mbiprokuror. Këtu na është bërë gjykata, stërspeciale që rrit peshën e dënimit paraprak. Arrihet deri këtu që arsyeton gjykatësi në një vendim famoz, prandaj duhet t’ia rëndoni masën që të na besojë opinioni, se këtu është halli sa beson opinioni. Opinioni është çështje e të zgjedhurve, jo e gjykatësit”, tha Rama.
Kryeministri Rama thotë se nuk po i bën presion SPAK për arrestimin e Erion Veliajt, por po bën një kërkesë legjitime për standarde demokratike.
A ju duket normale një kryetar bashkie në detyrë, të merret nga zyra dhe të çohet në burg pa gjyq, sepse ka dyshime. Sado të mëdha të jenë, por të pamjaftueshme për të ngritur akuzë para gjykatësve. Si mund të quhet ky sulm ndaj SPAK apo trysni ndaj gjykatës që të ngresh një problem që është kaq parimor, që ka të bëjë me kërkesën më legjitime në botë për një kryeministër, për udhëheqësin e një shumice qeverisës, aq më tepër për mua si udhëheqës i një force që i ka dhënë jetë SPAK. Mos të bëj unë një kërkesë legjitime për standarde demokratike. Jo për të ushtruar presion, por për standarde.
Kryeministri Edi Rama duke komentuar arrestimin e Erion Veliajt tha përdori një shprehje siç ai tha të ‘tironsve’ që shprehen se u ‘njohëm pak si shumë’. Kreu i qeverisë tha se të zgjedhurit nuk janë mish për top për një pushtet që u ndalon atyre kontratën me qytetarët që i kanë votuar.
“Kur thonë tironsit u njohëm çik si shumë, për çfarë janë të zgjedhurit që marrin votë nga populli për të drejtuar vendin, mish për top për një pushtet. Sa u ndjeka aq i plotfuqishëm deri në pikën që të ndërpresë kontratën e një kryetari bashkie me qytetarët, pa siguruar provat. Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? Nuk është shpallur as fajtor, është thjesht një person i dyshuar dhe mbahet atje. Kush di ti bëjë punët, apo gjykatësi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy” ditën e sotme, ku foli për statusin juridik të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj dhe dyshimet që bien mbi SPAK dhe GJKKO për mënyrën ligjore se si vepruan në kapërcim kufijsh penalë dhe juridik.
Rama u shpreh se “pa të dhe PS nuk do kishte SPAK”, teksa theksoi se “bufi i kënetës”, duke iu referuar Sali Berishës, kërkon votën që “ta shkrijë SPAK”, siç e tha edhe dje në konferencë.
“Pa Edi Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Sepse bufi i kënetës e thotë në mënyrë deklaratave më jepni votën që ta shkrij SPAK. Pra, nëse spak nuk e garanton kjo kocka këtu dhe PS bashkë me mua, nuk mund të garantojnë pellgaçet përreth dhe partickat që kanë të re vetëm pronarin e tyre, sepse kanë të njëjtën metodë e sjellje si ajo e bufit të kënetës, janë si mrokulla të vogla. I bëjnë temena SPAK se do i heqi kundërshtarët, e këta do rriten. Sepse është lis i madh PS, është lis i madh, nuk hiqet kollaj”, u shpreh ai.
Më tej shpjegoi edhe statusin e kryebashkiakut, për të cilin tha se nuk ka ende asnjë provë dhe nuk është i pandehur që të arrestohej.
“Nuk jam unë që i kundërshtoj ndaj SPAK, siç kanë vënë kujën të tjerët. Por statusi i Erjonit deri tani dhe provave të pretenduara. Në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon, është e qartë. Por deri tani në dosje, në asnjë paragraf të vetëm, unë s’e kam lexuar dosjen, më jepni një paragraf, apo provë që për prokurorin është e arsyeshme për ta ulur në gjyq, që kryetari i bashkiës ka vepruar në thyerje të ligjit. Apo raste të tjera kur kemi vepruar për heqjen e imunitetit në Kuvend, për t’i dhënë SPAK mundësi për ndonjë anëtar të parlamentit”, shpjegoi ai, duke vënë theksin te mosekzistenca e provave në rastin e kryebashkiakut.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
o duman po pse e ke kaq frik sa li berishen ,cfar din ai per ty
PërgjigjuZ. Altin Dumani, ço perpara drejtesise kriminelet per 21 Janarin, per Gerdecin, per aferen Cez-Dia, boll e kruajte veshin e majte me doren e djathte.
PërgjigjuPo te dejg tani o mret! pse sbere kshu kur kapen Tahirin po e braktise, ca frike ke?
PërgjigjuPo bashkeshortja cfare statusi ka?
Përgjigju