Politikë

Rama i përgjigjet KLGJ: Nuk janë sulme, por thirrje për standarde! Janë mbi 3 mijë punonjës në Drejtësi, pse s’ka sistem të regjistrimit të dëshmive nga Prokuroria? KE e ka kërkuar me kohë (dhe një rënie kambane)

13 Shkurt, 09:18| Përditesimi: 13 Shkurt, 09:39

  • Share

 

Edi Rama iu referua edhe një çështje problematike institucionale dhe ligjore, që hyn deri në kufinjtë e shkeljes të të drejtave të njeriut, duke iu referuar reformës në drejtësi.

Ai kujtoi një raport të Komitetit të Parandalimit të Torturës në Këshillin e Europës, që rekomandonte teknologjinë e përparuar të audio-regjistrimit të personave që merreshin në pyetje dhe hetoheshin në Prokurori, por që ende nuk është  bërë.

Këtu iu referua dosjes për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, procesin hetimor të ndjekur pa asnjë audio-regjistrim nga SPAK.

Rama kujtoi se janë mbi 2 mijë punonjës në KLGJ, për të cilën tha se kishte dëgjuar reagimin e djeshëm, por nuk ka marrë përgjigjen pse kushti i KE për procesin hetimor nuk është realizuar, kur kaq shumë punonjës paguhen nga buxheti dhe taksat e qytetarëve. Në total tha ai janë mbi 3 mijë punonjës të drejtësisë dhe ende nuk ka regjistrime hetimesh dhe se kërkohen standarde sipas normave të KE dhe BE.

“Shiko çfarë thotë Këshilli Torturës i Komisionit Europian. Për çështjet e paraburgimit, që e tha edhe dje KLGJ dhe më erdhi mirë që ia dëgjova zërin dje, KLGJ që ka një numër të lartë punonjësish të rritur në 594 punonjës dhe numri i përgjithshëm i punonjësve është mbi 2 mijë veta, në mos gabohem. Dhe mirë bëjnë ata që flasin, trysnia! Fola për paraburgimin, ja e ka thënë Komiteti i Këshillit të Europës, e ka thënë në raport me kohë, për paraburgimin fola dhe unë! E ka thënë Këshilli i Europës, intervistat e personave që pyeten, regjistrimet audio-vizuale përbëjnë një të domosdoshme përpjekje kundër abuzimit, e drejtë e personave. Komiteti për Parandalimin e Torturës e inkurajon Shqipërinë që të shtrijë regjistrimin audiovizual në të gjithë Shqipërinë.

Si mund të kemi ne akoma, kur kemi bërë një reformë me mbështetje masive të drejtësisë së re, ja ku është këtu që ka shkuar në 3342 punonjës, përfshi edhe KLP, punonjës të shtetit shqiptar që paguhet nga buxheti dhe janë akorduar 1,2 miliardë. Tani çfarë duhet të bëjmë ne, të pranojmë që të merren dëshmitë me orë të tëra dhe në fund të japin një fletë aty që ta firmosësh, të të japin 5 fletë pasi të të intimidojnë, se ku të punon babai, të ndalojnë me një fëmijë 3 vjeç në rrugë e të të marrin të thonë hajde me ne (bie kambana, “ja fjalë e vërtetë” thotë Rama). Nuk janë sulme ndaj drejtësisë. Këto janë thirrje për standarde, Historia, i kemi parë në këto, historia e ka treguar se kur del nga shinat, bëhet edhe më keq për qytetarët, për institucionet, për shtetin. Si mund të merren sipërmarrësit dhe të cohën radhë atje në SPAK”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt, Rama: E çuan në burg kur s’ka prova për nisjen e gjyqit, pse s’ka urgjencë për 21 janarin! Reagimi i KLGJ? S’bëjmë presion, bëni punën! Pa PS, s'ka SPAK


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?