Kryeministri Edi Rama, duke folur sot

Politikë

Rama: SPAK ta hetojë Veliajn deri në fund nëse ka bërë korrupsion, por jo pa prova!

13 Shkurt, 09:31| Përditesimi: 13 Shkurt, 09:32

  • Share

1739432695_edirama.png

Kreu i qeverisë në rubrikën e sotme (13 Shkurt) ‘Sy m’sy’, theksoi se është në mbështetje të drejtësisë së re që të hetojë çdo paligjshmëri, por vetëm me prova të arsyeshme dhe me argumente juridike.

Madje ai kërkoi që SPAK ta hetonte deri në fund kryebashkiakun Veliaj dhe ta vërtetojë nëse ka bërë korrupsion.

“Duam të hetojmë për Veliajn, të hetojnë deri në fund, nëse ka bërë korrupsion, të shkojë aty ku shkojnë të gjithë ata që bëjnë korrupsion, por ama korrupsion të provuar. Jo udhëtoi me atë me avion, bëri zv/ministre atë gruan se e njeh etj. Po ne një bythë vend jemi, aq jemi, ku të shkojmë, njohim njëri-tjetrin. Ne nuk kemi ende sistemin bankar, kemi ende sasinë më të madhe të cash në botë. Ne nuk njohim bankat akoma, ne nuk e kemi”, u shpreh Rama ndër të tjera.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt, Rama: E çuan në burg kur s’ka prova për nisjen e gjyqit, pse s’ka urgjencë për 21 janarin! Reagimi i KLGJ? S’bëjmë presion, bëni punën! Pa PS, s'ka SPAK


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?