Politikë

Rama ironizon Berishën: Tani këneta të hidhet, bufra, zhaba, zhapiqe e bretkosa! Tani ke edhe atë të Trampit...!

13 Shkurt, 10:13| Përditesimi: 13 Shkurt, 10:33

  • Share

Kryeministri Edi Rama ironizoi në fund të fjalës së tij edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, duke i kujtuar se tani që po mbaronte komunikimin e tij në ‘Sy m’sy’, mund të dilte e të fliste bashkë me të tjerët.

Ai e etiketoi ish-kryeministrin si ‘bufi i kënetës’, madje nuk mungoi batutat edhe ironitë me konsulentin e ri të fushatës. Teksa uli zërin dhe iu afrua kameras, Rama i pëshpëriti Berishës: “Sidomos tani që ke marrë atë të Trampit...!”. Bëhet fjalë për Chris LaCivita, të cilin PD e ka pajtuar me një shifër që ende nuk e ka bërë publike dhe transparente. 

“Me ata që duan të shkrijnë SPAK më 11 maj është momenti kur edhe për SPAK edhe për drejtësinë, ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë të gjithë garanci, PSSH, të tjerat harrojeni. Vetëm shihini, kujtoni dhe kaq. Kurse këta që nuk keni ca të kujtoni, shikojnë si flasin dhe janë njësoj. Vetëm që nuk janë  me zhubra, si bufi. Tani këneta tani le të hidhet, u tërbua, u drogua. Hidhu kënetë, kërceni bretkosa, zhaba e zhapiqe, o buf, dil tani e shaj e shpif. Tani ke edhe atë të Trumpit, do ta shohim (pëshpërit me zë të ulët)...”.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt, Rama: E çuan në burg kur s’ka prova për nisjen e gjyqit, pse s’ka urgjencë për 21 janarin! Reagimi i KLGJ? S’bëjmë presion, bëni punën! Pa PS, s'ka SPAK


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?