Kryeministri Edi Rama vuri në dukje sot kritika të forta ndaj SPAK dhe drejtësisë pas 5 vitesh pune, duke thënë se Prokuroria e Posaçme nuk është Vatikani. Madje sipas tij edhe Vatikani kritikohet ndonjëherë.
Ai vuri në dukje precedentin se si hetuesit e SPAK i marrin njerëzit në rrugë dhe i rreshtojnë në Prokurori, përfshi edhe një grup biznesmenësh, pa pasur prova të qarta.
“Si mund të merren njerëzit e të bëhen intimidime, insinuata, të rreshtohen, i marrin në rrugë. Mendoni veten tuaj, t’ju ndalojnë në rrugë, t’ju marrin telefonin. Vetëm drejtësia mund të hyjë sipas procesit, jo siç i ndodhi atij personit që iu prish jeta. I thuaj më thuaj këtë, që të mos them unë këtë.
SPAK nuk është Vatikani, edhe Vatikanin e kritikojnë, në kuptonin kulturor dhe historik, që bëjnë edhe gabime. Por këta 5 vjet kanë, është e domosdoshme të dëgjojnë kritika, jo sulme personale, armiqësore apo intimidim. Si mund të merren sipërmarrësit dhe të çohen radhë atje në SPAK, të rreshtohen”, u shpreh kryeministri.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Veliajt, Rama: E çuan në burg kur s’ka prova për nisjen e gjyqit, pse s’ka urgjencë për 21 janarin! Reagimi i KLGJ? S’bëjmë presion, bëni punën! Pa PS, s'ka SPAK
A.Q/I.M/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)