Politikë

Arrestimi i Veliajt, reagon Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë! Ndal linçimit publik, drejtësia të lihet e pavarur

11 Shkurt, 22:59| Përditesimi: 11 Shkurt, 23:04

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në kuadër të programit "Kuvendojmë për Shqipërinë" në qarkun e Vlorës. Në ambientet e Pallatit të Kulturës në qytetin e Vlorës, znj. Spiropali prezantoi nismën “Kuvend-ON”, një program i cili shtrihet në të gjithë vendin, si një platformë "llogaridhënieje" gjithëpërfshirëse, ku qytetarët nxiten t'i shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt Kryetares së Kuvendit.

Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, studentë nga Universiteti i Vlorës, sipërmarrës, pensionistë, përfaqësues nga OJF, të rinj dhe të reja të qytetit, të cilët diskutuan me Kryetaren e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali për problematikat e tyre, etj. 

Spiropali ka kërkuar të ndalet linçimi publik që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

"Drejtësia është e pavarur se duhet të lihet e pavarur dhe duhet të lihet në heshtje të bëjë punën, e të shohë e të gjykojë vetëm provat.
As çadrat që mbrojnë njëri tjetrin, as ulërimat që duan të linçojnë apo dënojmë njëri tjetrin.

Këtë lloj drejtësie kërkojmë ne. Këtë lloj drejtësie kërkon kjo shumicë. Këtë lloj drejtësie kërkon Europa, e cila nuk niset nga shkatërrimi i të drejtave kushtetuese dhe njerëzore, por niset nga garantimi i këtyre të drejtave duke garantuar në fund drejtësi.

Patjetër kush ka gabuar, kush e ka futur dorën atje ku nuk duhet, kush i ka rënë në qafë njerëzve dhe detyrës që i ka besuar ky popull patjetër duhet të gjykohet, sipas standardeve të një drejtësie të drejtë.

Por askush nuk ka borxhin më të vogël që të shkatërrohet publikisht, që t’i nëpërkëmbet prezymimi i pafajësisë,
që t’i shkatërrohet publikisht emri, reputacioni, pa prova", shprehet Spiropali.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?