Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Spahiu: Gjykata javën tjetër mund të ndryshojë masën e arrestit për kryebashkiakun e Tiranës

6 Mars, 21:33| Përditesimi: 6 Mars, 22:46

  • Share

Juristi kreshnik Spahiu doli sot në emisionin “Frontline” pas intervistës së realizuar me Inteligjencë Artificiale me kryebashkiakun Erion Veliaj nga qelia e paraburgimit ku ndodhet prej një muaji, pas arrestimit nga SPAK.

Ai tha për moderatoren Marsela Karapanço në Report Tv se javën e ardhshme Gjykata e Apelit mund ta ndryshojë masën e arrestit për kryebashkiakun, pasi masa shtrënguese për një zyrtar të lartë është e tepruar, sepse nuk janë marrë parasysh masat e tjera që parashikon Kodi penal.

“Dua t’ju komplimentoj për mënyrën teknike të realizimit të një interviste të tillë me kryebashkiakun. Sepse edhe ditët në vijim do ketë shqyrtim gjyqësor në Apel për masën e kryetarit Erion Veliaj, që prezumohet i pafajshëm, por është i izoluar. Pritet të ketë surpriza në seancën gjyqësore, sepse strategjia e mbrojtjes po justifikon edhe mjetet që zoti Veliaj po përdor e ndjek. Veliaj është ende nën hetim, nuk kemi ende një akuzë të përfunduar nga Prokuroria apo kalim për gjykim, jemi në fazën e dyshimeve të arsyeshme, që çuan në masën e sigurimit. Ajo që pritet është jo që ka apo jo prova, i fajshëm apo i pafajshëm, por një betejë ligjore nëse masa arrest me burg është e ligjshme apo represive. Masë që gjykata e justifikon sipas Kodit Penal apo jo”, tha Spahiu.

Më tej ai shpjegoi se Gjykata duhet të japi argumente të forta ligjore dhe juridike pse vendoset një masë kaq shtrënguese, kur shkaqet nuk qëndrojnë, pra nuk përbën rrezikshmëri dhe as po arratiset.

“Gjykata ka detyrimin që para se të marri verdiktin për të lënë në fuqi arrestin me burg, pse masat e tjera shtrënguese që parashikon Kodi Penal, si arresti shtëpiak apo detyrimi për paraqitje nuk janë aplikuar. Duhet të arsyetojë pse nuk aplikohen, e pse rrezikshmëria e Veliajt është aq e lartë sa vetëm burgu e justifikon. Provat kanë dalë në ankandin mediatik, në nuk jemi gjykatë. I bie të jemi dy vjet përpara, se procesi mund të jetë pas dy vitesh. Berisha u vu nën hetim para 3 vitesh dhe s’ka shkuar ende në gjykatë. Ne presim të dimë nga Gjykata pse masa e arrestit me burg është më e përshtatshmja apo e ligjshmja”, shpjegoi juristi.

Ora 22:44
Spahiu: Telefonat nuk mund të sekuestrohen nëse s’je nën hetim apo përgjim, me përjashtim të flagrancës! Sot në burg s’ka asnjë politikan të PD-së

1741296908_spahiu.jpg

Telefonat e qytetarëve apo zyrtarëve nuk mund të sekuestrohen pa një hetim apo përgjim, me përjashtim të flagrancës.

Kështu shprehet juristi Kreshnik Spahiu në lidhje me procedurën me shkelje që ka ndjekur SPAK për rastin e sekuestrimit të telefonit të kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe familjarëve të tjerë.

Ai ngriti dyshimet edhe te masat e sigurisë dhe përqindjet e pafajësisë në Shqipëri, krahasuar me standardet e BE-së. Në lidhje me peshoren majtas-djathtas të arrestimeve nga SPAK, ai vuri në dukje se shifrat janë të ndryshme, sepse nuk ka asnjë të burgosur nga PD-ja. 

“SPAK ka një rekord që ne nuk mund t’ia mohojmë për meritë, si rekord. Por sot në paraburgim masë arresti me burg nuk ka asnjë politikan të Partisë Demokratike. Ilir Meta është ish-president, në pushtet 28 vite. Është fakt që Shqipëria ka rekord të paraburgimeve rekord, numri i masave të arrestit në raport me numrin e popullsisë është i lartë. Rekord negativ, vetëm 2% të pafajshëm, hedh dyshime, vetëm Rusia e ka kështu. BE e ka 20% të pafajësive, pa llogaritur masat e sigurimit.
Çfarë e pengoi drejtësinë shqiptare si në rastin Tahiri, që e hetoi, gjykoi në gjendje të lirë dhe deri në fund sa e dënoi. Kam qenë kundër Jamarbër Malltezit për arrestimin, kam qenë kundër, edhe për Arben Ahmetajn. Po të kishte masë tjetër për Ahmetajn, detyrim paraqitjeje psh., a do ishte prezent dhe bashkëpunëtor i drejtësisë? Pa paragjykuar, se ata që na ndjekin janë qytetarë dhe me bindje politike. A i shërben kjo ecurisë dhe të ardhmes së drejtësisë, praktikave që krijon. Pse?”, shprehet juristi.

Më tej ai jep edhe disa shembuj nga eksperienca personale si jurist, duke ngritur edhe pyetjen nëse Gjykata e ka peshuar mirë pyetjen nëse kishte aq prova të mjaftueshme sa për të burgosur zyrtarë të lartë.

“Me të drejtë analizojmë masat e sigurisë si çështje. Kam marrë pjesë në dhjetëra seanca në Amerikë, ku prokurorët paraqesin edhe 50 masa me të pandehur në Gjykatë. Nuk i hyjnë themelit të çështjes. Ti po kërkon masa sigurie shtrëngues, për ish-presidentin, ish-kryebashkiakun, ish-zv/kryeministrin, a mund të ma shpjegosh mua se cila është pengesa për Prokurorinë nëse jepet masë e butë? A mund të më bindësh pse duhet kjo masë shtrënguese?”, vijon ai. 

Spahiu ngre shqetësimin edhe për mënyrën se si SPAK vepron me sekuestrimet pa hetim dhe prova të telefonave, që kanë procedurë tjetër.

“Ose te çështja e telefonave. Telefoni nuk është send, apo pistoletë, i gjeta dhe i sekuestrova. Telefoni ka procedurë tjetër se si sekuestrohet. Ti duhet ta vësh në përgjim njëherë, se telefoni është i përgjueshëm, e kur të dalin të dhëna të arsyeshme që të çojnë te prova të arsyeshme, atëherë sekuestrohet telefonin. Jo vetë kontroll banese, e kthen përmbys, sekuestron të gjithë telefonat, vjehrrit, vjehrrës, kunatit, gruas etj. Nuk ka asnjë praktikë në BE që të mos jesh nën hetim, flagrancë apo përgjim e të sekuestrohet telefoni, madje jo i joti, por i familjarëve. Shkon te lodrat, rrobat, sendet e të tjera. Përgjegjësi kryesor nuk duhet të jetë Ajola në këtë histori, por një kryetar bashkie, që i kë ngrit 10 akuza dhe tani përfundon te sekuestrimi i telefonit”, përfundon juristi për Report Tv. 

Ora 22:12
Spahiu në 'Frontline': Pas përgjimeve në Kushtetuese, gjyqtarët e dosjes Veliaj vështirë se janë të paanshëm!

 

Drejtësia mund të jetë në kushte pamundësie për të bërë drejtësi. Pas rastit që ka plasur në publik për përgjimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ngrihen dyshime të forta nëse drejtësia e re është e lirë për të vendosur, pasi ndodhet nën presionin e organit të akuzës.

Ky është mendimi i juristit Kreshnik Spahiu, teksa analizoi situatën më të fundit për arrestimin dhe masën shtrënguese ndaj kryebashkiakur Erion Veliaj.
 
Madje ai shtoi se në këto rrethana të krijuara dhe referuar një sondazhi të fundit mbi mungesën e besueshmërisë së publikut te Gjykatat, vetëm me 26%, vështirë se gjyqtarët e dosjes Veliaj janë të paanshëm. Madje edhe denoncimi anonim në rastin konkret është i paligjshëm sipas tij.

“Denoncimet anonime në bazë të Kodit Penal nuk lejohen. Denoncimi anonim është i paligjshëm, me veçanti përjashtimin, ku ka rrethana të ndryshme që të çojnë te prova. Ne nuk e dimë nëse Nesti Angoni ka paraqitur të dhëna të ndryshme që e çojnë Prokurorinë te provat e arsyeshme.
Është bërë çështje edhe në media se gjatë seancës së masës së sigurisë ka pasur një debat të fortë mes kryebashkiakut Veliaj dhe prokurorit Dado. Por edhe gjatë procesit të hetimit, se nuk ka pasur audio, pa abuzuar, edhe debatet aty mund të kenë qenë, prezumohet se mund të kenë qenë edhe më të ashpra se në Prokurori. Unë presupozoj se e keqja e Veliajt nuk i vjen nga Prokuroria, fatin e tij tani e ka Gjykata, sepse është Gjykata që bën arbitrin dhe verifikon masat, kërkesat dhe nëse janë të duhurat apo ka shkelje”, u shpreh juristi. 

Dhe këtë e argumentoi edhe me një sondazh të fundit, referuar edhe ngjarjes së përgjimit të Kushtetueses.

“Referuar një sondazhi të besueshëm që është botuar dje ka një të dhënë specifike që është domethënëse. SPAK me 50% besueshmëri dhe Gjykatat më të pabesueshme, me 26% e renditur. Sot proceset më të rëndësishme të iniciuara nga SPAK shkojnë në dorën e një institucioni e pushteti gjyqësor që nuk është i besueshëm. Siç tha edhe Edmond Petraj, (avokati në studio), a mund të jenë të lirë gjyqtarët e Apelit të GJKKO për të qenë të lirë në dhënien e vendimit, kur edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese ka dalë se janë përgjuar. Pra tani kemi një përgjim të gjyqtarëve nga organi i akuzës. Pra kemi një rast për herë të parë kur Prokuroria kërkon survejimin apo përgjimin. Unë kam mendimin dhe dyshimin se kemi një gjykatë të pavarur të lirë për të vendosur, me gjithë këtë presion”, nënvizoi Spahiu për Report Tv.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alex: 07/03/2025 09:04

    Aman kush flet. My the Bamir Topi ropen gjygjtaret e gjygjtaret ropen popullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: