Drejtësia mund të jetë në kushte pamundësie për të bërë drejtësi. Pas rastit që ka plasur në publik për përgjimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ngrihen dyshime të forta nëse drejtësia e re është e lirë për të vendosur, pasi ndodhet nën presionin e organit të akuzës.
Ky është mendimi i juristit Kreshnik Spahiu, teksa analizoi situatën më të fundit për arrestimin dhe masën shtrënguese ndaj kryebashkiakur Erion Veliaj.
Madje ai shtoi se në këto rrethana të krijuara dhe referuar një sondazhi të fundit mbi mungesën e besueshmërisë së publikut te Gjykatat, vetëm me 26%, vështirë se gjyqtarët e dosjes Veliaj janë të paanshëm. Madje edhe denoncimi anonim në rastin konkret është i paligjshëm sipas tij.
“Denoncimet anonime në bazë të Kodit Penal nuk lejohen. Denoncimi anonim është i paligjshëm, me veçanti përjashtimin, ku ka rrethana të ndryshme që të çojnë te prova. Ne nuk e dimë nëse Nesti Angoni ka paraqitur të dhëna të ndryshme që e çojnë Prokurorinë te provat e arsyeshme.
Është bërë çështje edhe në media se gjatë seancës së masës së sigurisë ka pasur një debat të fortë mes kryebashkiakut Veliaj dhe prokurorit Dado. Por edhe gjatë procesit të hetimit, se nuk ka pasur audio, pa abuzuar, edhe debatet aty mund të kenë qenë, prezumohet se mund të kenë qenë edhe më të ashpra se në Prokurori. Unë presupozoj se e keqja e Veliajt nuk i vjen nga Prokuroria, fatin e tij tani e ka Gjykata, sepse është Gjykata që bën arbitrin dhe verifikon masat, kërkesat dhe nëse janë të duhurat apo ka shkelje”, u shpreh juristi.
Dhe këtë e argumentoi edhe me një sondazh të fundit, referuar edhe ngjarjes së përgjimit të Kushtetueses.
“Referuar një sondazhi të besueshëm që është botuar dje ka një të dhënë specifike që është domethënëse. SPAK me 50% besueshmëri dhe Gjykatat më të pabesueshme, me 26% e renditur. Sot proceset më të rëndësishme të iniciuara nga SPAK shkojnë në dorën e një institucioni e pushteti gjyqësor që nuk është i besueshëm. Siç tha edhe Edmond Petraj, (avokati në studio), a mund të jenë të lirë gjyqtarët e Apelit të GJKKO për të qenë të lirë në dhënien e vendimit, kur edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese ka dalë se janë përgjuar. Pra tani kemi një përgjim të gjyqtarëve nga organi i akuzës. Pra kemi një rast për herë të parë kur Prokuroria kërkon survejimin apo përgjimin. Unë kam mendimin dhe dyshimin se kemi një gjykatë të pavarur të lirë për të vendosur, me gjithë këtë presion”, nënvizoi Spahiu për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Veliajt/ Spahiu: Gjykata javën tjetër mund të ndryshojë masën e arrestit për kryebashkiakun e Tiranës
A.Q/r.k./ReportTv.al