Kronikë

Mbi 10 mln lekë vjedhje/ Arrestohen dy xhepistat fierakë, bënë kërdinë me portofolat në Vlorë (VIDEO)

14 Shtator 2019, 08:43| Përditesimi: 14 Shtator 2019, 08:57

  • Share

Dy fierakë janë arrestuar në Vlorë, pasi u kanë vjedhur portofolat nëntë personave nga janari i këtij viti duke marrë mbi 10 milionë lekë të vjetra (532 mijë lekë dhe 4750 euro).

Të arrestuarit janë A. T. 53 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe E. P. 52 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh, të dy nga Fieri.

Ata i kanë kryer vjedhjet në ambiente ose mjedise ku ofroheshin shërbime publike, me qëllim që të përfitonin nga grumbullimi i njerëzve.

Të gjitha vjedhjet që kanë bërë
Më datë 02.09.2019, në këtë poliklinikë në Vlorë,  i kanë vjedhur portofolin nga xhepi shtetasit K. L., dhe i kanë marrë 8 000 lekë.

Më datë 09.09.2019, në të njëjtin vend kanë vjedhur nga xhepi portofolin e shtetasit H. B., nga i cili kanë marrë 4 000 lekë.

• Më datë 26.06.2019, në lagjen "Isa Boletini" Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetasit E. H.

• Më datë 18.07.2019, në lagjen "29 Nëntori" Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetases V. H., ku dyshohet se kanë marrë 25 000 lekë dhe 250 euro.

• Më datë 02.07.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases norvegjeze H. R., portofolin me 45 000 lekë.

• Më datë 22.06.2019, pranë një marketi, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. N., me një sasi parash prej 400 000 lekësh.

• Më datë 27.02.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit G. M., portofolin me mjete identifikuese brenda.

• Më datë 30.01.2019, në Novoselë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit F. A., portofolin me një sasi parash prej 4 000 eurosh.

• Më datë 11.01.2019, në ambientet e Spitalit Rajonal Vlorë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases M. Sh., një sasi parash rreth 50 000 lekë dhe 500 euro.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?