Foto nga dozat e kapura gjatë arrestimit të 19-vjeçarit

Kronikë

Arrestohet 19-vjeçari në Dhërmi, shpërndante kanabis në lokalet e natës, i sekuestrohen 64 doza

4 Qershor, 12:48| Përditesimi: 4 Qershor, 12:55

  • Share

Policia e Vlorës ka arrestuar 19-vjeçarin P.P në Dhërmi i cili u kap me 64 doza kanabis, ku i shiste në lokalet e natës.

Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku i riu qëndronte në Dhërmi, Policia gjeti  64 doza me kanabis, të ndara dhe gati për shitje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi policisë Vlorë:

Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Falë inteligjencës policore, kapet në flagrancë një 19-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në Dhërmi. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat turistike, pas marrjes së informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në fshatin Dhërmi, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -P. P., 19 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ky shtetas qëndronte në Dhërmi, Policia i gjeti dhe sekuestroi 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i shiste kryesisht në lokalet e natës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?