Foto ilustruese

Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, u kap duke transportuar dy sirianë! Në kërkim organizatori i rrjetit kriminal

4 Tetor 2021, 09:36| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 09:38

  • Share

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka ndihmuar 2 shtetas sirianë për kalim të paligjshëm të kufirit.

K. G., 26 vjeç, banues në Kukës, u arrestuar në rrugën “Vangjel Noti” Laprakë,  duke transportuar dy shtetas sirianë të cilët kishin hyrë në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit dhe po tentonin të largoheshin në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. S, 29 vjeç, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?