TIRANE-Shoqërohet nga policia Dj i njohur shqiptar, Vin Veli. Forca të shumta policia rrethuan në orën 4 të mëngjesit zonën e ish-Bllokut, duke bërë disa shoqërime pranë club-it të natës “De Charme”, mes të cilëve edhe Dj e njohur. Shqiptarja.com siguron videon ekskluzive me momentin kur forcat e policisë, ato të anti-drogës dhe Shqiponjat, bëjnë shoqërimin e Vin Velit në automjetin e policisë para ambienteve të clubit.
Shqiptarja.com u interesua pranë policisë dhe mësoi se Vin Veli është shoqëruar bashkë me persona të tjerë për sqarimin e rrethanave për atë se cka ndodhur brenda club-it të njohur në kryeqytet por që policia ende nuk jep detaje. Në videon e Shqiptarja.com duket edhe momenti i shoqërimit edhe të dy personave të tjerë nga lokali.
Ngjarja ngjalli kureshtje tek të rinjtë e shumtë qe frekuentojnë jetën e natës në Bllok, dhe aq më shumë kur i shoqëruar ishte një Dj mjaft i njohur me muzikën e tij ku luan thuajse cdo fundjavë në zonën e ish-Bllokut. Edhe më herët kanë ndodhur incidente në “De Charme”, një club që festën e nis në mbrëmje për ta përfunduar në orët e para të mëngjesit.
Problemet dhe incidentet kanë qenë të shumta në këtë club nate, në të cilën janë shoqëruar edhe mjaft persona që konsumojnë kokainë. Vin Veli, me emrin gjatë, Artvin, është baba i një djali fryt i dashurisë me moderatoren e njohur Bora Zemani, tashmë të ndarë. Vetë Dj Vin Veli ka mohuar të jetë arrestuar, duke bërë një postim në rrjetin social Instagram, por nuk ka mohuar shoqërimin, momentin e të cilit Shqiptarja.com e fakton përmes pamjeve.