Kronikë

Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet

17 Dhjetor 2024, 12:00| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 18:21

  • Share

Vlorë-Një 35 vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur disa biçikleta në qytet.

Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, raportohet se gjatë këtij muaj (dhjetor) kishte grabitur 3 biçikleta.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pedalimi”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

D. A., 35 vjeç, banues në Vlorë", informoi sot policia.

Blutë sekuestruan 3 biçikletat e vjedhura.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Operacioni u kodua 'Pedalimi'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sati: 17/12/2024 15:52

    Pse ja mbani të fsheht emrin? Apo i ruani autoritetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?