Arrestohet Henri Çili, ministri Lleshaj: Provë e seriozitetit të Policisë e Prokurorisë, droga e krimi nuk kanë vend tek ne!

28 Shkurt 2020, 13:00| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 16:14

  • Share

TIRANË - Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj përshëndeti operacionin që çoi në arrestimin e dhjetra të dyshuarve për një sërë veprash penale, mes të cilëve edhe pronarin dhe botuesin e Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili.

"Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë", tha Lleshaj.

Ora 11:40
Arrestimi i Çilit/ Olsjan Çela: Fryt i prokurorisë së pavarur, zbatim i reformës në drejtësi, këto janë rezultatet

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela thotë se arrestimi i Henri Çilit dhe personave të tjerë të dyshuar për ndikimin e paligjshëm tek gjyqtarët në këmbim të përfitimit të pronave, është në frytet e prokurorisë së pavarur. 

"Kjo është puna e prokurorisë, në frytet e prokurorisë së pavarur. Zbatimi i ligjit reforma në drejtësi, këto janë rezultatet", tha Olsjan Çela i pyetur nga gazetarët gjatë analizës vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbajtur në Vlorë.

Ora 10:25
Operacioni që çoi Henri Çilin në pranga, reagon Erjon Braçe

Erjon Braçe ka zbuluar në mënyrë të tërthorë, se operacioni që çoi në arrestimin e disa personave, mes të cilëve edhe të botuesit Henri Çili, ka lidhje me ndërhyrjet për lirimin e vrasësve të ish-oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Ai thotë se ka pasur ndërhyrje për lirimin e tyre, edhe nga persona që kanë qenë në listë për deputet.

Braçe nuk përmend emra, por nga emrat e të ndaluarve në këtë aksion të personave që kanë ndikuar në lirimin e grupit të zjarrit nga Lazarati që vranë efektivin e RENE_as Ibrahim Basha, është edhe Sait Fishta, biznesmen e kandidat për deputetetë nën siglën e disa forcave politike në vite të ndryshme elektorale.

"Ibrahim Basha, sherbyes i shtetit dhe i ligjit! Nuk do të harrojë kurrë kush ty! Nuk do të shesë kurrë kush ty! Ti do te jesh perhere dëshmor i atdheut. Gjaku yt nuk do te behet kurre para e pasuri per batakcinjte!

Bravo Prokurorisë së Republikës e Policisë se Shtetit.

I neveritur nga llumi që do drejtësinë për ta blerë e shitur, i neveritur nga llumi politik që ulëret kundër reformës në drejtësi, por blerësit e shitësit i ka në listë deputetësh, i neveritur nga llumi me firmë e vulë që noterizon blerjen e shitjen e drejtësisë”, shkruan zv.kryeministri Erjon Braçe.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • PD + LSI + PS + LZHK + PAA + PAD + PDIU + Fatmir HALE Mediu = CORRUPTED, THIEVES , BANDITS, CRIMINAL , MAFIA , KUSARÉ: 28/02/2020 13:24

    Ti Zoti MINISTÈR i BRENDDHÈM SHUMÉ MIRÈ ke bèrè me KRRIMINELIN dhe KRYEHAJDUTIN Henri Çili dhe ata Vèllezèrit Murataj té BASTEVE ECCOBET , por ke HARRUAR NJÈ KRRIMINEL dhe KRYEMAFIOZ mè té RRÉZIKSHÈM né TREGUN E BASTEVE (ISH PRONARIN E SUPER BAST) , qé VAZHDON akoma tè jetè AKTIV dhe LLAFET e SHQIPTARÉVR té NDERSHÈM thoné qé : kané MBÈSHTETJEN TUAJ PERSONALE , sepse jané SHKODRANÉ !!!!! Uné Personalisht SHPRESOJ qé JO , por “DORÈN NÉ ZJARR” , NUK e Vé mè KURRRRRRRRRRRRÉ pér askénd !!!!! Prandaj I Dashur MINISTÈR Sandér LLESHAJ , né Qoftése do ti LUFTOSH BASTET , béje pér té gjithé , dhe JO Vetém pèr disa !!!!! TÉ GJITHÉ duhet té jené té BARABARTÈ para LIGJIT , prandaj LUFTO BANDITÉT dhe KRRIMINELÉT e tjeré né FUSHÉN E BASTEVE nè té ZEZÉ , qé jané SHUMÉ SHUMÉ HERÉ MÉ TÉ RRÉZIKSHÉM sesa ata VÉLLEZÉRIT MURATAJ qé u ARRESTUAN!! AMBASADA AMERIKANE éshté e INFORMUAR pér gjithçka , prandaj MOS lus I rolin e “QORRIT” , sepse gjithé SHQIPTARÉT e diné SHUMÉ MIRÉ ,qé éshté edhe Njé GRUP I MADH KRRIMINAL nè TREGUN E BASTEVE ende AKTIV dhe PROKURORIA me POLICINÉ po ju krijojné Terren pèr té Punuar! GOD BLESS USA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?