Erjon Braçe ka zbuluar në mënyrë të tërthorë, se operacioni që çoi në arrestimin e disa personave, mes të cilëve edhe të botuesit Henri Çili, ka lidhje me ndërhyrjet për lirimin e vrasësve të ish-oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Ai thotë se ka pasur ndërhyrje për lirimin e tyre, edhe nga persona që kanë qenë në listë për deputet.
Braçe nuk përmend emra, por nga emrat e të ndaluarve në këtë aksion të personave që kanë ndikuar në lirimin e grupit të zjarrit nga Lazarati që vranë efektivin e RENE_as Ibrahim Basha, është edhe Sait Fishta, biznesmen e kandidat për deputetetë nën siglën e disa forcave politike në vite të ndryshme elektorale.
"Ibrahim Basha, sherbyes i shtetit dhe i ligjit! Nuk do të harrojë kurrë kush ty! Nuk do të shesë kurrë kush ty! Ti do te jesh perhere dëshmor i atdheut. Gjaku yt nuk do te behet kurre para e pasuri per batakcinjte!
Bravo Prokurorisë së Republikës e Policisë se Shtetit.
I neveritur nga llumi që do drejtësinë për ta blerë e shitur, i neveritur nga llumi politik që ulëret kundër reformës në drejtësi, por blerësit e shitësit i ka në listë deputetësh, i neveritur nga llumi me firmë e vulë që noterizon blerjen e shitjen e drejtësisë”, shkruan zv.kryeministri Erjon Braçe.
Lajmi kryesor:
Arrestohet Henri Çili, ministri Lleshaj: Provë e seriozitetit të Policisë e Prokurorisë, droga e krimi nuk kanë vend tek ne!
G.M.//ReportTv.al
Shteti i fortë te ngrihet vigan mbi funderrinllekun!
PërgjigjuPi ky Sait Fishta ka qene kandidati i LSI-se per deputet ne Shkoder o Ilir Floriri
PërgjigjuShikoni o Shqiptar se çfar i ka bër maloku kriminel salheu kti vëndi martir. Në krye të vëndit njerëz si henri çili kopili. O Zot mer hak për Shqiptarët.
Përgjigju