Romina Pulaj, me detyre kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë, është arrestuar nga policia për ‘Shpërdorim detyre’, pasi ka lejuar ndërtimi e një pallati pa leje. Po ashtu është shpallur në kërkim biznesmeni Pando Papuçi, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.
Firma që ka ndërtuar pallatin 7 katësh quhet '2P-SJ' dhe është themeluar në vitin 2020, ndërsa nuk dihet pse nuk është ndërhyrë më herët nga policia bashkiake, kur ndërtimi dhe investimi është shumë i dukshëm.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.
Pallati i sekuestruar dhe Romina Pulaj, me detyre kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit
Policia e Sarandës njoftoi sot se ka vënë në pranga Drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë qytet, Romina Pulaj, pasi mësohet se ka lejuar ndërtime pa leje. Pulaj u arrestuar për ‘shpërdorim detyre’, pasi ka lejuar ndërtimi e një pallati 7 katësh pa leje.
Hahahahahahahaha idiotsi... Po dakort kjo ok shkeli ligjin pse kjo I nxjerr certifikatat ai zoterise I paska te tera... Pastaj si mund te nderrosh me koken tende ato per nje mur rrethues te vijne 700 police ku e ke lejen... E habitshme si rast!
PërgjigjuCudi qe i japin kaq shum rendesi ketij ndertuesi edhe kesaj gomares ,eshte shum e thjesht i vendosni tritolin pallatit dhe mbaroi cdo gje..haha
PërgjigjuKjo na qenka drejtoreshe e IMT-Sarande?! Kete Romina Pulaj do t'a marrim per BIG BROTHER VIP,edicionin e ardhshem.Nuk ka tru per pune te tilla kjo.
PërgjigjuDo e pesonte normal, nje me pak nga administrata e degraduar e sarandes, zeri i saj degjoheshe neper koridore kuptohet pune qejfi!
Përgjigjuvend i mbaruar .....
PërgjigjuPo shefi i komisariatit qe kontrollon territorin nuk e ka pare gjithe kete bina?!!
Përgjigju