Pas dy viteve në arrati, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 53-vjeçarin Arben Xibri, i cili është i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabisi. Xibri është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.
Rasti i trafikut të drogës u parandalua nga policia në vitin 2016, kur efektivët e Antidrogës në portin e Durrësit ndaluan automjetin që do të trafikohej drejt Italisë dhe brenda të cilit ndodhej sasia e lëndës narkotike. Në atë kohë u arrestua shoferi Edmond Xhaja 48-vjeç.
VIDEO e Shtatorit 2016 kur policia sekuestron drogën në Portin e Durrësit
Por organizator i këtij trafiku dyshohet të jetë Arben Xibri, biznesmen, një person i afërt me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha sic shihet edhe nga një foto e tij në Facebook.
Po jo mor ska mundesi kjo eshte photoshop "ne nuk jemi koka e krimit". Koka e krimit eshte Edi Rama......cit. Basha. Problemi nuk eshte politika por jan ata 100 dele qe dolen te shtunen per te mposhtur qeverin.....Ah e mjera shqiperi.
Përgjigjufytyra e PD-se
PërgjigjuMos more. A do naj foto mo te rond.