Kronikë

Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, SPAK arreston për korrupsion prokurorin e Sarandës Sali Hasa! I vihen prangat edhe oficerit të policisë gjyqësore, arbitrit dhe zyrtarit të ekipit 'Përmeti'

U thirr në zyrë për një takim në fundjavë, por prej aty doli në pranga dhe i shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Është ky prokurori Sali Hasa i cili për disa muaj drejtoi edhe Prokurorinë e Sarandës, aty ku u prangos këtë të shtunë.

Hasa është i dyshuar për korrupsion pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.

Por si u arrit në arrestimin e ish drejtuesit sot prokuror në Sarandë?

Ishte një hetim nisur në shkurt 2020 për trafik kanabis i cili zbuloi një grup kriminal, i cili jo vetëm trafikonte drogë, por trukonte ndeshje dhe korruptonte zyrtarë publik.

Mes zyrtarëve të korruptuar rezultoi edhe prokurori Hasa i cili nga sot është në pranga.

Të tjerë të arrestuar janë: Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.

Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim. Dy zyrtarët e futbollit sipas materialeve të siguruar nga ReportTv dyshohen se kanë përcaktuar rezultatin e ndeshjes Selenica – Përmeti, ndeshje e cila ka përfunduar në favor të klubit përmeti 0-1 me një penallti.

Po ashtu janë arrestuar  Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa arrest shtëpie është caktuar për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Pjesë e këtij grupi kriminal ka qenë edhë një ekspert mjeko ligjorë i cli ka përpiluar një raport mjeksorë false, në favor të pushimit të procedimit penal marrë përsipër nga prokurori Hasa dhe ai është Hysen Koleci, ndaj të cilit është vendosur “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndër provat materiale të siguruara nga SPAK janë disa përgjime, pamje filmike dhe vëzhgime në terren të të dyshuarve për disa javë. Atyre u janë sekuestruar telefonat celularë, u është kryer kontroll banesë ndërsa prokurorit Hasa i është sekuestruar edhe kompjuteri i zyrës.

Hetimet janë kryer nga prokurori i SPAK Altin Dumani. Rasti i arrestimit nga radhët e njerëzve të drejtësisë nuk është i vetmi, pasi në shkurt të këtij viti SPAK vuri në pranga teksa po jepte një vendim, kundrejt një shumë parash, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha.

Njoftimi i plotë nga Spak

1624090479_1624088482salihasa.jpg

Prokurori  i Sarandës Sali Hasa

Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”

 

 

VIDEO raportimet e gazetarëve Arsen Rusta dhe Limos Didani

Ora 13:33
Kush është Sali Hasa që u arrestua sot nga SPAK, nga ish-efektiv policie në drejtues Prokurorie në Sarandë

Prokurori i në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, Sali Hasa, është prangosur ditën e sotme nga SPAK me akuzën për korrupsion. Burime për Report Tv bëjnë me dije se disa vite më parë Sali Hasa ka qenë efektiv policie dhe më pas drejtues i Komisariatit të Peqinit. Për disa kohë, Hasa ka qenë edhe në krye të Prokurorisë së Sarandës.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se ndaj Sali Hasës është kryer një hetim disiplinor nga KLP, pas ankesave dhe informacioneve të marra për abuzime dhe qëndrim jo korrekt në detyrë. 

Po ashtu në media emri i tij është lakuar pasi qyetarë të ndryshëm janë ankuar se mban peng hetimin e dosjeve. Sakaq një grup banorësh të fshatit të Kakomesë kallëzuan penalisht tre prokurorë mes tyre edhe Sali Hasën pasi sipas tyre po zvarrisin hetimin për vjedhjen e pronave të tyre në Kakome me dokumente false.

Prokurorët Lorenc Mërkuri, Ilir Hoxha dhe Sali Hasa sipas banorëve kishin në hetim çështje penale të vjedhjes së pronave të Kakomesë me dokumenta false dhe nuk marin masa duke dyshuar se janë bashkëpunim me krimin dhe akuzohen nga banorët e fshatit Nivicë. 

 

Ora 12:01
Me pranga në duar, ja momenti ku prokurori i Sarandës shoqërohet nga FNSH pasi u arrestua për korrupsion

Ky është momenti kur prokurori i Sarandës. Sali Hasa është shoqëruar nga policia, pasi u prangos për korrupsion. me pranga në duar Hasa shoqërohet nga efektivët e policisë, ndërkohë që është sjellë drejt Tiranës mbrëmjen e kaluar. Të hënën pritet që t'i komunikohet masa e sigurisë.

1624097279_hasa.jpg

Ora 12:00
Kishte kandiduar për garën si drejtues i Prokurorisë së Sarandës, Sali Hasa u tërhoq nga gara pasi nuk plotësonte kushtet

Sali Hasa prokurori që u vu ditën e sotme në pranga nga SPAK, kishte kandiduar për garën si drejtues i Prokurorisë së Sarandës. Por Hasa ishte tërhequr në muajin maj pasi nuk plotësonte kushtet. Në atë kohë KLP kishte ndërprerë verifikimet e pasurisë për prokurorin Hasa.

Vendimi KLP për ndërprerjen e verifikimit të pasurisë për Sali Hasën
Ora 11:24
SPAK ‘bastis’ zyrën e prokurorit Sali Hasa, i sekuestrohet kompjuteri

Pas arrestimit të prokurorit të Sarandës Sali Hasa, me urdhër të SPAK është kryer edhet kontrolli i zyrës së prokurorit. SPAK ka sekuestruar kompjuterin e prokurorit, ndërkohë që ky i fundit është shoqëruar nga policia drejt Tiranës, ku do të merret në pyetje.

Ora 11:22
Si ra në ‘grackë’ prokurori i Sarandës, hetimet që nisën për trafik droge, nxorën në dritë korrupsionin në drejtësi dhe trukimin e ndeshjeve

 

Detaje të reja janë zbuluar për arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Burime për gazetarin Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se SPAK ka nisur hetimet në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.

Por gjatë përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren është konstatuar se motra e një të arrestuarit kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit.

Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, e cila është lujtur me datë 1 mars 2020, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar.

Hetimet janë kryer nga prokurori i SPAK Altin Dumani.

Ora 10:33
I vjedhin identitetin e kontrabandojnë makina, rasti kur Sali Hasa mbante peng çështjen e qytetarit në prokurorinë e Sarandës

Emri i prokurorit Sali Hasa, i cili u prangos sot me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit, është dëgjuar edhe më parë në media. Vetëm pak kohë më parë një qytetar denonconte në një emision investigativ se prokurori po i mbante peng çështjen dhe rrezikonte që të paguante deri në 50 milionë lekë gjobë.

Julian Delvina, i cili thotë se i kanë vjedhur ID në vitin 2016 dhe është përdorur, për të shmangur tarifat doganore, duke futur makina të 2015-ës si të 2005-ës me dokumente të falsifikuara. Pas një verifikimi në sistemin Tims, rezulton, se Julian Delvina, nuk ka kaluar në pikat doganore, ku janë zhdoganuar makinat. Gjithashtu akt – ekspertimi kaligrafik tregon, se firma në procedurën e zhdoganimit të mjeteve, nuk është e Julianit.

Prokurori Sali Hasa ka bërë akt ekspertimi të nënshkrimit të Julian Delvinës dhe rezulton, se firma dhe nënshkrimi nuk i përkasin shtetasit Julian Delvina. Por prokurori Sali Hasa nuk ka marrë deklaratën e agjentit doganor, Ilir Iliazi, i cili ka bërë veprimet e zhdoganimit të mjetit. Në këto kushte, gjoba e doganës 50 milionë lekë për shmangie të detyrimeve, i është faturuar Julian Delvinës pa të drejtë, pasi çështja rri peng në prokurorinë e Sarandës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/06/2021 00:07

    Ky prokurori nga pamja te marka ne qafe,duket si ndonje akademik,por nga brenda qenka i kalbur deri ne palce!!

    Përgjigju
  • Jim: 19/06/2021 17:39

    Sali erdhe nga fshatrat e Kavajes student dikush thoshte a e ka gjatesine e duhur Ky njeri sepse duhej te ishte 1.70 Nuk u takuam asnjehere mbas shkolle lexoja shume gjera per Ju qe ishit bere dikushi Tani mendoj se nuk ishe dhe nuk je askushi !

    Përgjigju
  • Loti: 19/06/2021 15:59

    Nje hap perpara . . Nuk i kapni dot te gjithe njehereshi, po dhe te shesin ment me makina,shpi e prona kta qe jan nenpunes publik s behet me

    Përgjigju
  • Enton: 19/06/2021 15:42

    Po granit cakerri ne vlore kur e ka radhen ?

    Përgjigju
  • Ura e thive: 19/06/2021 15:27

    Ghynahi zotit me u marre me kta,ca asht ka ban ne krahasim me tjert,pshesh me kos a ka han.Ky me 700 munime mexi i ka dal mujorja 5 mije €.

    Përgjigju
  • LORA: 19/06/2021 12:31

    Lajm shume i mire. Reforma ne drejtesi po funksionon. Asnje meshire per shkelesit e ligjit dhe pasurite e kusarive te tyre.

    Përgjigju
  • Ori: 19/06/2021 12:24

    Pas 3 ditesh jan ne arrest shtepie e pas 1 muaji jan te lire.Kjo esht Shqiperia

    Përgjigju
  • Bashkim: 19/06/2021 12:17

    Eh sa Sali Hasa ka Shqiperia. Operativ i Sigurimit para 90, e pastaj polic, e shef krimesh, e prokuror e shef prokurorie. Hap gojen e trego Sali te gjithe emrat e medhenj qe te kane kerkuar favore. E shikon si vjen ditandhebte fusin goshtin shoket....

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Hajdar Leka [ kepi ]: 19/06/2021 11:46

    Kto lloi bura leshi duhet tju konfiskohwt e gjith pasuria që kan vjedhur e duhen fut në burg. Kto lloi vemjesh e kan shkatruar Shqiprin.

    Përgjigju
  • spak usa: 19/06/2021 11:31

    po nuk arrestuat koken e korrupsionit qe e keni ne presidence ky ven do mbese prapa me shekuj te tere

    Përgjigju
  • goni: 19/06/2021 11:15

    sa ka si ky hasa jan pafund…. ka prokurore dhe gjykatsa pafund qe mbajn peng njerzit ne drejten e tyre… spak zgjohu se lista esht shume e gjate

    Përgjigju
  • bledi: 19/06/2021 10:51

    Ky Sali Hasa, dhe mua me ka mbajtur peng makinen qe ma kishin vjedhur, dhe me pa pike turpi, thoshte sta jap sa te mbledhe provat ingezistente qe skishte as te dyshuar asgje per vjedhje. pfff palaco burre

    Përgjigju
  • Aqif: 19/06/2021 10:45

    Sa me shpejt aman sa me shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?