Arrestohet vrasësi i Nevila Pjetrit dhe transgjinorit në Itali, ja identiteti i tij   

7 Qershor 2022, 21:28| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 21:27

  • Share

Është bërë i  njohur  identiteti i autorit të krimit të rëndë në Itali, ku u vra shqiptarja Nevila Pjetri dhe një transgjinor.

“La Repubblica”, ka publikuar emrin e personit të arrestuar për kryerjen e të dyja vrasjeve.

Bëhet e ditur së është autor i dyshuar është 32-vjeçari Daniele Bedini, një zejtar me precedentë penalë në Itali për grabitje.

Pasi u arrestua, 32-vjeçari banues në Aulla, ka mohuar akuzat.

“Jam i pafajshëm”, ishte ajo që tha i riu para policisë.

Ngjarja e parë që u zbulua ishte vrasja e 35-vjeçares shqiptare, e cila u gjet e vrarë me një plumb në kokë në orët e para të së dielës.

Hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë dhe falë hetimeve të kryera të dielën dhe ditën e djeshme.

Gjithashtu “La Repubblika” shkruan se hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer vrasje për herë të dytë, për të eliminuar personin që e kishte parë 2 ditë më parë teksa shqiptarja futej në makinën e tij. Ndërkohë, trupi i pajetë i transgjinorit Carlo Bertolotti, 43-vjeç, me profesion parukier, u gjet mbrëmjen e së martës rreth 3 kilometra larg vendit ku u gjet shqiptarja.

Trupi i tij u gjet në afërsi të një automjeti të braktisur, që rezultoi se i përkiste viktimës. Në trupin e tij kishte shenja të dukshme dhune. Fillimisht policia mësohet se gjeti makinën e viktimës, brenda së cilës u zbuluan shenja gjaku.


Lajmi kryesor:

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares shqiptare që u gjet e vrarë në Itali! Familjarja e Nevila Pjetrit: Kërkojmë ndihmë të sjellim trupin


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?