Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares shqiptare që u gjet e vrarë në Itali! Familjarja e Nevila Pjetrit: Kërkojmë ndihmë të sjellim trupin

7 Qershor 2022, 12:54| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 21:44

  • Share

Kunata e të ndjerës Nevila Pjetri, 35-vjeçares që u gjet e vrarë në Itali, teksa ka veshur rrobat e zisë shprehet e tronditur për ngjarjen. Ka qenë bashkëshorti i të ndjerës që ka lajmëruar familjen e saj në Elbasan ku jetojnë tre vëllezërit me familjet e tyre.

Nusja e vëllait, Sofia thotë se Nevila tregonte, se ishte e lumtur me jetën e saj, ndërsa rrëfen se kishte një vit që ishte martuar më vëllain e saj. Ajo thotë se 35 vjeçarja i ndihmonte vazhdimisht ekonomikisht pasi janë të varfër. Dy ditë nga ngjarja familjarët kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri për t’i kryer sipas zakoneve ritet mortore.

Në lidhje me lajmet se 35 vjeçarja punonte si punonjëse seksi në Itali, familjarja thotë se nuk ka pasur dijeni, por e tronditur numëron rastet e shumta kur ka ndihmuar familjen e saj.

‘Ishte e lumtur me bashkëshortin e saj. Kishte një vit e martuar. Na ndihmonte. Për mua kishte kaluar motrën. Jo se e kisha kunatë. Kam kaluar një tronditje shumë të madhe. Ndihmë, pasi duhen shumë lekë që ta sjellin trupin nga Italia. Nuk i gjendet asgjë, as karta e identitetit asgjë.’- tha ajo.

Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.

1654607555_gf1.jpg

Nevila Pjetri

Është bërë i  njohur  identiteti i autorit të krimit të rëndë në Itali, ku u vra shqiptarja Nevila Pjetri dhe një transgjinor.

La Repubbica, ka publikuar emrin e personit të arrestuar për kryerjen e të dyja vrasjeve.

Bëhet e ditur së është autor i dyshuar është 32-vjeçari Daniele Bedini, një zejtar me precedentë penalë në Itali për grabitje.

Që prej mëngjesit të sotëm,ai është hetuar zyrtarisht për vrasjen e Nevila Pjetrit, gjithashtu dhe për vrasjen e transgjinorit, i cili mendohet se mund të ketë parë skenën e vrasjes.

Pasi u arrestua, 32-vjeçari banues në Aulla, ka mohuar akuzat.

“Jam i pafajshëm”, ishte ajo që tha i riu para policisë.

Ora 21:28
Arrestohet vrasësi i Nevila Pjetrit dhe transgjinorit në Itali, ja identiteti i tij   

Është bërë i  njohur  identiteti i autorit të krimit të rëndë në Itali, ku u vra shqiptarja Nevila Pjetri dhe një transgjinor.

“La Repubblica”, ka publikuar emrin e personit të arrestuar për kryerjen e të dyja vrasjeve.

Bëhet e ditur së është autor i dyshuar është 32-vjeçari Daniele Bedini, një zejtar me precedentë penalë në Itali për grabitje.

Pasi u arrestua, 32-vjeçari banues në Aulla, ka mohuar akuzat.

“Jam i pafajshëm”, ishte ajo që tha i riu para policisë.

Ngjarja e parë që u zbulua ishte vrasja e 35-vjeçares shqiptare, e cila u gjet e vrarë me një plumb në kokë në orët e para të së dielës.

Hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë dhe falë hetimeve të kryera të dielën dhe ditën e djeshme.

Gjithashtu “La Repubblika” shkruan se hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer vrasje për herë të dytë, për të eliminuar personin që e kishte parë 2 ditë më parë teksa shqiptarja futej në makinën e tij. Ndërkohë, trupi i pajetë i transgjinorit Carlo Bertolotti, 43-vjeç, me profesion parukier, u gjet mbrëmjen e së martës rreth 3 kilometra larg vendit ku u gjet shqiptarja.

Trupi i tij u gjet në afërsi të një automjeti të braktisur, që rezultoi se i përkiste viktimës. Në trupin e tij kishte shenja të dukshme dhune. Fillimisht policia mësohet se gjeti makinën e viktimës, brenda së cilës u zbuluan shenja gjaku.

Ora 13:44
Pranë Nevila Pjetrit, gjendet i vrarë edhe një transgjinor! Dyshohet se u ekzekutuan nga një vrasës serial

 

Një zejtar nga Aulla, i dyshuar për vrasjen e Nevila Pjetrit është arrestuar. Sipas medias italiane La Republicca, mund të jetë vrasës serial pasi pranë trupit të 35-vjeçares u gjet dhe një transgjinor që mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Ende nuk dihet roli i zejtarit në këto vrasje. Dyshohet se vrasja e shqiptares lidhet me ekzekutimin e transgjinorit që mund të ketë parë momentin teksa ngarkonte punonjësen e seksit në një makinë dhe donte të fshihte gjurmët e vrasjes.

Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim, pasi në të njëjtën zonë ku u vra shqiptarja u gjet edhe trupi i transgjinores që ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Gjithashtu po hetojnë nëse mund të jenë vrarë nga një klient ose të ketë qenë hakmarrje brenda rrjetit të prostitucionit.  

Ora 13:03
Bashkëshorti i 35-vjeçares së vrarë në Itali: Nuk kam dyshuar kurrë që ishte punonjëse seksi, për mua ishte grua shembullore! Kushdo që e ka larguar nga unë, do ta paguajë

 

“Ndihem sikur po jetoj në një film, sepse vetëm në kinema shikon dhe dëgjon histori të tmerrshme si kjo”. Kështu u shpreh Leonard Marku, bashkëshorti i Nevila Pjetrit, 35-vjeçares së ekzekutuar me plumb në kokë në Itali. Gjithashtu hedh poshtë të gjithë spekulimet se partnerja e tij ishte punonjëse seksi.

"Që kur e kam njohur, nuk kam dyshuar kurrë për diçka të tillë. Ajo ishte grua shembullore, dashuria ime. Për fat të keq, ka vdekur. Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të gjetur këdo që e ka larguar nga unë. Ai/ajo do të paguajë për të”, tha Marku, i cili punon si kopshtar.

Leonard Marku dhe Nevila Pjetri jetonin në Alteta, një fshat i Masës jo shumë larg shinave hekurudhore, në një shtëpi me një kopsht. Para se të dilte nga shtëpia, rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së shtunës, burri e kishte përshëndetur por ajo nuk u kthye më.

“E prita gjithë mbrëmjen dhe nuk e kuptova pse nuk u kthye. Punon në një kamping, nuk e di saktësisht se në cilin, afër La Spezia-s”, tha Marku, shkruajnë mediat italiane.

Ditën e djeshme mësoi vdekjen e gruas, me të cilën ishte martuar prej një viti, nga policia që i trokiti në derë mëngjesin e së dielës. 

“E kam zemrën e thyer. Nuk mund të fle më, kam ndejtur të gjithë natën zgjuar për të kuptuar cfarë ndodhi. Nuk arrij të kuptoj kush mund të ketë qenë. Betohem se po bie në depresion. Unë jam shkatërruar”, tha Marku me zërin që i dridhej teksa fliste për gruan.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zana: 07/06/2022 19:06

    SHKONI ne itali,,shkoni, se do beheni te lumtur si kjo nevila.....

    Përgjigju
  • Sokol: 07/06/2022 17:07

    ky burri 35 vjecares duhet futur ne burg se ka qene tutor jo burr i saj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?