Bashkëshorti i 35-vjeçares së vrarë në Itali: Nuk kam dyshuar kurrë që ishte punonjëse seksi, për mua ishte grua shembullore! Kushdo që e ka larguar nga unë, do ta paguajë

7 Qershor 2022, 13:03| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 13:11

  • Share

 

“Ndihem sikur po jetoj në një film, sepse vetëm në kinema shikon dhe dëgjon histori të tmerrshme si kjo”. Kështu u shpreh Leonard Marku, bashkëshorti i Nevila Pjetrit, 35-vjeçares së ekzekutuar me plumb në kokë në Itali. Gjithashtu hedh poshtë të gjithë spekulimet se partnerja e tij ishte punonjëse seksi.

"Që kur e kam njohur, nuk kam dyshuar kurrë për diçka të tillë. Ajo ishte grua shembullore, dashuria ime. Për fat të keq, ka vdekur. Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të gjetur këdo që e ka larguar nga unë. Ai/ajo do të paguajë për të”, tha Marku, i cili punon si kopshtar.

Leonard Marku dhe Nevila Pjetri jetonin në Alteta, një fshat i Masës jo shumë larg shinave hekurudhore, në një shtëpi me një kopsht. Para se të dilte nga shtëpia, rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së shtunës, burri e kishte përshëndetur por ajo nuk u kthye më.

“E prita gjithë mbrëmjen dhe nuk e kuptova pse nuk u kthye. Punon në një kamping, nuk e di saktësisht se në cilin, afër La Spezia-s”, tha Marku, shkruajnë mediat italiane.

Ditën e djeshme mësoi vdekjen e gruas, me të cilën ishte martuar prej një viti, nga policia që i trokiti në derë mëngjesin e së dielës. 

“E kam zemrën e thyer. Nuk mund të fle më, kam ndejtur të gjithë natën zgjuar për të kuptuar cfarë ndodhi. Nuk arrij të kuptoj kush mund të ketë qenë. Betohem se po bie në depresion. Unë jam shkatërruar”, tha Marku me zërin që i dridhej teksa fliste për gruan.

 


Lajmi kryesor:

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares shqiptare që u gjet e vrarë në Itali! Familjarja e Nevila Pjetrit: Kërkojmë ndihmë të sjellim trupin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?