Pranë Nevila Pjetrit, gjendet i vrarë edhe një transgjinor! Dyshohet se u ekzekutuan nga një vrasës serial

7 Qershor 2022, 13:44| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 14:48

  • Share

 

Një zejtar nga Aulla, i dyshuar për vrasjen e Nevila Pjetrit është arrestuar. Sipas medias italiane La Republicca, mund të jetë vrasës serial pasi pranë trupit të 35-vjeçares u gjet dhe një transgjinor që mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Ende nuk dihet roli i zejtarit në këto vrasje. Dyshohet se vrasja e shqiptares lidhet me ekzekutimin e transgjinorit që mund të ketë parë momentin teksa ngarkonte punonjësen e seksit në një makinë dhe donte të fshihte gjurmët e vrasjes.

Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim, pasi në të njëjtën zonë ku u vra shqiptarja u gjet edhe trupi i transgjinores që ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Gjithashtu po hetojnë nëse mund të jenë vrarë nga një klient ose të ketë qenë hakmarrje brenda rrjetit të prostitucionit.  


Lajmi kryesor:

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares shqiptare që u gjet e vrarë në Itali! Familjarja e Nevila Pjetrit: Kërkojmë ndihmë të sjellim trupin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?