Vettingu shkarkon prokurorin që arrestoi Fullanin e Gjikën, pasuria 'djeg' edhe gjyqtaren që i dha pafajësi Shpëtim Gjikës

15 Nëntor 2018, 12:01| Përditesimi: 15 Nëntor 2018, 17:38

  • Share

Tre ditë më parë firmosi pafajësinë për ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, dhe sot Komisioni i Pavarurur i Kualifikimit shkarkon nga detyra kryetaren e gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj. Liçaj ishte vetë e pranishme në seancën e vendimit pa praninë e një avokati ndërsa në përfundim refuzoi të japë një koment për mediat duke u larguar me shpejtësi.

Vendimi i sotëm ishte dispozitiv ndërsa sipas hetimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultonte se gjyqtarja Licaj nuk justifikonte pasurinë për 8 apartamente ne Tiranë dhe Vlorë si dhe 8 automjete. Me shkarkim u shoqërua dhe vendimi për prokurorin Ramadan Troci, i cili ishte çuditërisht ai që çoi pas hekurave pikërisht Shpëtim Gjikën.

 

Prokurori Ramadan Troci

Mes çështjeve të tjera të trajtuara nga Troci, është edhe arrestimi i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Troci në përfundim të vendimit i la fjalën avokatit Ardian Leka që u shpreh se do t’i drejtohen Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të kundërshtuar Vettingun.

Troci ra në rrjetën e Vettingut për mosjustifikim pasurie, ku përfshihej një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës dhe një shumë prej 57 mijë lekë, por edhe për hetime të paplota të incidenteve me pasoja vdekjen dhe plagosjen e disa minatorëve në minierat e Bulqizës kur Troci ishte prokuror në atë rreth, paçka se për të operacioni ndërkombëtar i monitorimit pati vlerësim pozitiv.

Problemet me pasurinë e Ramadan Trocit/ Çfarë u zbulua në seancën dëgjimore (Kliko këtu). Ndërkohë që sot u shkarkua edhe kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës Alma Liçaj (Kliko këtu)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 15/11/2018 19:06

    Ramadan Troci- O hajdut. Ky eshte hajduti dhe gjobevenesi me i madh i sistemit te drejtesise. Te gjithe i gjobit me vlera mbi 100.000 euro. Eshte i krimbur ne euro dhe i ndante me Llallen

    Përgjigju
  • Cone cami: 15/11/2018 19:01

    I plasi gopi Almes vet esht me 5 miljin euro Met mashtrusi me 10 miljon ajo sot e tutje do shijoj jeten do ti fusi dhe nje shqelme ne tope met kurvar kumarxhiut dhe u lam

    Përgjigju
  • LORA: 15/11/2018 15:51

    Lajm i mire.Vetting-u po funksionon.

    Përgjigju
  • Vlorë: 15/11/2018 14:20

    Gjika bastard pa faj, fullan hajduti pa faj Ky me faj. Shqipëri te kam dh.. r, nuk të mora vesh një herë.

    Përgjigju
  • Fraiku: 15/11/2018 13:34

    Do te mbesin fyt parate e cameve te Vlores o Ramadani i trashe. Ku e katandisi Saliu drejtesin duke bere prokurore barinj te shemtuar si ky ketu.

    Përgjigju
    • Fredi ZHAPIKU: 15/11/2018 17:05

      Fredi DOBIÇI i Ferrave këtë radhë ke të drejtë ! Ky është KRYEHAJDUT PROKUROR , sepse po të kishte bërë Punën ashtu siç duhet ARDJAN KUSAR FULLANI do ishte në BURG sot me 25 VJET e LART dhe do ti ishin SEKUHESTRUAR gjithë MLJARDAT dhe PRONAT që i ka kaluar në EMRAT e të tjerëve ! KRYEHAJDUT PROKUROR që e "TUNDONTE" PARATË e Pista €UROT dhe DOLLARËT .

  • petriti: 15/11/2018 12:23

    Njerez te pa afte dhe te korruptuar,si ky dhe shoket e tij,na lene fatura te majme financioare per te paguar nga buxheti une i perbashket(sic eshte rasti i Fullanit)

    Përgjigju
  • erma: 15/11/2018 12:12

    per arestimin me bythe te ketij ai mori gjys miliardi leke demshpetrblim...nga halet e gj. adm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?